Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? ! Empty Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? !

Sat 20 Mar 2010 - 1:13
Anembane botes ka njerez pa shtepi, pune, etj etj. Sa here i shikoj me vine mijra Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? ! 274283 ne koke, trishtohem dhe nevrikosem. Me vjen keq dhe sme vjen..
Cfare jan mendimet dhe ndjenjat e juaja mbi ta?
Lypsarja



Me çantën bosh në shpinën e kërrusur,
Me rrecka veshur trupin e bukur,
Ecte rrugës se madhe një lypsare e shkretë,
Thua të jemi diku në vitet tridhjetë.

Ecte dhe ngado "Zoti të dhashtë!" dëgjonte,
S' mërzitej aspak dhe veten kështu mashtronte.
-S'ka gjë, tjetri me siguri diçka do të më falë,
Në mos pak bukë, patjetër ndonjë qindarkë.

E trokiste kështu me shpresë në çdo portë,
Rrallë e më rrallë dëgjonte ndonjë fjalë të ngrohtë.
Dhe kështu e shtynte jetën e shkreta.
Tashmë për të, asnjë kuptim s'kishte jeta.

Donte medoemos dikujt t'i zbrazej haptazi,
T'i thoshte se zemra po i plaste nga marazi.
Po kujt?! Mua me siguri, patjetër, që jo,
Do të mbyllja sytë e do të bëja sikur s'e njoh.

As ti, s'ia vlen barra të marrësh mundimin,
Të shohësh me sytë e tu përfaqësuesen e mjerimit.
Ashtu si ne, edhe shoqëria këtë pjesë të saj e mohon,
Harron se uria dita-ditës jetë njërëzish gllabëron.


SOKOL DOLLANI
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? ! Empty Re: Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? !

Sat 20 Mar 2010 - 1:26
E Diele, 24 Janar 2010

Tirane-Pakete e plote masash ligjore dhe sociale per marrjen ne mbrojtje te femijeve te rruges. Ministri i Brendshem Lulzim Basha, kerkoi paraqitjen e te gjitha propozimeve konkrete per kete problem, nje fenomen mjaft shqetesues sidomos ne kryeqytet. Ne nje takim me perfaqesuesit e Koalicionit Kombetar te Strehezave Antitrafik, Ministri kerkoi institucionalizimin e takimeve per problemet e trafikimit te qenieve njerezore. Ai propozoi zhvillimin e ketyre takimeve ne menyre periodike te permuajshme, si dhe perfaqesimit ne to, te anetareve te Mekanizmit Kombetar te Referimit per Viktimat e Trafikimit. Ministri Basha shprehu angazhimin per te konkretizuar sa me pare porosine e kryeministrit Berisha per te mbeshtetur financiarisht qendrat e pritjes se viktimave te trafikimit. "Jeni partnere jashtezakonisht te rendesishem te qeverise ne luften kunder trafikut dhe ne kete kuader, ju kerkoj te sillni sa me shpejt te detajuara propozimet dhe nevojat tuaja per bashkefinancim nga qeveria shqiptare. Pas kesaj, une ju siguroj qe se bashku me kolegun Ksera, do t'i perparesojme dhe do t'i kalojme ne Keshillin e Ministrave brenda nje kohe sa me te shkurter", tha Ministri Basha. Ai vleresoi se suksesi i partneritetit me organizatat qe veprojne kunder trafikimit te qenieve njerezore deshmohet edhe nga raporti i fundit i Departamentit te Shtetit te SHBA, qe e hoqi vendin tone nga lista e vendeve ne vezhgim. Nga ana tjeter, Basha shprehu besimin se kete vit Shqiperia do te vendoset ne listen Tier 1, ku eshte shumica e vendeve te BE, persa i perket luftes kunder trafikimit te qenieve njerezore dhe trajtimit te viktimave te trafikut. Ministri i Brendshem, tha se jane percaktuar detyrime te qarta per personelin e Policise se Shtetit ne pikat e kalimit kufitar, per te pasur nje komunikim te perhershem me perfaqesuesit e qendrave antitrafik. Sipas tij, ketyre strukturave u eshte kerkuar bashkepunim i ngushte gjate intervistimit per identifikimin e viktimave potenciale dhe referimit te tyre per asistence te pakushtezuar. Ne kete takim moren pjese edhe perfaqesuesit e organizatave "Terre des Hommes" dhe "Arsis", pjese e koalicionit "Bashke Kunder Trafikimit te Femijeve" te cilet u ndalen ne problematiken e hasur me femijet e rruges.

Femijet e rruges, braktisin shkollen per te punuar

Sipas te dhenave te Institutit te Statistikes rezulton se 16 mije femije, ose 3 per qind e numrit te atyre qe duhet te jene ne bankat e shkolles ne te gjithe vendin, kane braktisur shkollen brenda kufijve te arsimit te detyrueshem. Sipas studimit, nga pikepamja moshore, shumica e femijeve te rruges jane te moshes 11-16 vjec, (ose 64 per qind e tyre), dhe 35 per qind jane te moshes 6-10 vjec. Femijet punojne ne rruge nga 2 deri ne 10 ore, ndersa mbi 15 per qind e tyre punojne 6-8 ore ne dite.
al-tini
al-tini
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 256
<b>Hobi</b> Hobi : patjeter
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/03/2010

Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? ! Empty Re: Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? !

Sat 20 Mar 2010 - 13:48
Lypsaret!!!
nder ata e ato ka te ndryshem, pra disa mbijetojne nga lemosha e disa e kan pune te imponuar nga dikush...!

ndjej dhimbje kur shoh skena te tilla dhe nese shperlaj gojen them perhere "ta psh,,,,,,, shtetin dhe pushtetaret" ne cilindo shtet qe i shoh se per te ne harrojeni se eshte shtet pushtetaresh e politikajsh KUKULLASHHHHH!
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? ! Empty Re: Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? !

Sat 20 Mar 2010 - 19:56
E dhembshme,kur dhe nje jete mund te gjendjet per ata.
Panjohura
Panjohura
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Postime</b> Postime : 242
<b>Hobi</b> Hobi : Prrall me tupan!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 16/03/2010

Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? ! Empty Re: Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? !

Sun 21 Mar 2010 - 13:41
Po shumë e sakt al-tin i paft shteti edhe pushteti se ne qytetare mundohemi tu ndihmoj sadopak per buk goje !
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? ! Empty Re: Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? !

Sat 13 Nov 2010 - 12:23
Kur shikoj femijet e vegjel ndjehem shum shum keq,sepse jane qenie te pafajshme,jane engjej te cilet i shfrytezojne.Kurse kur shikoj ca si "gomer" duke lypur rruges,te them te drejte nuk kam fare keqardhje,duke menduar se zoti i ka dhene gjithcka per te punuar,por gjejne menyren me te "thjeshte" duke lypur!!
Sponsored content

Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? ! Empty Re: Cili është mendimi juaj për " lypsarët"? !

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi