Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia, përse duhet ta rishkruajmë Empty Historia, përse duhet ta rishkruajmë

Sat 18 Feb 2012 - 2:15
AGIM BAÇI
A jemi të përgatitur ta rishkruajmë historinë tonë sot? A duhet që fëmijët tanë të dinë disa të vërteta lidhur me të shkuarën e largët, apo edhe me 45 vitet nën diktaturë? A kemi ne sot mundësi që të kemi një këndvështrim më të qartë jo vetëm të asaj që kemi bërë ne si shqiptarë, por edhe që na kanë sugjeruar dhe që kanë dashur të bëjnë të tjerët me ne për vite apo shekuj me radhë? Vitet e fundit na kanë treguar se shumë qytetarë kanë qenë të interesuar për atë çfarë ka ndodhur edhe në të shkuarën e tyre të afërt. Të ardhur nga një shoqëri ku fjala kishte “shumë fytyra” dhe ku nuk dihej se cilës “fytyrë” i drejtoheshin, shumëkush që e ka jetuar atë kohë, ka dashur të lexojë se mbi cilat ura ka ecur e se ku ka qenë i rrezikuar. Por edhe më tej, shumë kanë qenë kureshtarë për të parë se nga cili kanë qenë të survejuar apo edhe nëse fjalët e tyre janë shënuar diku për të ndëshkuar dikë tjetër. Për këtë mjafton të shohësh se librat më të shitur gjatë muajve të fundit ishin pikërisht ata që flisnin për të shkuarën e diktaturës.
Por, në rast se hapja e dosjeve mbetet një temë e nxehtë, ajo që është në interes imediat është pikërisht rishkrimi i disa të vërtetave lidhur me figura të ndryshme historike, me ngjarje që për arsye të ndryshme janë lënë në harresë, janë shkruar ndryshe, ose edhe më keq, janë devijuar në mënyrë të qëllimshme për t’u fshehur e vërteta.
Në këtë pikë duhej, pa dyshim, të ndërhynin profesionistët e fushës, të cilët mundet që përveç botimeve të reja nga dëshmitarë që i kemi shmangur, të marrin edhe të gjitha dokumentet nga kancelaritë e botës që kanë pasur interesa apo marrëveshje të ndryshme me Shqipërinë, e që sot fare mirë mund të na japin mundësinë të baresim lirshëm mbi atë që është thënë dhe është bërë nga të tjerët për Shqipërinë.
Mjafton të hedhin një sy lidhur ç’ka ka shkruar Eqrem bej Vlora, Sejfi Vllamasi, Ismail Qemali etj., për të kuptuar periudhën e fillimshtetit që për shumë shkaqe konsiderohej e dobët-dokumentuar, duke mbetur një hije e keqe e së kaluarës, por edhe një det abuzimi lidhur me historishkruesit e diktaturës. Në vijim të asaj ç’ka kanë dëshmuar ata, janë edhe autorë të ndryshëm botërorë, si Peter Bartl, Hibert, Lukas, Silajxhixh, Fisher etj., që kanë shkruar lidhur me disa marrëdhënie që ka pasur Shqipëria me SHBA, me shtete të ndryshme të Europës, apo edhe për qëndrimet e Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por, këta autorë kanë mbetur në një lexim jashtë detyrimit, duke mos u pasqyruar në tekstet shkollore e, si pasojë, ne vijojmë t’u mësojmë fëmijëve sërish një histori të trilluar, me mjaft të pavërteta. Për të mos thënë që ende mësojnë biologjinë sipas Darvinit. Apo edhe qëndrimet letrare, sipas partishmërisë, e jo sipas një logjike që i përputhet me studimin e vërtetë dhe të asaj që tashmë si shoqëri dimë.
Është emergjencë që të paktën fëmijëve tanë t’u themi nëpër librat e tyre shkollorë disa të vërteta lidhur me ndërtim-shtetin, me aleatët dhe armiqtë, si dhe t’u shpjegojmë atyre atë që kanë mundur ta rrëfejnë At Zef Pllumi, Ejll Çoba apo edhe Ngjela lidhur denatyrimin gjatë diktaturës të gjyshërve dhe baballarëve tanë.
Të gjitha këto nuk janë kuriozitete, por një model i rëndësishëm për të modeluar një qytetar që di se ç’të thotë për bashkatdhetarët e tij, për historinë e shtetit, për heronjtë e heshtur dhe për ata që janë njohur, apo edhe për ata që krejt ndryshe historia i solli te ne, sepse i duhej një sistemi.
Këto fakte të reja që na serviren duan njëkohësisht edhe një interpretim. Dhe këtë gjë, fatkeqësisht, nuk mund ta bëjnë ata shkarashkrues të historisë së derisotme, sepse ata nuk munden ta kuptojnë veçse ashtu siç e kanë shkruar për vite me radhë “nën vijën sidomos ato ish–komuniste, e kanë aplikuar për të rishkruar të vërtetat ashtu siç janë, dhe për më tepër, për të interpretuar domethëniet e atyre qëndrimeve.
Historia dhe letërsia janë thelbi i kulturës së çdo vendi, nga ku ndërtohen dhe edukohen qytetarët e së nesërmes. Dhe për të nesërmen kemi të gjithë detyrim, duke nisur nga thënia dhe pranimi i së vërtetës. Por, nëse letërsia na duhet për të ndërtuar të brendshmen tonë, e vërteta historike na nevojitet për të mos gabuar, pasi në këndvështrimet historike nuk ka rastësi, por vetëm interpretime të vërteta apo të rastësishme. Dhe, duke parë që çështja shqiptare në rajon vijon të mbetet “temë e nxehtë”, ku nuk mbetet jashtë as pyetja “a është ende eventuale mundësia e ndryshimit të kufijve?”, një rishkrim i historisë bëhet edhe më i rëndësishëm dhe i ngutshëm.
…Të paktën për fëmijët tanë le të mendojmë në një histori me fakte e figura reale, sepse atyre u duhet thënë me çdo kusht, Shqipëria siç ka qenë dhe siç është, që ata më pas të vendosin se si do të bëhet.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Historia, përse duhet ta rishkruajmë Empty Re: Historia, përse duhet ta rishkruajmë

Wed 22 Feb 2012 - 22:02
JEM KRIJO ME GJAK HISTORIJE TON TE LAVDISHEM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi