Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Elvira dashuria zgjati 3 vjet Empty Elvira dashuria zgjati 3 vjet

Fri 19 Mar 2010 - 10:23
Elvira dashuria zgjati 3 vjet
Elvira Diamanti ka mbërritur e përpiktë në orar. Është trukuar lehtë, krehur me kujdes. Në fakt, sa herë e kam takuar kam vënë re, se nuk i shpërfill detajet. Gjithnjë në ekuilibër, në përputhje mes të jashtmes dhe së
brendshmes. Asnjëherë ekstravagante, asnjëherë e pavëmendshme….
Dukeni mirë; e bukur, elegante, e veshur me shije… Kjo do të thotë se funksionon klisheja sipas të cilës aktore = bukuri?
Nuk e kam parë ndonjëherë veten kështu. Gjithsesi, me kohën ka ndryshuar edhe raporti im
me pasqyrën. Tek e fundit jam shumë e kujdesshme për pamjen time, e vëmendshme.
Tashmë më është bërë shprehi. Qysh prej moshës 18-vjeçare, duke mos qenë më
njeri anonim, më është bërë natyrë e dytë kujdesi edhe ndaj pamjes. Duke qenë se
publikun e vlerësoj preferoj të ruaj, në një mënyrë apo një tjetër, imazhin që
të tjerët kanë për mua.[/b]

Të tjerët! Sartri thotë: Ferri janë të tjerët…
Mendimi im
është se të tjerët kanë rëndësi për sa kohë çdo gjë që mendojmë, reflektohet. E
brendshmja jonë transmetohet. Ndaj tjetri është si një pasqyrë. Sipas meje, “të
tjerët” nuk janë Ferri.


Kur keni filluar ta ndjeni mbi vete vëmendjen mashkullore? Kur keni
filluar të ndiheni femër?

Feminiliteti nuk është një pikë që ta
zbulojnë të tjerët. Gjithsesi mendoj se vëmendjen mashkullore mbi mua e kam
zbuluar vonë.

Modesti?!

Jo. Me të vërtetë.
Njëfarësoj, jam rritur me vonesë. Në familje më kanë trajtuar gjithnjë si të
vogël. Isha më e vogla në fakt. Më pëlqente të luaja edhe kur isha e rritur.
Kisha një oborr dhe kisha kafshë. Merresha me to, në një kohë kur shoqet e mia
pikasnin vështrimet e djemve. Kisha edhe një qengj. Rudi quhej… Ndaj them se jam
rritur me vonesë… Edhe në vit të parë gjimnaz, kur vajzat fillojnë e zbulojnë
feminilitetin, unë s’e ndjeja. Isha aq e vogël, e dobët krahasuar me shoqet e
mia, sa kisha frikë se nuk do të vihesha re. Ato bënin flokët me bigudi dhe unë
thjesht përpiqesha t’i imitoja…
avatar
kadri
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 5
<b>Hobi</b> Hobi : shakat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : prizreni
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/11/2010

Elvira dashuria zgjati 3 vjet Empty Re: Elvira dashuria zgjati 3 vjet

Sat 6 Nov 2010 - 21:11
pershendetje deshta add e elvires nuk jam e sig nese asht kush po mendoj flm nrase mdihmon kisha dasht me dit a asht apo jo ajo qe po mendoj
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Elvira dashuria zgjati 3 vjet Empty Re: Elvira dashuria zgjati 3 vjet

Sat 6 Nov 2010 - 21:25
Ore kadri e ke emrin edhe mbiemrin siper e lexove ate qe ka sjellur webmasteria siper teje lexoje edhe kupton a eshte ajo qe njeh ti apo jo
Sponsored content

Elvira dashuria zgjati 3 vjet Empty Re: Elvira dashuria zgjati 3 vjet

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi