Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

NASA: Ne të gjithë mund të jemi jashtëtokësorë Empty NASA: Ne të gjithë mund të jemi jashtëtokësorë

Sun 19 Feb 2012 - 0:19
NASA: Ne të gjithë mund të jemi jashtëtokësorë A-Nasa-300x240Nëse ju, nuk besoni në ekzistencën e jetës jashtë sistemit tonë Diellor, tashmë falë shkencëtarëve të NASA-s, mund ta besoni, pasi ata faktuan se ekzistenca jonë këtu, pra ekzistenca dhe krijimi/zhvillmi ynë mbi planetin Tokë, është i ardhur nga hapësira.
Pas një mori studimesh mbi meteorit dhe komponentët e tyre, duke shtjelluar ADN-n, NASA, konstatoi se në nivelet e evoluimit të jetës dhe ndërtimit të saj në stadet intelektuale, rezultoi se ajo ka ardhur në tokë, nga sipër… Pra nga Universi.
Hulumtuesit në Qendrën Goddard Space Flight kanë zbuluar pjesë të ADN-së në dy meteorit që ishin rrëzuar në Antarktidë dhe Australi. Vizitorët jashtëtokësore (dy meteoritët) përmbajnë lloje të ndryshme të nucleobases, të cilat mendohet të jenë thelbësore në krijimin e ADN-së dhe të jetës në përgjithësi. Shkencëtarët ishin në gjendje të izolonin komponimet dhe të faktojnë se ato nuk janë krijuar këtu në Tokë. Kjo, veçanërish ishte shumë e rëndësishme, pasi kritikët shpeshherë përmendin ndotje si arsye për këto komponentë që shfaqeshin në meteorit që ishin studiuar në të kaluarën.
Shkencëtarët e NASA-s, gjithashtu arritën në përfundimin se disa shkëmbinj hapësinorë -në varësi të përbërjes së tyre dhe shpejtësisë – punojnë dhe funksionojnë si objektet e prodhimit dhe transportimit të këtyre paraardhësve biologjikë. Ky zbulim është shumë i implikuar pasi gjetjet e tij, janë shumë më të gjera dhe sugjerojnë që njerëzimi mund t’i detyrohet ekzistencën e tij, një meteoriti të mirë-vendosur në planetin tonë. Meteorit, i cili vizitoj në ditët e para të krijimit Tokën dhe se pa atë planeti ynë mund të ishte e të mbetje e thatë dhe shkëmbor.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi