Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

France, femijet detyrohen te therrasin ‘Rrofte Sarkozi’  Empty France, femijet detyrohen te therrasin ‘Rrofte Sarkozi’

Thu 16 Feb 2012 - 2:11
France, femijet detyrohen te therrasin ‘Rrofte Sarkozi’  ImagesNjë debat i madh është hapur këto ditë në Francë lidhur me përdorimin e fëmijëve për fushatë politike.Presidenti francez ka shkaktuar zemërim pasi fëmijët e një shkolle u detyruan të thërrasin ‘Rroftë Sarkozi’ kur ai vizitoi shkollën e tyre.

Prindërit u ankuan se fëmijët e tyre po përdoren si mjet për të bërë propagandë. “Fëmijëve tanë iu dhanë flamuj të vegjël të Francës dhe iu kërkua të bërtasin ‘Rroftë Sarkozi’,” tha Cyrile Atlan, djali i së cilës mori pjesë në takimin e Sarkozi.

Prindërit u ankuan se fëmijët jo vetëm ishin përdorur pa asnjë autorizim, por iu ishte dhënë rekomandim specifik se si duhej të qëndronin dhe si duhet të thërrisnin. Prindërit madje u ankuan se Sarkozi i puthi disa prej fëmijëve.

Po në Shqipëri? Në fakt këtu tek ne ka dy probleme pasi në radhë të parë janë prindërit ata të cilët “imponojnë” një pjesëmarrje në mitingje, pasi i marrin fëmijë të vegjël në krah. Ndërsa abuzimi nga ana e liderëve, është i tejskajshëm. Burimi: albeu.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi