- NEW YORK - Ceremonia mortore e divës së muzikës Whitney Houston u transmetohet drejtpërdrejt në disa televizione dhe në internet. Ceremonia u zhvillua sot në kishën e Newark, në lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pervecse loteve pati shume te qeshura dhe kenge melodioze, ashtu sic kishte lene amanet vete kengetarja.
Mësohet se jashtë kishës ishin vendosur ekrane të mëdha, ku fansat e këngëtares ndoqen drejtpërdrejt ceremoninë mortore.
Një fjalim prekës mbajti Kevin Costner, me të cilin këngëtarja luajit filmin “Bodiguard”. Costner theksoi se Houston e pyetse vazhdimisht nëse ishte këngëtare e madhe, dhe Kevin tha: Megjithë susksesin e saj, ajo mendonte a jam akoma më e më mira. I thashe, jo vetëm je e bukur, por je më e mira. Shumë këngëtarë duan të jenë si ty. Whitney, kur te kendosh para Atit tone ne qiell, mos u shqeteso! Do te jesh si gjithmone perfekte”. Në këtë ceremoni këndoi edhe Stevie Wonder ndersa me pas fjalen e mori Alicia Keys qe nuk permbajti dot lotet si dhe yje te tjere te mirenjohur. Aretha Franklin nuk kendoi ne funeral duke u shprehur minutat e fundit se ishte semure.
Incidenti me Bobby Brown Një incident i vogël u shënua në nisje të ceremonisë mortore me ish-bashkëshortin e Ëhitney Houston, Bobby Broën. Ai tentoi të hynte në kishë me 9 persoan të tjerë, por më pas iu komunikua se atij I ishin rezervuar vetëm 2 vende. Bobby u pa të linte kishën, të hipte në automjetin e tij dhe më pas të rikthehej sërisht për të ndjekur ceremoninë por pa eskortën me vete.
NJË PLEJADË YJESH NË CEREMONINË MORTORE TË WHITNEY HOUSTON Një plejadë yjesh si Aretha Franklin, Stevie Wonder, Elton John dhe Kevin Costner kane marre pjese pjesë sot në ceremoninë mortore të Whitney Houston në Newark, në kishën e vogël ku ajo ka kënduar në fëmijëri. Ceremonia ishtë parashikuar në orën 17:00 GMT në këtë qytet ku lindi pop-stari 48 vjet më parë. Familja ka kërkuar që ceremonia të jetë plotësisht private, e limituar me miqtë dhe familjen dhe askush tjetër nuk do të lejohet të hyjë në kishën New Hope, pa ftesë. Këngëtarja e famshme e soulit, Aretha Franklin, drejtuesja shpirtërore e Whitney Houston ishte e pranishme, ashtu si dhe Stevie Wonder dhe aktori Kevin Costner. Elton John, Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z marrin pjesë gjithashtu në funeralin e Whitney Houston. Kevin Costner, me të cilin Whitney Houston triumfoi në vitin 1992 në kinema me filmin "Bodyguard", kreu homazhe gjatë ceremonisë, në të cilën marrin pjesë këngëtarët, Alicia Keys dhe Dionne Warwick, të afërm të Whitney Houston. Mbretëresha e "talk-shows" të televizionit amerikan, Oprah Winfrey ishte gjithashtu e ftuar.
Prifti zyrtar do të jetë një miku i saj, Marvin Winans. Ky këngëtar në Kishë martoi pop starin dhe këngëtarin e ritmeve bluz Bobby Brown në vitin 1992. Çifti, që ka një vajzë 18 vjeçe, Bobbi Christina, u divorcua në vitin 2007. Bobby Brown, i cili ka marrëdhënie të tendosura me familjen e ish-bashkëshortes, është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore që do të zhvillohet në Newark. Media të shumta janë vendosur në vend. Shefi i policisë lokale, Samuel DeMaio theksoi se rrugët rreth kishës do të jenë të bllokuara dhe u kërkoi fansave të Whitney Houston, lindur në Newark, të shikojnë ceremoninë në shtëpitë e tyre. E ashtuquajtura "Zëri", Whitney Houston dominoi skenën muzikore amerikane të popit dhe të soulit në vitet 1980 dhe 1990 duke fituar gjashtë çmime Grammys.
E njohur për varësinë e saj ndaj alkolit dhe drogës, pop-stari u gjend e vdekur në vaskën e dhomës së saj të hotelit në Beverly Hills, për shkaqe ende të paqarta. Mes të ftuarve do të jetë edhe drejtori i shkollës së saj fillore, Henry Hamilton. "Ajo nuk do të kishte dashur që ky të ishte një moment i trishtë. Pres që të ketë më shumë muzikë'', theksoi ai. Pas ceremonisë, Whitney Houston do të varroset rreth 20 kilometra larg Kishës, në varrezën Fairview në Westfield, ku prehet dhe babai i John, i cili vdiq në vitin 2003, njoftoi stacioni televiziv ABC, duke cituar një burim policor. Flamujt do të jenë në gjysmë shtizë në të gjithë shtetin e Nju Xhersit. Ky vendim i guvernatorit, Chris Christie ngjalli kritika të ashpra në rrjetin social Twitter, për shkak të së shkuarës të trazuar të pop-star. Guvernatori mbrojti vendimin e tij duke theksuar se kontributi artistik i Whitney Houston meriton të vlerësohet.
| |
Ka nisur ceremonia mortore e këngëtares Whitney Houston. Makina mortore bashkë me trupin e saj ka mbërritur në kishën” Nuova Speranza në, Newark, New Jersey, ku do të zhvillohen nderimet e fundit. Një plejadë yjesh si Aretha Franklin, Stevie Wonder, Elton John dhe Kevin Costner kane marre pjesë në ceremoninë mortore të Whitney Houston në Newark, në kishën e vogël ku ajo ka kënduar në fëmijëri. (er.cu/BalkanWeb) |