- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Dhimbja e dhëmbit, var veten ish-modeli
Thu 16 Feb 2012 - 17:43
LONDER-Një ish-model vari veten pasi nuk mund të duronte dot dhimbjen e dhëmbit që po e torturonte prej vitesh.
Dorian Thomson, 41 vjec ka punuar si model dhe më pas si drejtor arti në një kompani japoneze per moden. Ai vuante nga sindroma e Ehlers-Danlos, sëmundje kjo që shkakton rritjen e elasticitetit të muskujve dhe indeve, shkruan sot DailyMail.
Cështja e të riut ndodhet tashmë në gjyq, pasi i ish-modeli kishte akuzuar një dentist që e kishte vizituar 6 vjet më parë, dhe prej asaj kohe ka patur dhimbje të vazhdueshme dhëmbi.
Miku i tij, Ross Illingworth i bëri të ditur gjykatës se Dorian kohët e fundit as nuk mund të hante, as nuk mund të flinte për shkak të dhimbjes së dhëmbit.
“Kohët e fundit, dhimbja e dhëmbit ishte aq e madhe sa Dorian nuk e përballonte dot më. Këto vitet e fundit madje ka përdorur morfinë për të qetësuar dhimbjen”, tregon miku i tij.
Më tej miku i tij tregon se pas pas trajtimit tek dentisti që i shkatërroi dhëmbin, më pas modeli humbi besimin tek dentistët e tjerë. Illingworth thekson se në fakt dentistët kanë shumë pak njohuri rreth sëmundjes që kishte Dorian.
Por hetuesit shprehen se Dorian Thomson vrau veten për shkak të problemeve të shumta që e shqetësonin. Sipas hetuesit William Dolman, 41-vjecari vuante një sëmundje dhe nga probleme të tjera serioze mjekësore.
(d.b/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi