Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Doni të dashur në Facebook, tani kushton 5 dollarë Empty Doni të dashur në Facebook, tani kushton 5 dollarë

Wed 15 Feb 2012 - 3:02
Doni të dashur në Facebook, tani kushton 5 dollarë 199-150x150Tani ju mund të bëni sikur keni një të dashur në Facebook. Kjo është e reja e fundit që ka zbarkuar nga rrjeti social Facebook.
Në këtë kohë krize, një studente 23 vjeçare në New York ka gjetur një mënyrë të vërtetë origjinale për të shtuar buxhetin e saj.
Vajza, e quajtur Cathy, afron një marrëdhënie të rreme me të për një afat dhjetë-ditor në Facebook kundrejt një shume modeste prej pesë dollarësh, duke përfituar nga ata persona të dëshpëruar që duan të ekspozojnë një të dashur virtuale në profilin e tyre në sytë e miqve.
“Kjo është për të bërë xheloz një ish që nuk harrohet, për të mbajtur persona të padëshiruar larg ose për tu dukur në sytë e miqve”, thotë Cathy.
Njoftimi shfaqet në “www.fiverr.com” ku ju mund të blini apo të shisni shërbime të tilla, deri në pesë dollarë. Në çmim përfshihen dhe një maksimum prej tre mesazhesh të ngrohta që shfaqen në murin e Facebook në kohën e dëshiruar. Pritet që kjo ide të jetë e suksesshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi