Shpërthen konflikti me “Besfort Video”, e akuzon për vjedhje
Sun 19 Feb 2012 - 14:04
Një konflikt personal ka ndodhur këto ditë në rrjetin social facebook, ku kanë qarkulluar biseda private midis Flori Mumajesit (Threedots Producer) dhe Besfort Hasanajt, i njohur gjithashtu edhe si BESFORT VIDEO M1 apo Chibis Hasanaj. Pas shkëmbimit të komenteve publikisht në profilet e tyre në facebook, për komente që kanë degjeneruar në sharje e fyerje Flori Mumajesi ka vendosur të japë sqarimin e tij nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke e sqaruar kështu publikisht të vërtetën e sherrit virtual me Hasanajn. “Shumë akuza dhe diskutime janë përhapur në lidhje me këtë bisedë, e cila është zhvilluar me fjalë dhe tone të forta, si pasojë e provokimeve të vazhdueshme nga Besfort Hasanaj”, pohon Flori. Më tej, ai shton se situata mbi atë që ka ndodhur në të vërtetë dhe se për çfarë bëhet fjalë konkretisht nuk është e qartë për publikun, ndaj dëshiroj që me anë të këtij komunikimi të sqaroj opinionin publik. Besfort Hasanaj prej kohësh ka kërkuar të bashkëpunojë me mua për produksionet e realizuara prej tij. Propozimet e bëra kanë pasur si qëllim mbledhjen e të ardhurave të gjeneruara nga platforma online, si për shembull You- Tube etj. Për të sqaruar publikun mbi këtë pikë, prej kohësh platforma YouTube (dhe të tjera të ngjashme me të) ofron mundësinë e partneritetit me to, duke shpërblyer kështu krijuesit e veprave audiovizive për çdo shikim që u bëhet atyre në YouTube. Por ku qëndron konflikti në të vërtetë mes Flori Mumajesit dhe z. Hasanaj? Sipas Mumajesit: “Hasanaj gjeneronte të ardhura nga produksione muzikore të realizuara nga unë, për të cilat jo vetëm që nuk kishte marrë asnjë autorizim prej meje, por nuk ka pasqyruar kurrë të ardhurat e gjeneruara prej tyre. Dhe sigurisht nuk ka shlyer asnjë detyrim ekonomik ndaj meje si gëzues i pjesës më të madhe të të drejtave autoriale mbi këto vepra, cilësojmë: kompozitor, tekstshkrues, publisher. Në shumë raste, këto publikime nga Besfort Hasanaj janë bërë pa asnjë lloj kontrate ose duke marrë një autorizim nga interpretuesi apo këngëtari (që sigurisht as ai nuk ka parë asnjë të ardhur nga këto publikime), ndërkohë që do të duhej të kishte kontratë ose autorizim gjithashtu nga unë dhe nga Threedots Albania Music Publishing, përpara se të kryheshin këto publikime. Besfort Hasanaj më akuzon me faktin se këngëtari ka paguar për këngën e realizuar dhe, si pasojë, është pronar i të gjitha të drejtave, por sigurisht kjo nuk është aspak e vërtetë”, sqaron ai më tej. Pagesat që kryhen ndaj një kompozitori apo studioje kanë të bëjnë me shlyerjen e detyrimeve të këngëtarit ndaj producentit dhe studios, orët e punës, por sigurisht edhe garantimin e disa të drejtave ekskluzive, që në këtë rast i kalojnë këngëtarit”, vazhdon më tej Mumajesi. Më tej, ai sqaron se “Hasanaj e ka përcjellë konfliktin me Flori Mumajesin gjatë gjithë aktivitetit të tij online me ngjyra patriotike, raciste dhe madje ka aluduar se konflikti në fjalë ka të bëjë me një rivalitet Kosovë-Shqipëri, e madje ka përdorur terma vëllezër e motra, serb, grekë etj. Këto janë vetëm disa tentativa të dështuara të tij, për të mbuluar në fakt problemin e tij të vërtetë, abuzimin me çdo artist/ e shqiptar/e, i/e cili/a mbase nuk ishte i/e informuar mbi të ardhurat që gjeneroheshin nga publikimet e materialeve audiovizive, por i gëzoheshin të pasurit shumë klikime dhe në këmbim firmosnin autorizim për z. Hasanaj (edhe pse në fakt ai nuk mund të hyjë në një marrëdhënie publikimi vetëm me interpretuesin e një vepre muzikore). Besfort Hasanaj më akuzon publikisht për marrëveshje të çuditshme dhe për shkelje të të drejtave autoriale të disa artistëve, pasi ky i fundit ka marrë masa për heqjen e të gjithë materialeve nga You- Tube, të drejtat autoriale të së cilave i gëzoj unë si krijuesi i tyre dhe publikimi i tyre është kryer pa asnjë autorizim, marrëveshje apo çdo formë tjetër komunikimi me të. Besfort Hasanaj e akuzon Flori Mumajesin me faktin se këngëtari ka paguar për këngën e realizuar dhe, si pasojë, është pronar i të gjitha të drejtave, por sigurisht kjo nuk është aspak e vërtetë. Pagesat që kryhen ndaj një kompozitori dhe/ apo studioje kanë të bëjnë me shlyerjen e detyrimeve të këngëtarit ndaj producentit dhe studios, orët e punës, por sigurisht edhe garantimin e disa të drejtave eklskluzive, që në këtë rast i kalojnë këngëtarit.
CILAT JANË TË DREJTAT AUTORIALE TË KËNGËTARIT
1. Këngëtari gëzon të drejtat ekskluzive për t’ia kaluar këtë material muzikor një distributori CD/DVD etj. kundrejt pagesës. Kjo pagesë i shkon ekskluzivisht këngëtarit me detyrimin e vetëm të njohjes publike dhe përmendjes së autorit/kompozitorit/ tekstshkruesit në koverin e CD/DVD-ve etj. Shembull: Muzika: Flori Mumajesi, Teksti: Flori Mumajesi, Orkestrimi: Flori Mumajesi. 2. Këngëtari gëzon të gjitha të drejtat të performojë këtë material muzikor në publik, koncerte etj., pagesat e të cilave i shkojnë sigurisht këngëtarit. 3. Gjithashtu, këngëtari gëzon të gjitha të drejtat si interpretues, në rastet kur gjenerohen të ardhura nga forma të ndryshme dixhitale në internet, në media apo transmetimet radiofonike, televizive, ringtone etj të këtij materiali muzikor. Duke u bazuar në këto kritere, kohët e fundit Flori Mumajesi por gjithashtu kompania më e re “ThreedotsAlbania Music Publishing”, ka marrë masa për heqjen e të gjithë materialeve nga kanale si YouTube (e të tjerë të ngjashëm me të), ku sistematikisht janë shkelur të drejtat autoriale nga Besfort Hasanaj.

- Hoxha nga Prizreni akuzon femrat për amoralitet (VIDEO)
- Dështon lëshimi i satelitit të NASA-s, shpërthen pas rrëzimit (video)
- Shpërthen Elhaida Dani në “The Voice of Italy”, juria e mahnitur (VIDEO)
- Konflikti me Azerbajxhanin, Armenia: ‘Jo’ Eurovizionit
- Elbasan konflikti për pronën, plagosën babë e bir
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi