Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

+31
EpiKada
Marin
Legjenda
Lulebora
Arian
Ajlin
Rektori
BeSaa
Tironci
Silvana
shaban cakoli
Shqiptare
Luna
Fata
Njera Si Asnjera
Engjelli Embel
Unknown
Calypso
InTeRiStI_vLoNjAt
Ermira_vlore
Bestt
LeViS
Tollumbace
Alekssander
Luan_Valikardi
Alkimisti
Ajo...
Kristiina
al-tini
Panjohura
Anabel
35 posters
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty A është "dashuri e vërtetë" dashuria në Internet?

Wed 24 Feb 2010 - 2:35
Message reputation : 100% (1 vote)
First topic message reminder :

A është "dashuri e vërtetë" dashuria në Internet?

Në realitetin e ri, realitetin
virtuel çdo ditë lidhen gjithnjë e më tepër njerëz. Komunikimi i drejtëpërdrejtë përmes shfrytëzuesve të internetit në cilën do shtet a qytet, i mënjanon largësitë gjeografike, dhe ofron liri të plotë të të shprehurit. Këmbimi i mendimeve, ideve, qëndrimeve bën që njerëzit të afrohen, të lirohen nga pakënaqësitë, paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen në komunikimet "sy më sy". Ky lloj i mediumit për komunikim të shpejtë dhe kryerje të shpejtë të punëve, po bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria përmes Internetit është dukuri e re të cilën ende nuk e kanë studiuar mire psikologët dhe sociologët.

Si njoftohen njerëzit?

Të njoftohesh përmes Internetit, kjo nuk është aspak e vështirë. Mjafton të kyqeni në forume, grupe të ndryshme të diskusioneve, dhoma të diskuioneve, dhe për një kohë të shkurtër do të keni me dhjetëra letra elektronike. Aq më tepër nëse keni faqe personale, vet do t'ju lajmërohen njerëzit anë e mbanë botës. Dhe këshu gjithçka fillon me një bisedë të thjeshtë rreth një teme me një person ende të panjohur për ju, dhe natyrisht nëse ajo bisedë bëhet interesante, me të përsëritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnerëve potencial për biseda të këtilla është i pafundë.

Shumë njerëz mendojnë se dashuria përmes Internetit është kurth dhe për një gjë të tillë nuk duhet diskutuar. Pa marrë parasysh se kush ndodhet në anën tjetër të rrjetit, pa marrë parasysh përmbajtjen e letrave, porosive, vërtet, krejt çka dijmë për personin tjetër janë shkrimet e tija elektronike? Shumëkush mendon se të dashurohesh përmes internetit pa e njohur fizikisht një person, është njëjtë sikur të dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithçka paraqet rezultatin e imagjinatës dhe frazave të thurura me mjeshtri. Por a është vërtet pikërish kështu?
Një nga karakteristikat themelore të komunikimit përmes internetit është anonimiteti. Kjo mundëson lirinë e të shprehurit, të qëndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazën e njohjes së njerëzve. Njohja rrjedhë më shpejtë, nga brenda - jashtë, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmërinë, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithçka që personin në anën tjetër të rrjetit e bënë të veçantë.

Kryesore në komunikimet mes njerëzve përmes kompjuterit janë fjalët. E fjalët i janë dhënë njeriut që më mire t'i fsheh mendimet e veta, thotë një proverb. Megjithatë gjithçka duhet të merret me rrezervë. Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi të lirisë së të shprehurit të mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve u ofronë mundësi për të servuar gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar. Të gjithë që dëshirojnë kanë çasje në të. Prandaj mashtrimet nuk janë mangësi e mediumit të këtillë, po ato janë mangësi që tregojnë mangësitë individuale të njeriut.

Cilët janë përparësitë e njohjes përmes Internetit

-Padyshimë se përparësitë janë më të shumtë, por ne do t'i numërojmë këtu vetëm disa:
1. Gjasat për të takuar personat e shpirtit janë të zgjeruar dhe përfshinë krejt botën,
2. Njoftimet bëhen në bazë të interesave të përbashkëta, e kjo shpesh shpien në mirëkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni dikuj. Njoftimet bëhen në bazë të atraktivitetit miqësisë dhe dashurisë.
3. Nuk ekziston palakmueshmëri apo pasiguri, sikurse në takimet e drejtëpërdrejta. Njerëzit anojnë t' i zbulojnë më shpejtë mendimet dhe qëndrimet e veta në këtë mënyrë.
3. Pasi që ka mundësi të editohet teksti, mendimet dhe shprehjet janë më koncize, më përmbajtësore dhe të paramenduara mire.
4. Ndjenja e vetmisë gati nuk ekzison, ngase gjithnjë del dikush që është në disponim të komunikoj me ju.

Cilët janë mangësitë e njohjes përmes Internetit

1. Mungesa e gjesteve përcjellëse si: ngjyra e zërit apo e shprehjeve të fytyrës që flasin shumë, mungesa e afërsisë fizike.
2. Mungesa e erës, shijes dhe prekjes.
3. Keqkuptimi në komunikim (për shkak të mënyrës së interpretimit fiks dhe vonesës së shkrimeve në rrjetë).
4. Jo sinqeriteti i personave që e keqpërdorin këtë medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush dëshiron të argëtohet në logari tuajin, pastja, gënjimet për punën, luajta e roleve, gënjimi për statusin martesor, fëmijët, gjininë, moshën… dhe gjithnjë ka të tillë që gënjejnë dhe të tillë që besojnë.
5. Edhepse ekziston mundësia e këmbimit të fotografive, dëgjimit të zërit etj., prap se prapë mungesa e prekjes, shikimit në sy, intonimit të zërit dhe vetë fluidi i kontaktit shpirtëror (parandjenja kur takohesh me një
person, apo përshtypja e parë fizike) mungojnë. Ata që mashtrojnë, madje mund t'ua dërgojnë fotografin e dikujt tjetër, zëri mund të jetë i tjetërkujt, shkrimet po ashtu. Mund të gënjejnë edhe për përkatësinë etnike, bindjet fetare, gjininë, etj.

Sa është reale dashuria virtuele?

Për t'u përgjigjur se sa është reale dashuria përmes internetit, le ta definojmë së pari se çka nënkupton fjala dashuri e vërtetë? E këtë për fat të keq nuk mund ta përshkruajm apo jo. Atë vetëm mund ta ndjejmë. Ajo është gjendje për të cilën dijmë pa pyetur asgjë. Edhepse nuk mund ta përshkruajm, jemi të bindur se dijmë ta njohim dashurinë e vërtetë. Kjo e tëra mund të ndodh ngase asgjë nuk varet nga ne. Ajo vje kur nuk e presim, dhe shkon kur të dëshiroj vet, papritmas. Dashurinë më kot mundohemi ta etiketojmë dhe ta klasifikojmë. Çdo dashuri është unike. Pamundësia e definimit të një ndjenje të tillë e mbështjellë atë me me një vello të misteriozitetit. Pikërisht edhe interneti është vend misterioz dhe mjaft magjik. Madje edhe në jetën e përditshme dhe takimet fizike, të gjitha dashuritë nuk janë të vërteta. Disa tregohen si dashuri të mëdha dhe jetojnë përherë, të tjerat vdesin që në vjeshtën e pare.
E çka është ajo që na tërhjekë te personi tjetër? Çka e bënë të veçantë personin që e duam prej njerëzve tjerë? Pse është në qendër të vëmendjes sonë personi ynë zgjedhur? Pse na motivon dhe pse ia falim zemrën? Prej çka përbëhet dashuria e vërtetë? Si të dalohet ajo?
Më duhet të pranoj se nuk e di! Ai apo ajo që mundohet ta përshkruaj dashurinë, thjesht gënjen.
Megjithatë mund të vendosim një paralele deri diku mes dashurisë së vërtetë dhe asaj virutele. Ajo që na tërhjek në dashurinë e jetës reale është se njoftohemi me personin në shkollë, punë, fakultet, qytet, autobus etj. Vëmendjen na e fiton pamja, zëri, ecja, buzëqeshja, flokët, qëndrimi. Edhepse nuk dijmë shumë e ndjejmë tërhekjen fizike. Imagjinata e jonë, nën ndikimin e dëshirave dhe kërkesave tona bën seleksionim në bazë të kritereve të pamjes së jashtme dhe krejt vetive tjera të përmendura më lartë. Për këtë në shumicën e rasteve gjurmojmë edhe më tej për t'u bindur se personi që na tërhjek është i/e qëlluar çfarë e kemi ëndëruar përherë.
Në dashuri virtuele me dike njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vëmendjen na e tërhjek stili i të shprehurit, reflektimi i personalitetit të dikujt. Kureshtja jonë shpejt kënaqet ngase më shpejtë mësojmë për të, në bazë të ideve, mendimeve të thëna. Këtu njihemi me personalitetin e brendshëm dhe zakonisht këmbejmë porosi me shpirta të ngjashëm si ne. Dhe e gjith kjo në bazë të cilave kriteriume na bënë të dashurohemi në të? Pikërisht sikurse edhe në dashurinë e vërtetë, në bazë të një gjëje të padefinuar, për të cilën din vëtëm zemra. Imagjinata është ajo që i mbushë zbrazëtirat mes reshtave. Rreziku që të jemi të mashtruar është po aq sa edhe në jetën reale të vërtetë.
Edhe në njërën edhe në tjetrën realitet, çifti njoftohet dhe afrohet përmes bisedës. Në të dyja rastet, të dy partnered përpiqen ta tregojnë anëne vetësa më pozitive. Mua nuk më duket se gjithnjë mund ta lexojmë të vërtetën nga sytë e dikujt. Shpesh na ndodh që të jemi të bindur se e kemi gjetur personin e vërtetë dhe pas një kohe të vërtetojmë se kemi krijuar lidhje me një njeri të huaj? Prandaj kjo është edhe një dëshmi që mundësia e mashtrimit është po aq sa edhe në jetën reale.
Në anën tjetër, gënjeshtrat e servuara përmes komunikimit në
Internet më lehtë mund t'i zbulojmë nëse koncentrohemi në fjalët e thëna. Për të na gënjyer dikush, para se të na bëjë të dashurohemi, duhet të ketë motiv të madh dhe të jetë gënjeshtar djellëzisht i mire. Ndërsa në jetën e përditshme, përkundrazi, gënjeshtrat shiten më lehtë, ngase aty vendimtare janë buzëqeshjet, prekjet, shikimet pa fjalë, madje edhe lotët etj…
Kam dëgjuar se kur për të parën here është krijuar biçikleta, mes nesh populli e ka quajtur atë "Qerrja e djallit", orën e ka quajtur"syri i djallit". Treni i pare në Pariz, edhe pse ka ecur me shpejtësi vetëm 20 km/orë, ka shkaktuar pakënaqësi mes françezëve madje edhe protesta e demostrata. E kanë gjykuar si diçka shumë të rrezikshme për njerëzimin, destruktive që ec aq shpejtë dhe është produkt i djallit!!! Sot e dijmë se sa të shpejtë janë trenat, por askush nuk proteston!

Dashuria Virtuele pajtohemi ne apo jo, është dukuri e kohës së rë. Shumë çifte fillojnë me shkrimin e e-mailave, përderisa lista e atyre që hyjnë në martesë për shkak të kësaj dashurie virtule, dita ditës rritet. Të tjerët këtë e marrin si argëtim, largim nga monotonia. Dikush me këtë mjekon vetminë, ndjenjën e turpit (në jetë private është lepur, në internet luan, dashnor i famshëm), mangësitë fizike, pakënaqësitë, anomalitë dhe sëmundjet tjera shpirtërore... Pra gjithçka zhvillohet si në jetën
private. Interneti është vetëm medium që na bashkon. Gjërat tjera varen nga vet ne, sa të sinqert jemi, çfarë zemre kemi. Natyrish, këtë shkrim po e përfundoj me thënjen: "Nëse dikush më mashtron një here, më vje keq për të, nëse më ka mashtruar edhe herën e dytë, atëherë fajin duhet kërkuar brenda vetes".

Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 10:22
Ajlin shkruajti:
Tironci shkruajti:
Ajlin shkruajti:
Tironci shkruajti:une kam bo kalamoj nga pc grrrr
Jo po e din keshtu keta amore grrrr
edhe tre cope pri here grrrr grrrr grrrr grrrr
po pate kshu problemesh dhe ti i zgjidhim ne grrrr grrrr grrrr grrrr
Amore nuk e bejn dot veen ton me tre te verdha keta grrrr q
eh kohe te tjera atehere grrrr grrrr grrrr
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 10:25
duhet te mbrohemi nga rreziqet
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 10:29
shum lloj njezer mundet vdes nga dashuria ne internet
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 10:32
un do thoja se rreziku eshte i madh per rastet kur nje femer bie ne dashuri me nje person qe ka ndyshim te madh ne moshe
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 10:55
Message reputation : 100% (1 vote)
Ajo qe thjeshte me bene pershtypje eshte fakti qe disa dhe pse lundrojme ne te njejten barke , thone te kunderten e asaj qe vertetohet .
Shume prej te rinjeve lidhen me internet....e cfare te keqe ka ??
Dikur , zgjidheshin nga nje fotografi.....dhe sot eshte nje fotografi , per mos te thene Avatar qe i lidh sepse shpesh Aparenca lidh ; ) dhe kjo eshte e Vertete !
Si eshte dashuria me shikimin e pare .....nuk e njeh ate person, por te terheq fizikisht ...pra sot Lidhjet ne Internet jane shume te shpeshta .

Rrezikun si ta zgjedhesh , varet nga kapaciteti qe ke ti ....si person dhe deri ku i lejon tjetrit te arrije me ty dhe varet nga TY si je ti !
Nqs je Shushke ose Shushkamen nuk eshte faji tjetrit .....qe gjene shesh e bene pershesh !

Mund te flas dhe nga eksperienca virtuale e pra personale, s'eshte sot qe frekuentoje forumet dhe isha shume e vogel ...atehere kur , djemte propozonin dhe fatmiresisht , dija dhe si ti tregoja vendin , atij qe hidhte nje fjale : me pak fjale - nga ke Thembren ver majen Very Happy por une e respektoja sepse dmth ai qe te propozon , Ka respekt per ty !!

Pra mos u skandalizoni :) permasat e rreziqeve i zgjedhim vete ne :) qe dmth Ne baze te kokes dhe Festen Very Happy


Edituar për herë të fundit nga EpiKada në Sun 13 Jan 2013 - 11:07, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Fakulteti Gjuhes.)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:12
Bukur e ke shtjelluar Epi dhe shume e qarte...Pothuajse te gjithe pak a shume kemi ndjere,kemi pelqyer,kemi kapur veten qe gjate dites te rrime e te mendojme nje person,menyra si shkruan,zgjuarsia etj bejne te na terheqin,,,Pastaj sic the kjo s'eshte dicka e re,dikur njerezit martoheshin permes fotografive,madje edhe ne keto kohe ndodh kjo..kam degjuar raste por edhe kam pare brenda ne soj vete..Djali ne Gr emigrant ajo nga nje fshat i Shqiperise,shkembyen foto personale me ane te tel,flisnin me ore te gjata dhe ne fund u martuan...Sot gezojne nje familje te bukur me dy kolopuca te lezecem...

Nuk shikoj dicka te keqe,te keqen e has kudo edhe ne realitet,varet nga aftesia dhe karakteri qe kemi sa jemi ne gjendje te perzgjedhim personin e mos biem pre me te parin qe te thote fjale te embla ketu,,,por te mundohesh ta njohesh ate me ato qe thote,sjelljen e qendrimet qe ka e te kuptosh ne ja vlen apo jo te behet pjese e jetes tende...Tjeter se ne shpesh s'dime as vete c'fare duam ose hyme me ate mendjen "he more se argetim te tallemi pak" e nderkoh te vetmit qe tallen e bien brenda jemi ne me mendje lehtesine tone...

Une e kam perjetuar nje dashuri te tille disa vjecare,mund te them se kisha e kam pershtypjet me te mira e te bukura kur e kujtoj...pavaresisht qe su be e mundur te bashkohemi se ashtu erdhen punet,jeta na ndau,,por mbetet nje nga kujtimet e mia me te bukura dhe te vecanta nder kohe...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:16
EpiKada shkruajti:Ajo qe thjeshte me bene pershtypje eshte fakti qe disa dhe pse lundrojme ne te njejten barke , thone te kunderten e asaj qe vertetohet .
Shume prej te rinjeve lidhen me internet....e cfare te keqe ka ??
Dikur , zgjidheshin nga nje fotografi.....dhe sot eshte nje fotografi , per mos te thene Avatar qe i lidh sepse shpesh Aparenca lidh ; ) dhe kjo eshte e Vertete !
Si eshte dashuria me shikimin e pare .....nuk e njeh ate person, por te terheq fizikisht ...pra sot Lidhjet ne Internet jane shume te shpeshta .

Rrezikun si ta zgjedhesh , varet nga kapaciteti qe ke ti ....si person dhe deri ku i lejon tjetrit te arrije me ty dhe varet nga TY si je ti !
Nqs je Shushke ose Shushkamen nuk eshte faji tjetrit .....qe gjene shesh e bene pershesh !

Mund te flas dhe nga eksperienca virtuale e pra personale, s'eshte sot qe frekuentoje forumet dhe isha shume e vogel ...atehere kur , djemte propozonin dhe fatmiresisht , dija dhe si ti tregoja vendin , atij qe hidhte nje fjale : me pak fjale - nga ke Thembren ver majen Very Happy por une e respektoja sepse dmth ai qe te propozon , Ka respekt per ty !!

Pra mos u skandalizoni :) permasat e rreziqeve i zgjedhim vete ne :) qe dmth Ne baze te kokes dhe Festen Very Happy
skam ci shtoj asnje presje vo vo vo vo vo vo
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:26
pelqimi esht tjeter dhe dashuria esht akoma tjeter:
jam dakord me ate qe tha epi,ama varet dhe se si mund te krijohet mardhenia me nje person qe ke ne anen tjeter...smund te dashurohesh me dike qe se ke par asnjher qe mund te prezantohet si nje djalosh 20 vjecar,dh ei bukur pastaj ne realitet esht nje 50 vjecar...kjo esht nje nga rreziqet qe permban virtualiteti...
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:32
rreziqet vijene edhe jasht virtualitetit,ka djema te ri qe mund te qendrosh cdo cast me ta,po ne shpirt jane te plakur
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:39
E vertete ...normale qe keshtu eshte po sot nuk ka Webcam qe te te genjeje dhe Avion qe mos te rrembehet per te bere nje Takim , aty ku ekziston pelqimi dhe mundesia per nje Lidhje !
Tani normal , syte ne balle i kane ....dhe bejne diferencen kush eshte 20 vjec dhe kush 50 vjec , nqs jo nga aparenca ..nga te tjerat :p .
Por gjithesesi , sot shume gjera jane ndryshe dhe krijojne te tilla mundesi .
Tani ne raste te rralla dalin , pedofila, perdhunues dhe serial Killer ....

Pastaj nje gje tjeter ...
sot ka djem qe jane shume te mire shqipetar dhe nga qe ndodhen ne mergim , duan dhe ata te lidhen me goca shqiptare, tentojne normal internetin fb...po normal dhe Gocat Shqiptare sidomos ato ne Shqiperi te zhvasin nga fb , po pane qe ke Permesso di soggiorno , Aufenthaltgenehmigung .....e nje cope Taftot . Se te tille kohe jane .
Emigrimi i ka detyruar dhe shqiptaret sepse duan doren, traditen , gjuhen dhe zakonin e tyre ...ta gjejne sipas hallit .
Kete them per djemte dhe veten fuse ketu si Shqiptare ne vend te huaj , KURRE sme ka vajtur ne mendje te kem lidhje me nje te huaj , jo per turp , por thjeshte NDIHEM TEPER KRENARE qe kam SHQIPTARIN TIM NE KRAHE , qe i flase te njejten gjuhe , kur bejme shaka , kur gatuajme etj etj .
Eshte Dora ime :)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:43
Silvana shkruajti:pelqimi esht tjeter dhe dashuria esht akoma tjeter:
jam dakord me ate qe tha epi,ama varet dhe se si mund te krijohet mardhenia me nje person qe ke ne anen tjeter...smund te dashurohesh me dike qe se ke par asnjher qe mund te prezantohet si nje djalosh 20 vjecar,dh ei bukur pastaj ne realitet esht nje 50 vjecar...kjo esht nje nga rreziqet qe permban virtualiteti...

Kshu jane simptomat e dashurise,fillon te flasesh e ta simpatizosh ate e cdo dite njiheni e te hyn ne zemer e me shume,te pelqen te ben te ndihesh mire,mezi pret te takoheni online etj...Ne ate te dyten qe thua e vertetSilva,por me thuaj per sa kohe mundet te aktroje dikush,nese ti insiston per ta njohur ate person ne menyra te ndryshme e shikon qe personi te mundohet te shmanget sahere e te arsyetohet,,atehere sdo shume mend per tu kuptuar se dicka ka aty qe nuk shkon...pastaj ketu ke edhe kameren ne favorin tend gje qe me ane te tel nuk mund te behej dikur...Por ketu tregohet ajo zgjuarsia jone sic tha dhe Epi....shume femra arrijne te besojne ne ato arsyet boshe dhe mashtrohen,,,pra behemi viktima nga vete lenia dore pas dore te gjerave nga ne e jo nga personat,ata nese s'qendron ti do zene rradhen per tjeter derisa te genjejne ndonje....
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:48
tironci ka qen nje nga antaret qe kam fol me shum,na shkonte muhabeti dhe me pelqente si tip...por pelqimi s'esht dashuri,te pakten per mu,qe esht shum e veshtir te bie ne dashur nepermjet pc...esht e vertet qe kemi mundesi webcam me fol,dhe mashtrimi s'mund te zgjas,ama nese per nje koh flet me te ,bie ne dashuri dhe kerko ta shikosh,nga ana e tjeter te del nje gje e shpifur...di i behet ksaj?
ke ra mrema me 2 kom...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:51
999 999 999 999 999 999
no koment
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:52
komento po ta majti grrrr
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:54
Mendoj qe nuk ka ndonji rrezik ngase ato qe dashurohen ne internet pra pa u par dhe pa u shikuar dicka nuk eshte ne regull..
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:56
Silvana , une nuk ngaterroje Pelqimin me Dashurine !
Une mendoje qe nje Terheqje ne Internet mund te shkoje me tutje , aty ku ka baza, nuk ka arsye ti priten krahet sepse eshte njohje ne Internet.
Nqs nuk ka baza kjo "terheqje" ngelemi prape miq dhe gjithesecili ne punen e tij , duke mirenjohur RespeTin mbi te gjitha ndaj Nj-Tj .

Une te fejuarin tim , nuk kam patur mundesi ti jem prane perhere , jemi njohur ne realitet me vite perpara mbi 4 vjet , me pas njohja ka vazhduar ne menyra te tjera dhe ne Kontekste te tjera ...gjithashtu virtuale , ai me mesoi forumin, ai me mesoi fb, msn, skype ! Nuk i dija me perpara .
Fatmiresisht nuk jam zhgenjyer , nuk do te them qe ka qene e lehte se une e di per 4 vjet cfare kam hequr , jo vetem une por NE !! Mes shume te tjerave . Por sot prane meje kam nje Person ...qe zot as ne Realitet po ta takoja si ai , smund te gjeje !!
Dhe kaq shume virtualiteti , ndienjat dhe qe u vazhduan dhe u rriten nepermjet tij pmv largesise , por ja qe ne ishim te forte dhe ja dolem .
Tani varet dhe nga karakteret e personave , pra shume faktore .

Tani keq ta njohesh me mbleseri , keq ne internet, keq me shoqeri, keq me dashuri . Tani nje sebep do kete ....mos njeri tjetri .

Gjithesesi pa te keq ju te dy per mua jeni Cift Perfekt .


Edituar për herë të fundit nga EpiKada në Sun 13 Jan 2013 - 21:57, edituar 1 herë gjithsej
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:56
iluzion eshtte dashurosh ne internet vetem me shkrime
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 21:59
epikada,nrm qe ne internet ka dhe njerz te mir si i dashuri jot...ama tema flet nese ka rrezik,dhe un po them rreziqet qe permban virtualiteti...dhe shtova,qe un si karkatere,nuk jap shum besim,dhe e kam te veshtir te bie ne dashuri ketu...per zhgenjimet qe kam marr...kaq
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 22:02
rrezikut duhet ti shmangemi ne cdo fushe te jetes,edhe kur nuk ka sinjale rreziku
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 22:03
Silvana shkruajti:tironci ka qen nje nga antaret qe kam fol me shum,na shkonte muhabeti dhe me pelqente si tip...por pelqimi s'esht dashuri,te pakten per mu,qe esht shum e veshtir te bie ne dashur nepermjet pc...esht e vertet qe kemi mundesi webcam me fol,dhe mashtrimi s'mund te zgjas,ama nese per nje koh flet me te ,bie ne dashuri dhe kerko ta shikosh,nga ana e tjeter te del nje gje e shpifur...di i behet ksaj?
ke ra mrema me 2 kom...

Sa ta shohesh ate gjene e shpifur ta them une qe te iken ndjenja e dashurise pernjehere ahahah kkk

S'thash se pelqimi eshte dashuri por kshu fillon dashuria te krijohet ngadale me ane te pelqimit Silva..Nese ste pelqen atehere as shoqeri si ofron dikujt e jo me te biesh ne dashuri me te... Ne raste kur personi kursehet me ty etj eshte normale qe do mbash nje distance ne lidhje me te,nje person qe ka qellime serioze ndaj teje nuk mendoj te beje naze te tilla per nje kohe te gjate..varet nga marredhenia dhe cfare ti i le te kuptoje ai per ty..nese ti tregohesh mendje lehte e sahere e le te kaloje e tija me arsyet qe thote atehere je ti "shushka" se faktet perpara i kishe dyshimet etj por si shikoje ose te pelqenin me shume fjalet false,,,Nje njeri qe s'ka cfare fsheh dhe eshte origjinal i sinqerte ai qe ditet e para madje dhe pa ja kerkuar ti te tregon veten e tij...

Gjithsesi mundesia per tu dashuruar ne internet egziston,rreziqet i hasim edhe atje jashte jo vetem ketu...
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 22:09
Silvana shkruajti:epikada,nrm qe ne internet ka dhe njerz te mir si i dashuri jot...ama tema flet nese ka rrezik,dhe un po them rreziqet qe permban virtualiteti...dhe shtova,qe un si karkatere,nuk jap shum besim,dhe e kam te veshtir te bie ne dashuri ketu...per zhgenjimet qe kam marr...kaq

Te te thote Epi nje fjale ne nje periudhe e mendoja dhe une si ty .
Por mendo nje person qe mund te vije pas saj , mund te jete nje njeri shume i mire ,ti cfare do zgjedhesh
te kufizosh veten dhe te jetosh e mbyllur ne ate te keqe apo si pe te keqen te shofesh dhe nje te mire ?
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 22:12
un jam mir keshtu sic jam,kam ate karakterin tim pak te mbyllur,ama dashurit sme kan munguar asnjher...kur e kam kuptu qe me pelqen dikush ja kam leju vetes qe ta njoh,por je ne virtualiteti...ne realitet...kaq
Gjilanasi
Gjilanasi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1810
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjilan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/12/2012
http://wiki.portalikosovar.com/

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 22:22
ca tem e mir qeka kjo ,, qekan hap personat ketu


do flas me von uneee
Belaa
Belaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 1394
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Me mire mos ta dish
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/11/2012
http://www.zougla.gr/greece/main

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 22:28
Mundesit jane 50 me 50 sic mund te na sjelli
realiteti jasht dike rastesisht dhe ndodh
te dashurohemi ku esht ndryshimi
qe ketu te mos ndodhi
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Sun 13 Jan 2013 - 22:30
ncccuk,ketu nuk ka rrezik
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Mon 11 Feb 2013 - 12:01
"E "vertete" dashuria ne internet?"
me
"Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???"

temat u bashkun
Sponsored content

Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet??? - Faqe 3 Empty Re: Sa i madh eshte rreziku te dashurohesh ne internet???

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi