Parku i Antigonesë, shërbime të reja turistike
Sun 19 Feb 2012 - 15:29
Parku Kombëtar i Antigonesë qendra më e rëndësishme arkeologjike në qarkun e Gjirokastrës planifikon të ketë këtë vit një numër të shtuar turistësh dhe vizitorësh vendas, falë kjo promocionit të sitit, gërmimeve të kohëve të fundit dhe ngritjes së një rrjeti të gjerë partnerësh që do të ofrojnë shërbime alternative në funksion të vizitueshmërisë së parkut. Ëngjëll Serjani, Drejtor i Parkut thotë se sezoni i ardhshëm do të ofrojë shumë risi.Operatorët turistikë që i janë bashkuar iniciativës së parkut ndihen optimistë prej nivelit të bashkëpunimit dhe presin nivel të lartë të interesit për sitin ndërsa edhe ata flasin për risi që ofrohen për herë të parë.Për herë të parë këtë vit në Antigone do të organizohen kampingjet verorë, orë hipizmi, zbulime të shtigjeve malore me kuaj, ngjitje të lira alpinistike të kombinuara me një rrjet të gjerë shërbimesh akomoduese dhe kulinarie të zonës.
Turizmi në Berat, 86 vizitorë nga SHBA në qytet
Një grup vizitorësh amerikanë janë bërë pjesë e promovimit të vlerave të qytetit të Beratit gjatë një vizite të zhvilluar në qytet.
Berati është bërë pjesë e një destinacioni për një grup vizitorësh amerikanë , të cilët pasi kanë mberritur në Tiranë kanë vizituar qytetin e njemije e nje dritareve. Rreth 86 vizitorë të ardhur nga Amerika janë njohur me vlerat e qytetit dhe kane vizituar Muzeun Kombëtar 'Onufri' dhe lagjen ‘Kala”.
Drejtori i Trashëgiminis Kulturore Olsi Lafe, në thote se fakti që Berati është bërë pjesë e UNESCO-s ka bërë që vizitorët të kene shume interes për ta vizituar atë. Në lidhje me mundësinë që ka ky qytet për zhvillimin e turizmit Lafe u shpreh se këtë gjë tashmë e tregon rritja e numrit të vizitorëve.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi