Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cila eshte mosha e arte ne jeten e femrave?  Empty Cila eshte mosha e arte ne jeten e femrave?

Thu 16 Feb 2012 - 2:42
Nje sondazh i kryer me 3 mije femra ka mundur te percaktoje se cila eshte mosha e arte ne jeten e nje gruaje.Sipas nje sondazhi ku moren pjese 3 mije femra europiane, eshte ne moshen 52 vjec qe nje femer ndjehet ne harmoni me pamjen e saj. Por duhet te presim me te vertet kaq shume kohe?Duhet te presim gjysem shekulli por ja vlen. Lumturia me pas vjen dhe per ato, pikerisht 52 vjec, eshte mosha e arte per boten femerore, te pakten sipas nje sondazhi te bere mbi 3 mije femra europiane. Mesa duket me shume se 60% e te intervistuarve kane deklaruar se harmonia dhe mireqenia fillojne pikerisht ne moshen 50 e lart. Pas adoleshences, pasi kemi kaluar te 30 vjetet, rrudhat dhe thinjat e para, pasi kemi pranuar ndryshimet e trupit si pasoj e shtatezanise apo me faktin e moshes. Nuk na habit qe pas kaq shume fazash te jetuara te vije pak paqe per te gjitha ne, femrat.

Pjesemarreset ne sondazh kane deklaruar se ndjejne me ne te fund te kene arritur cdo gje, ose te pakten nje pjese te mire, objektivat qe kishin ne jete, karriera, familja dhe ...permasat ideale. Ja perse me gjysem shekulli ne krah, femrat e intervistuara ndjehen me seksi dhe kane besim ne vetvete. Mes te dhenave te tjera spikas dhe se femrat pelqejne te vishen me te kuqe. Jeta e femrave nga mosha 16 vjecare dhe me tej, eshte nje lufte kunder trupit te tyre, peshorja, pamja etj. Vetem pas shume vitesh "lufte", diet, masazhe, botoks, duket se kane arritur nje pike pranimi, qe ne fakt per shume femra eshte nje "dorezim". Eshte vertet kaq "dramatike" te jetosh ne trupin e nje femre, aq sa duhet te presim 50 vjet per te shijuar jeten? Ne shpresojme qe jo. Dhe ne pritje te moshes se arte vrapojme te blejme nje fustan te bukur te kuq, qe na pelqen ne cdo moshe...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi