Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:16
Biografia e Gjyste Vulaj

Me zërin tim i shëroj njerëzit 100 %

Gjyste
Vulaj u lind në fshatin Vuksanlekaj ( Malësi) më 09.07.1977. Që dhjetë
vite është e martuar me Sokol Vulaj me të cilin ka një vajzë. Emri i saj
tashmë është bërë i njohur në muzikën shqiptare. Tani ajo është bërë
shumë e adhuruar nga të gjithë shqipatrët kudo jetojnë. Zëri i saj ka
arritur të depërtojë pothuaj në çdo shtëpi shqiptare. Deri më tani
Gjystja ka realizuar katër albume dhe një videokasetë. Së shpejti pritet
edhe dalja e videokasetës së dytë, kurse albumin e pestë ka ndërmend ta
realizojë vitin që vjen. Është pjesëmarrëse e shumë koncerteve brenda
dhe jashtë Malit të Zi, ndër të cilat ajo veçon atë në Melburn, Sidnej,
Hanover, Shtutgard e shumë e shumë të tjera. Përveç se këndon, Gjystja
shkruan edhe tekste. Merret edhe me dizajn grafik. Po ashtu merret me
rregullimin e montazhit të videoklipeve, të fundin prej të cilave e
punoi vetë. Në horoskop është gaforre.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:17
Biografia e Bleros

Romantiku i quajtur Blero

E pershkruan
veten si njeri te thjeshte dhe mjaft romantik. Nuk e pelqen jeten e
nates, nuk i beson horoskopit, por e fejuara e detyron ta lexoje
ndonjehere. Ende nuk ka ne plan te martohet.

"I flakte pas
futbollit dhe ekipeve Real Madrid dhe Milano, kengetari Blerim
Muharremi, i njohur si Blero thote se adhuron konkurencen mes
kengetareve dhe kendimin LIVE". Se pari i njohur nga dueli me Memli
Krasniqin ne kengen "Kthehu", ai vjet ka realizuar albumin e titulluar
"Hapi i pare". Kjo kenge pelqehet shume, sidomos nga vajzat. Thote se
per albumin e pare te tij ka punuar 5-6 vjet, por ia ka vlejtur, pasi qe
ka arritur sukses te madh. "Eshte nje album origjinal, kenget jane te
punuara te produksioni i cili per shume cka nuk do te plasonte kenge te
vjedhura".

Blero thote se nuk ka menduar kurre se do te arrije
kaq sukses te madh dhe "celes" per kete e konsideron punen me njerez te
duhur. "Memli Krasniqi eshte shtylla e suksesit tim ne Kosove, eshte i
vetmi qe e pyes per gjithecka, eshte profesionalist i vertete" thote
Blero, adhurues i kengetareve R.Kelly dhe Stevie Wonder.

Muziken
e tij e definon se R&B dhe Pop. Albumi i tij i dyte do te editohet
ne fund te ketij muaji ose ne fillim te muajit tjeter. "Jam duke duke
bashkepunuar me shume njerez si ne Suedi, ashtu edhe ketu ne Kosove. Jam
takuar me nje talen te madh, Besnik Belegun, me te cilin punoj reth
albumit te dyte"

Se fundit ka marre pjese ne festivalin "TopFest"
ne Tirane, ku eshte pritur mire nga publiku, por mendon se vleresimi
nuk ka qene korrekt. "E kam marre cmimin qe me eshte nevojitur, ate te
publikut, por te gjithe thane se e kam merituar qe e ka fituar Ermal
Fejzullahu, te cilin e vleresoje shume".Kjo ishte nje storie rethe
Bleros.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:18
Biografia e Edona Llalloshit

Nje permbledhje e shkurter per Edona
Llalloshin.

Ka lindur ne 26 Korrik 1979 ne Prishtine. Shenja e
saj e oroskopit eshte Luani. Hobi i saj eshte Muzika dhe sidomos ajo e
lehte dhe klasike. Kengetarja qe i pelqen me shume eshte Celine Dion,
ndersa nga aktoret pelqen Sharon Stone dhe Julia Roberts. Shkrimtari i
saj i preferuar eshte Ismail Kadare. Per te Prishtina ngelet qyteti me i
dashur. Stina me e bukur per te mbetet Pranvera, ndersa e nervozojne
shume Thashethemet.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:18
Biografia e Adelina Ismajlit

Adelina pianiste
Vajza kosovare
ka lindur në vitin 1977 në Prishtinë. Ka mbaruar shkollën për muzikë dhe
1 vit pranë Akademisë së Arteve të Bukura në degën e Pianos. "Mund dhe
guxoj të them se jam një pianiste solide, mesatare", tregon me
sinqeritet këngëtarja e njohur.

Çmimi i parë
Ka qenë 6-7 vjeçe
kur ka fituar çmimin e parë të jetës së saj.
"Ishte kënga "Ne jemi
bukuria e atdheut". Isha shumë e vogël dhe atë vit atë vit kisha filluar
të këndoja", kujton Adelina me nostalgji festivalin e fëmijëve që i
hapi rrugën e artit.

Shtatë qind këngët
Nuk mund të thotë me
saktësi se sa këngë ka kënduar një nga popstaret më të reja në moshë,
por më me eksperiencë në muzikë. "Në Kosovë nuk evidentohen gjëra të
tilla, për shkak të atyre që ndodhën. Por shifra mund t'i afrohet numrit
700 këngë në repertorin tim", shton ajo.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:19
Biografia e Bleona Qerretit

Datë lindja: 14.05.1979
Vendlindja:
Korçe
Vendbanimi:Tirana
Gjatesia: 174 Cm
Pesha: 57Kg
Shenja
zodiakale: Demi

Një nga më të njohurat këngetare& showgirl
në Shqipëri kosovë maqedoni dhe gjithkund ku ndodhen shqiptarë.
Që në
moshë të vogël dallohet për pjesmarrje aktive në aktivitet e ndryshme
të zhvilluara për fëmijë në Korçë dhe Elbasan.
Perfaqësimi i saj i
parë ndërkombëtar ka qenë në festivalin ballkanik të grupeve të fëmijëve
në vitin 1991 i cili u zhvillua në Preveza të Greqisë.
Në vitin
1991-1994 aktivizohet si këngëtare dhe spikere në estradën profesioniste
të teatrit "Skampa në Elbasan".
Në vitin 1994 merr pjesë në
Festivalin kombëtar të këngës zhvilluar nga radio televizioni shqiptar.
Ne
vitin 1995 është pjesëmarrëse e festivalit të pranverës me këngën "Si
të panjohur" Boom-i i saj ka qenë në festivalin kombëtar në dhjetor të
vitit 1995 me kengën "Lermëni" Mbas pjesëmarrjes së sukseshme në
festivalin e pranverës 96 ftohet në një turne në Zvicer me këngëtarët më
të njohur shqiptarë. Gjatë kësaj kohe provon të këndojë këngën
popullore shqiptare duke marrë pjesë në koncertin e këngës së perpunuar
popullore që u zhvillua në Shkodër.
Vazhdon me këngën popullore duke
marrë pjesë në festivalin botëror të këngës folklorike që u zhvillua në
Francë në gusht të vitit 1996 ku ishte prezantuese dhe këngëtare e
grupit "Arbana" që perfaqësoi shqipërinë në këtë festival.
Në tetor
të vitit 1996 vazhdon koncertet e saj në një turne 2 mujor në gjermani,
Belgjike dhe Hollandë Kthehet për të marrë pjesë në festivalin kombëtar
të dhjetorit 96.
Në pranverën e vitit 1997 megjithë kushtet e
vështira social-ekonomike dhe trazirat në Shqipëri arrin të realizojë
vidoklipin e saj të parë të këngës "Era" me të cilin perfaqësohet në
festivalin e pranverës 97.Vidioklipi është transmetuar nga stacioni TV5
Francë në një emision për Shqipërinë.
Në verën e 1997 ftohet 2 muaj
nga shqipëtarët e Malit të Zi për koncerte në Ulqin. Në tetor të 97
ftohet nga shqiptaret në Zvicër për një turne 1 mujor.
Në dhjetor të
97 perfaqesohet denjesisht në festivalin Kombetar të Radiotelevizionit.
Në Janar të vitit 1998 realizon albumin e parë të saj të titulluar "Kam
qejfin tim". Në Maj te 1998 është prezantuese së bashku me rektorin e
Akademisë së Arteve zotin Kastriot Çaushi, dhe këngëtare në Koncertin më
të madh që u zhvillua për Shqiptarët në Greqi organizuar nga Kompania
"Koha Jonë".
Në Shtator të vitit 1998 fiton Konkursin në Akademinë e
Arteve të bukura në degën e Aktrimit.
Prezanton Festivalin e
Pranverës ne Qershor të 1999 ku këndon dhe hitin e saj "Nëse më do
fort". Në verën e vitit 1999 merr pjesë në një turne humanitar në
Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Austri etj...
Në Tetor 1999,
nxjerr për publikun Video-Kasetën e saj të parë me titull "Kam qejfin
tim", e cila u realizua ne Gjermani gjatë verës 1999.
Ne Nëntor të
vitit 1999 në një periudhë 1 mujore mban koncertet e saj në Zvicër. Në
Janar të vitit 2000 realizon albumin e saj të dytë me titull "Nëse më do
fort" me 13 këngë. Ne verën e vitit 2000 realizon Videoklipet e reja të
albumit të dytë.
Në Shtator të vitit 2000 merr pjesë në Turneun më
të madh të organizuar per Shqiptarët në Europë
Në vitin 2001
realizon kontratën e saj të parë të mirëfilltë me menaxherin Jeton
Dautaj dhe realizon rreth 80 koncerte në të gjithë europën.

qershor të po këtij viti del në shitje për fansat albumi i saj i tretë
me titull "S'me behet vonë" i cili arrin rekordet e shitjes në Shqipëri.

Në shtator të vitit 2001 realizon në Itali me regjizorin Nicola
Doersole vidioklipin e këngës "S'me behet vonë" e cila shnderrohet ne
hitin e 2001 për rininë. Pas 2 turneve absolutisht të sukseshme në mars e
tetor të vitit 2001 ftohet eskluzivisht në diskoteken " macumba " në
Fribourg ku prêt nderrimin e viteve.
Ne vitin 2002 rinovon kontraten
me menaxherin Jeton Dautaj dhe ne janar te 2002 ftohet ne skandinavi
nga shqiptaret se bashku me grupin Corona
.Ne muajt shkurt mars
vazhdon koncertet e saj ne Zvicer Austri dhe Gjermani ne muajin prill
ftohet serish ne skandinavi ( Copenhagen goteborg dhe oslo ) se bashku
me grupin elita 5 .
Ne qershor 2002 diplomohet ne akademine e arteve
te bukura ne degen e aktrimit me pjesen “xhaxha vanja”
.Ne korrik
del albumi I saj I katert me titull ”ik meso si dashurohet” I cili thyen
rekordet e tregjeve shqiptare dhe shitet ne masen 90% del njekohesisht
dhe vidioja e kenges “ik meso si dashurohet”.
Ne gusht Qereti nis
nje turne madheshtor ne te gjithe shqiperine ku pushton edhe sheshet e
qyteve kryesore.
Nata finale e ketij turneu madheshtor perfundoi ne
qytetin e Tiranes ku Qereti kendon se bashku me grupin Elita 5 live
perpara syve te rreth 80 mije shikuesve.
Ne 1 nentor te ketij viti
shkon ne Gjermani ne nje turne madheshtor per shqiptaret.Ne fillim te
dhjetorit del ne treg vidiokaseta e dyte e bleones me titull “ik meso si
dashurohet”me insertet me te mira te turneut neper shqiperi.
Ne
vitin 2003 vazhdon konceretet e saj ne Europe ne Zvicer Austri Gjermani
Skandinavi etj.Ne pranveren e po ketij viti nis punen per albumin e saj
te 5 ku krijon bashkepunime te reja me kompozitoret Wirus I.Berani
Xh.Gashi A.Hila etj dhe me autoret e teksteve A.Doci dhe J.Papingji.
Ne
veren e 2003 ftohet ne ulqin ku jep koncerte per rreth 2 muaj ne
diskotekat verore te Malit te Zi.Ne periudhen tetor –dhjetor 2003 krahas
koncerteve ne diaspore kengetarja realizon nje turne prej 5 koncertesh
ne Itali dhe Greqi ne te cilat pati nje pjesemarrje te bujshme te
shqiptareve qe jetonin atje te cilet paten rastin ta ndiqnin kengetaren
live ne skene,jo vetem prej ekraneve te festivaleve.
Ne dhjetor te
po ketij viti del ne shitje albumi I peste I kengetares me titull”Ti nuk
di as me ma…lyp”I shoqeruar nga vidioklipi me I ri I saj.
Gjate
nderrimit te viteve shqiptaret ne Zvicer paten mundesine ta ndiqnin
kengetaren nga afer ne nje nga diskot e zurihut ku ajo ishte e ftuar per
4 net.
Ne janar 2004 albumi I fundit arrin shifren 300 000 kopje te
shitura(kaseta +cd) duke e shnderruar Bleonen ne kengetaren e pare dhe
te vetme qe ka arritur kete rekord ne shqiperi.
Ne shkurt-prill 2004
vazhdon punen e saj ne koncertet e radhes ne diaspore .Ne qershor 2004
gjate nje vizite private ne USA,realizon performancen e saj te pare ne
nje koncert promovues te kengeve te saj ne Chicago.Ky koncert u dha
mundesine shume shqipetarve qe jetojne atje te kishin nje mbremje te
paharruar ,duke bere foto dhe duke biseduar me kengetaren.
Me 18
qershor 2004 , ftohet per te marre pjese ne NAAC dinner e zhvilluar ne
ambjentet e hotel PIAZA ne NY,ne te cilen nderohej z. Jams Bejker
personalitet ky I shquar amerikan ,vizitori me I rendesishem ne hapjen e
Shqiperise Demokratike ne vitet 1990 pas rrezimit te diktatures
komuniste.
Gjate veres 2004 ,kengetarja nis koncertet e saj te
perviteshme ne Kosove ,Maqedoni e Shqiperi.
Ne shtator 2004 merr
pjese ne nje mbremje muzikore e ftuar nga shqipetaret me banim ne
Suedi.mbremje ne te cilen ka kenduar live kenget me te bukura popullore
te muzikes shqiptare.Mbas kesaj mbremjeje tani eshte bere tradite tashme
qe ne programin e saj pervec kengeve me te bukura te albumeve,Bleona ne
cdo koncert kendon dhe kenge popullore te zgjedhura LIVE nga muzika e
larmishme shqiptare
Ne muajin tetor 2004 ftohet per te marre pjese
ne spektaklin per MISS Albania ne USA.Spektakel ky I cili u realizua ne
ambjentet eLinkoln Center ne Manhatan.
Dy muajt e fundit te vitit
2004 vazhdon koncertet e saje ne Greqi,Itali ,Zvicer dhe Gjermani.
Viti
I Ri 2005 e ka gjetur kengetaren ne Tirane ,Prishtine dhe Peje ,duke I
shnderruar ato dite festash ne nje kujtim qe do te mbetet gjate ne
memorjen e publikut.
Ne dy muajt e pare te vitit 2005 starton me
koncerte ne Zyrih,Frankfurt dhe Dusseldorf .
Ne muajin mars 2005 ne
USA,zhvillon nje nga takimet me te rendesishme ne karrjeren e saj ,me
avokatin dhe menaxherin Michael Novak ku ai I propozoi kengetares qe ajo
te futet ne tregun amerikan te muzikes duke provuar te realizoje nje CD
me hitet me te njohura merikane.te cilat do te hapin dyert e koncerteve
ta saj ne USA jo vetem per publikun shqipetar por edhe per ate
amerikan.
Ne muajin prill 2005,Bleona fillon punen intensive per
realizimin e kesaj Cd,ne nje nga studiot me prestigjioze ne Detroit e
quajtur studio “A recording”.Ne kete studio jane realizuar albumet e J.Z
Justin Timberlake disa kenge te EMINEM si dhe kolonat zanore te filmave
“Rush Our”. E impresionuar nga disqet e shumte te platinte te ekspozuar
te cilat kishin mbushur koridoret e studios ,ajo , me nje perkushtim te
jashtazakonshem vendos te tregoje edukaten e punes se nje kengetareje
profesioniste duke punuar per rreth 3 muaj cdo dite nga ora 18 deri ne
oren 04 te mengjesit.E gjitha kjo ne shenje falenderimi per ata njerez
te cilet ndryshuan rrenjesisht karrieren e saj,por njekohesisht.me nje
pergjgjesi te madhe per te personikfikuar te gjithe artistet e tjere
shqiptare.
Ne muajin qershor 2005, perfundon albumin e saj me 12
kenge anglisht.Duke mos lene pas dore asnjehere publikun shqipetar,duke
shfrytezuar edhe lidhjet e shumta te studios me agjencite e tjera
artistike eskluzivisht per te realizohet nje kenge nga kompozitori Kike
Santander I cili eshte njeri nga kompozitoret kryesor te kengetarit
Ricky Martin dhe te muzikes latine ne pergjithesi. Kenga titullohet Boom
Boom dhe eshte realizuar ne dy variante shqip dhe anglisht.Mbas marrjes
se licensave perktese per realizimin e kenges tek Henry Foxx agency ,ne
fund te muajit qershor 2005 kengetarja realizon hitin e saj te ardhshem
(Boom Boom ) I cili do te hidhet ne treg ne formen e nje CD single qe
permban kengen BOOM BOOM ne variantin shqip, anglisht ,bilingual dhe
karaokee.CD-ja single u shoqerua edhe me nje CD tjeter anglisht me hite
te njohura amerikane e cila u dha FREE per publikun shqiptar.
Ne
muajin korrik 2005,ne Miami FL realizon dy vidiot e kenges BOOM BOOM
shqip dhe anglisht me nje nga kompanite me te njohura amerikane e
quajtur “CHAOS FILM PRODUCTION” me producent Alyn Dorney I cili ka qene
nje nga producentet e e videos “Love don't cost a thing” te J.LO.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:19
Biografia e Pirro Çak

Pirro Çako lindi në Tiranë në një familje
artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako,
njëri tenor dhe tjetra soprano. Ambjenti artistik familjar krioji
traditën që ndoqi më pas dhe Pirro... Por ai kish vendosur ndryshe,
ëndrra e tij ish të bëhej kompozitor e të shkruante muzikë për të prekur
zemrat e mijëra njerëzve, ti bënte ata të gjenin në këtë muzikë një
ngjarje apo episod të jetës. Njohuritë e para muzikore i merr në moshen
6-vjeçare, duke ndjekur degën e pianos pranë shkollës "Kongresi i
Përmetit", me mesuese Lali Gabecin. Në moshën 9 vjeçare ndjek kursin e
parë të kompozicionit që u hap në Pallatin e Pionerëve ne Tiranë, me
inisiativen e kritikut të njohur të muzikës Spiro Kalemi. Me përfundimin
e shkollës 8 vjeçare në degën e pianos Pirro vazhdon studimet në liceun
artistik "Jordan Misja" në Tiranë, në degën e kantos, pasi prindërit
aspironin që të bëhej një pasardhës i tyre në këtë fushë. Studimet në
lice, të cilat zgjatën 4 vjet, ridimensionuan formimin e tij artistik të
deri atëhershëm.

Pas një përgatitje dy vjeçare me kompozitorin
Aritistin e Popullit Çesk Zadeja për degën e kompozicionit dhe nga ana
tjetër me Artistin e Popullit dirigjentin Rifat Tejqa në degën e
dirigjimit, ju dha e drejta për të ndjekur Akademinë e Arteve në degën e
dirigjimit, të cilën Pirro e kreu me sukses. Me mbarimin e studimeve të
larta emërohet në Radio Tirana, ku për 5 vjet me rradhë punon si
redaktor muzikë në programin e dytë. Por ëndrra e tij ishte të shkruante
muzikë, prandaj, duke përfituar edhe nga pozicioni i favorshëm ku
punonte, fillon të shkruajë këngët e para në anketat muzikore të
festivaleve për pionierë. Puna e tij krijuese jep frytet e saj hap pas
hapi derisa në vitin ’88 Pirro Çako merr pjesë për herë të parë në
Festivalin e Këngës në RTSH dhe është fitues me këngën "E duam
lumturinë". Do të pasojnë me rradhë Fest ’89 me këngën "Jemi zemrat e
çdo moshe", si fitues i çmimit të dytë; Fest ’90 me këngën "Veç një herë
jetojmë", fituese e çmimit të tretë dhe Fest ’91 me këngën "Horoskop
’92", gjithashtu fituese e çmimit të tretë.

Karriera e tij
premtuese ndërpritet nga erërerat e forta të tranzicionit dhe ai, si
mijëra bashkëatdhetarë, largohet nga Shqipëria drejt përëndimit, për një
jetë aq të ëndërruar dhe të panjohur, për tu vendosur në Paris. Me
kalimin e viteve fillon të ndjejë mungesën e publikut shqiptar dhe bën
një tentativë të parë për tu rikthyer në Dhjetorin e vitin ’94 ku merr
pjesë në Festivalin e RTSH me këngën "Një tren drejt lindjes". Por
situata në Shqipëri nuk premtonte, kështu që, me përmbushjen e kësaj
dëshire që kish munguar prej kohësh, rikthehet në Paris pa ndonjë ide të
qartë mbi të ardhmen.

Viti ’95 për Pirron nuk ishte si gjithë
të tjerët. Për herë të parë bëhet baba dhe dëshira për ti qëndruar afër
të birit, Anthony, dhe Invës, e cila ndërkohe kishte filluar të hidhte
hapa gjigandë ne karrierën e saj, e detyrojnë për disa vite të qëndrojë
larg jetës artistike shqiptare. Gjatë kësaj kohe njihet më mirë me
muzikën variete franceze dhe e finalizon atë me marrjen e diplomës në
"Ecole Normale de Musique de Paris / Alfred Cortot" në degën e
kompozicionit për muzikë filmi. Kjo kurorëzon dhe pasionin e tij për
kompozicionin.

Ana tjetër e pasionit mbetej muzika e bukur dhe
publiku që i mungonte gjithnjë e më shumë. Pas një periudhe 7 vjeçare,
Pirro vendos të rikthehet jo si turist, por kësaj rradhë si kantautor,
ëndrra që e kishte tunduar gjatë gjithë jetës. Ideja se ishte djali i
një këngëtari të madh dhe bashkëshorti i një sopranoje po aq të
talentuar e kishin vënë përpara një përgjegjësie artistike. Do të
shfaqej dhe ai si këngëtar një ditë vallë?. Ëndrra u bë realitet në
Tetor të vitit 2000, kur Pirro Çako bashkë me Rovena Dilon fitojnë
çmimin e parë në Festivalin e Kënges Magjike në interpretimin e këngës
"Për një çast më ndali zemra". Kjo i dha besimin në vetvete dhe hapi
portat për të vazhduar karrierën si kantautor. Po atë vit ai fiton
çmimin e tretë në Festivalin e 40 në RTSH me këngën "Antinostradamus",
por kësaj rradhë vetëm si kompozitor.

Një vit më vonë së bashku
me Redon Makashin është fitues i çmimit të tretë me këngën "Falja njërit
dashurinë" në Festivalin e Kënges Magjike, ndërsa në vitin 2003 kënga
"Unë ai, Ti ajo" fiton çmimin e kantautorit më të mirë po në këtë
festival.

Në Qershor 2004 publikon albumin e tij të parë të
titulluar "Herët a vonë". Brenda tij gjenden 15 këngët më të mira që ka
kompozuar e kënduar që nga pranvera e vitit 2000, ku pjesa më e madhe e
tyre do të dëgjohen për herë të parë nga publiku shqiptar. Në projektet e
tij pas albumit zë vend kompozimi i një komedie muzikale që do të ishte
një eksperiencë e re si për autorin ashtu edhe për auditorin shqiptar.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:20
Biografia e West Side Famili

Ata janë tre djem dhe kanë një
‘Mesazh’. Një afsh të munguar, sy të trembur dhe një buzë të çmendur:
Rolandi, Miri dhe Flori. Dikur shokë në një klase, tani anëtarë të një
prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë. Ata nuk mund të rrinë
një moment pa ngacmuar njëri-tjetrin apo pa bërë shaka aq sa të duket
se çdo gjë që thonë duhet ta mendosh mirë në është e vërtetë apo një
shaka e momentit. Pas suksesit të madh me këngën hit ‘Mesazh’, shikohen
në skenën e festivalit të “Këngëve të stinës”, por tashmë jo për të
kënduar, por për të prezantuar. Më pas çudia, ato të tre shoqërohen në
një koncert kushtuar Nënë Terezës nga një repist mjaft interesant,
kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i cili kryen në këtë rast
estravagancën e rradhës.B]

Miri
Shenja e horoskopit: Peshorja
Datëlindja:
tetor 1979
Pija e preferuar: Xhin
Ngjyra e preferuar: e kuqja

Landi
Ditëlindja:
Korrik 1980
Shenja e horoskopit: Gaforrja
Ngjyra e preferuar:
vishnja dhe e zeza
Pija e preferuar: Uiski, lëng portokalli. Kam disa
pije te preferuara sipas gjëndjes në të cilën ndodhem. Ndonjëherë madje
më pëlqen të pi dhe ujë.

Flori
Ngjyra e preferuar: Bezha
Shenja
e horoskopit: Peshqit
Ditëlindja: 28 shkurt


-E kujt
ishte ideja e këngës së Tironës e kënduar nga grupi juaj dhe Edi Rama?
Flori:
Ishte e jona. Ne nuk duam të komentojmë asgjë rreth këtij bashkëpunimi,
por them se njerëzit do ta pëlqejnë, sepse gjithmonë këngët me tema
sociale tërheqin.
-Ty Miri të mërzit ambienti që të rrethon dhe nëse
po, si e kalon ti atë gjëndje?
Miri: Kur jam i mërzitur më ikën
truri, zakonisht dal në ballkon bërtas, ulëras, derisa qetësohem.
-Po
kur je i lumtur çfarë bën zakonisht?
Miri: Në rradhë të parë varet
se për çfarë jam i lumtur dhe kush është objekti apo personi i cili më
lumturon, më pas i përkushtohem totalisht shkakut të lumturisë sime.
-Si
e kalon një ditë normale gjatë së cilës nuk je i impenjuar me punë?
Miri:
Çohem në mëngjes me afshin tim, pastaj gjithçka rrjedh natyrshëm, varet
nga preokupimet që do të kem atë ditë.
-Çfarë mendimi të vjen i pari
në mendje kur zgjohesh dhe çfarë mendon kur shikohesh në pasqyrë?
Miri:
Mendimi i parë në mëngjes ka të bëjë me preokupimet që do të kem gjatë
ditës ndërsa para pasqyrës mendoj: “O Zot sa i shëmtuar që jam.” Kjo
ishte sa për shaka sepse shpesh mendoj se përse jam zgjuar kaq poshtë
apo kaq lart me moralin. Në të shumtën e herëve mëngjesi im varet nga
ëndrrat që kam parë gjatë natës. Në mëngjes ngrihem rreth orës nëntë
sepse shikoj Palomën.
-Cila është femra ideale për ty?
Miri: Femra
ideale është ajo që eshtë e dashura ime. E hollë, e gjatë, me syrin e
shkruar, me shtatin si selvi, bëj shaka thjeshtë është shumë e mirë.
Famën
dhe emrin që keni tani në një farë mënyre ju a dhuroi kënga ‘Mesazh’.
--Sa të vërteta ka tek fjalët e tekstit të këngës?
Landi: Është e
vërtetë që teksti i këngës ‘Mesazh’ është bazuar në një histori të
vërtetë dhe jo vetëm kjo këngë, por të gjitha këngët tona kanë një
histori të vërtetë, kanë elemente të jetës sonë.
-Dhe ku është bazuar
teksti i kësaj kënge?
Flori: Teksti i kësaj kënge është bazuar tek
gjëndja jonë shpirtërore e atyre ditëve por veçanërisht tek gjëndja e
Landit.
Landi: Po, është e vërtetë që teksti i këngës pati si bazë
një histori timen dhe gjëndjen time shpirtërore ,por më e bukura është
se kjo këngë ndryshoi për mirë shumë gjëra në jetën time.
-Sa e
vërtetë është që teksti i këngës është bërë nga Flori në makinë ndërkohë
që ju po shkonit për të bërë provën e parë të këngës?
Landi: Ky
është një fakt i vërtetë por jo gjithë teksti i këngës është bërë në
makinë por vetëm pjesa e Florit. Miri që e pyeste Florin vazhdimisht se a
e kishte tekstin me vete që ta lexonte dhe Flori që duke kruajtur
mjekrrën siç e ka zakon po trillonte tekstin. Kur arritëm në prova
gjithçka ishte gati.
-Cilat janë ëndrrat që Landi i ka vënë qëllim
vetës që do t’i realizojë në jetë?
Një nga ëndrrat e mija ishte që të
prezantoja dhe kjo mu realizua. Unë kam tmerrësisht një qerre me
ëndrra. Ndonjëherë rri dhe mendohem ta ve veten time në shumë pozicione
në jetë duke thënë që kjo më shkon dhe kjo nuk më shkon. Ëndrra ime
ishte që të këndoja dhe po këndoj, nuk e dija që do të bëhesha i
famshëm. Një ëndërr tjetër është që të luaj një film dhe të bëhem një
avokat po kaq i suksesshëm sa ç’jam tani në këngë.
-Sa ka ndikuar
suksesi në jetën tuaj?
Landi: Nuk e them për modesti por suksesin e
konsideroj më tepër përgjegjësi, tani ne duhet t’i japim më tepër
publikut dhe jemi para një përgjegjësie të madhe. Kemi përgatitur një
surprizë goxha të madhe që do të na justifikojë para publikut për atë
kohë gjatë së cilës ne nuk jemi shfaqur por nuk duhet kuptuar sikur ne
kemi bërë pushim pasi jemi në punë, në shkollë dhe kemi patur dhe goxha
koncerte, me këngën jemi marrë shumë shumë pak, por nuk do ta zhgënjejmë
publikun absolutisht dhe jemi shumë në ankth për pritjen që do t’i
bëhet këngës sonë.
-Çfarë shije ju la skena si prezantues?
Ne e
kishim vendosur që më parë që nuk do të konkuronim tek Këngët e Stinës
dhe qëlloi që të ishim prezantues. Ky është një rrisk i rradhës për ne
dhe një eksperiencë e re.
Flori: Fillimisht oferta për të prezantuar
këtë festival mu bë mua por ishte një aventurë që nuk ma mbanin
shpatullat ndërsa kur je në grup përgjegjësia ndahet, kështu që është
një zgjidhje më e mirë.
-Cilat janë ambiciet tuaja?
Flori: Unë
asnjëherë nuk kam bërë plane të mëdha. Unë dua të kap gjërat e vogla, të
bëj një jetë normale, të lumtur dhe me shumë fëmijë, të bëj çdo vit
pushime dhe të shoh finalet e NBA-së vit për vit.
-Të tre së bashku
sa shpesh i frekuentoni Pub-et?
Më parë i kemi frekuentuar shumë
shpesh ndërsa tani i frekuentojmë shumë rrallë. Mundohemi që të gjejmë
mënyra të tjera argëtimi sepse erdhi një kohë që na u bë rutinë . E
premte e shtunë e djelë…pub pub pub…
Landi: Pubi nuk është kënaqësia
ime maksimale. Pavarësisht se ata që më shohin duke kërcyer mund të më
konsiderojnë të ekzaltuar, nuk është tamam ashtu.
-Cili është
ambjenti që ju bën të ndjeheni më mirë?
Të tre: Në Jalë. Jala është
një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë.
-Sa besoni tek Zoti?
Flori:
Besoj shumë.
Landi: Në qoftë se nuk do të besoja tek Zoti nuk do të
isha ky që jam sot. Unë i jam mirënjohës Zotit që më jep jetën dhe të
gjitha gjërat e tjera.
-Puna dhe fati në çfarë raportesh janë tek ju?
Flori:
Puna është e rëndësishme, ndërsa fati është shumë i rëndësishëm. Duhet
të kesh vullnet, talent, por po nuk pate fat nuk ecën dot përpara.
-Si
e shikoni të ardhmen e West Side Family?
Ne nuk e mendojmë që të
ndahemi por gjithçka mund të ndodhë.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:21
Biografia e Mariza Ikonomi

Mariza Ikonomi ka lindur me 12 Maj
1983 ne Tirane. Eshte 20 vjeç dhe ka perfunduar studimet ne liceun
artistik ''Jordan Misja'''. TAni ka filluar studimet ne Akademine e
Larte te Arteve dega kanto. Ajo ka filluar te kendoje qe e vogel duke u
aktivizuar ne qendren e kultures se femijeve e qe aty duke marre pjese
ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe Shkoder. Me pas me nje hap vigan u
ngjit ne skenen e Festivalit te madh kombetar ne moshen 12 vjeç. Nga
kengetaret e Qendres se femijeve ajo u perzgjodh nga Françesk Radi i
cili eshte nje nga kantautoret me te mire ne vendin tone. Mariza eshte
kengetarja e pare qe u ngjit ne kete skene ne nje moshe kaq te vogel.
Kenga e tyre fitoi çmimin e telespektatorit qe per ate vit ishte nje
çmim mjaft i rendesishem. Me pas çmime te tjera vershuan per Marizen. Ne
festivalin e femijeve, mori çmimin e pare me kengen 'Memedheu'. Po me
kete kenge fitoi perseri çmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te
femijeve. Me keto dy kenge Mariza u be shume e dashur jo vetem per
femijet por edhe per te rriturit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende
te tjera ku kendonte.Ne Maqedoni, Mariza fitoi çmimin e trete ne nje
festival mbarekombetar me kengen 'Le te kete gjithmone pranvere' ndersa
publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te vogel, me
syze tani e duartroket me zjarr si Mariza Ikonomi 17 vjeç por me nje ze
te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France dhe
me grupin 'Ilirianet' ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e
ketij grupi u mireprit ne festivalin e madh me kenget
'Ti me fal'
dhe 'Dashuri dhe Lot' dhe me albumin e tyre te quajtur 'Vegim Qiellor'
ku kenget kane fryme mistike sepse edhe pjesetaret e grupit jane
besimtare ne Zot. Pas kesaj rifilloi te kendoje vetem por duke u
mbeshtetur nga grupi me kenget teper te suksesshme 'S'do qaj'.

Kjo
kenge u kompozua nga vete Mariza dhe publiku i Kosoves, Maqedonise e
priti shume mire. Ne Festivalin e pranveres me kete kenge Mariza u
vleresua me çmimin interpretuesja me e mire 'Mikrofoni i Arte' dhe tek
Kenga Magjike doli perseri interpretuesja me e mire me kengen 'S'e di'.
Keto kohe Mariza ka realizuar dy videoklipe te kengeve 'Kur vjen e
Djela' qe eshte sigla hapese e nje 'show' televiziv dhe te kenges 'S'e
di'. Kenga e ketij festivali titullohet 'Tregome' dhe eshte nje kenge e
rrymes alternative
Ajo ka patur bashkepunim me kengetare e autore te
ndryshem sepse mund te kendoje çdo lloj zhanri muzikor duke filluar nga
ai popullor e deri tek ai alternativ e heavy metal. Kengetaret e saj te
preferuar jane CelineDion, Alanise Marisete, Guns'n Roses, Cranberryes
etj. Ushqimi i preferuar picca kapriçoza dhe patatet e skuqura edhe pse
eshte llupse e madhe.Familja e saj eshte e perbere nga kater pjesetar:
Prinderit dhe motra e saj qe e do aq shume dhe i ngaterrojne shpesh si
binjake sepse ngjajne shume. Aktori i preferuar Keanu Reeves
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:24
Gentiana Ismajli (e
njohur për publikun; Genta)


E Lindur më 24.04.1984 në Gilanë. Eshtë një
këngëtare shqiptare nga Gjilani, Kosovë. U bë e njohur pas prezantimit
të saj në programin e vitit të ri në Radio Televizionin e Kosovës me
këngën "Kthehu". Pas një kohe të shkurtë ajo nxori edhe këngën "Dridhem"
ku edhe ia realizoj spotin e kesaj kënge.

Është shumë e pëlqyer nga rinjtë në të gjitha trojet shqiptare, falë
imazhit të saj seksi, veshjeve ekstravagante por edhe këngëve të bukura
që mund të kategorizohen si turbofolk. Genta tani banon në Prishtinë,
por ajo ka banuar për disa vite edhe në ShBA: Chicago. Familja e saj e
ngushtë përbëhet nga 5 anëtarë, prinderitdhe dy motrat; Anda dhe Mani të
cilat janë në moshë më të re se Genta. I dashuri gjithashtu edhe
menaxheri i saj është Milot Binaku.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:25
Biografia e Unikatilit

Viktor Palokaj lindi më 1981 në Gurakovc, Kosovë. Është një rapper
kosovar me pseodonimin Rebel a.k.a Unikkatil, anëtar i grupit The Bloody
Alboz (TBA)
Viktor Palokaj u rrit m një familje patriotikë ne një fshat të Kosovës.
Gjyshi i ti Gjon (Tush) Palokaj, nje luftëtar patriot vdiq dukë luftuar
për Atdheun e tij. Viktori mbaroi shkollen fillore në Prishtinë, e
vashdoj tani me Gjimnasin. Ai ishte një nxenës i shkëlqyeshem dhe i
disciplinuar, por tani ai u bë nje djal i veshtirë dhe e humbi
disciplinen. Ai u larguar 3-herë nga Gjimnasi i Prishtinës "Sami
Frashëri", akoma nuk e ndryshoj aj sjelljen e tij, zemrën e tij ia mori
Rruga dhe Hip-Hopi. Në mes të vitit 1997 Viktori dhe familja e ti
emigroi në SHBA në pjesën Bronx (shqiptimi:Bronks) të qytetit New
York(shqiptimi:Nju Jork). Atje ai vazhdoi ëndrrën e tij per një kohë të
gjatë.
Viktor Palokaj-Rebel a.k.a (also known as-i njohur si) Unikkatil është
një rep këngëtar kosovar që jeton në USA,atje ai shkruan dhe inqizon
këngë shumë të pëlqyera dhe të kërkuara nga rinia.
Mirëpo edhe pse ai është afirmuar vonë duhet të cekim që Viktori ka
filluar të merret me rep që në moshë shumë të hershme.
Me 1992 Unikkatili inqizoi këngët e tij të para “Demokraci” dhe “Ta
zdhukim Policinë” dhe më 1993 ai inqizoi këngën e parë profesionale me
titull :”zingjirët që s’kputen”.
Pas disa vitesh,saktësisht me 1995 Viktori përjetoi një tragjedi,shoku i
tij i ngushtë Dren Thaqi u godit nga treni dhe vdiq,për këtë ndodhi ai
shkroi dhe inqizoi këngën “Shpirti N’Paqe” si kujtim për Drenin.
Në kohën kur për një fjalë kundër Sërbisë paguaje shtrenjtë Unikkatili
shkroi këngë në të cilat përmendeshin emra të policëve serb si ajo
“Vdekje Sërbisë” e megjithatë Radio Selavia në Pristhtinë frikoheshin
t’i emetonin kështu që nga të gjitha këngët e Unikkatilit aso kohe u
emitua vetëm “shpirti n’paqe”.Muzika që bënte Unikkatili ishte Hip-Hop
eksplicit, në të cilin pa frikë paraqiste realitetin ashtu si ishte dhe
këto ishin arsyet kyqe të mos afirmimit të tij në atë kohë.Ndonëse do
mund të zgjedhte rrugën e lehtë deri te fama duke mos përdorur shprehje
eksplicite ose fjalë kundër pushtetit të asaj kohe siç kishin bërë
shumica apo të gjithë reperët tjerë të asaj kohe,ai nuk ndërroi stilin e
tij dhe mbeti reper eksplicit dhe real,por i panjohur.
Më 1996 Unikkatili u fut në përleshje me një familje shqiptare dhe hyri
në gjak me ta.Kjo ishte arsyeja pse familja e tij vendosi të shpërngulet
për në SHBA.Ata u vendosën në Bronx (New York),vend ky mjaft i banuar
nga komuniteti shqiptar.Më 1998 Unikkatili e bën një këngë me disa
anëtarë të ABI,të cilën e titulluan “ Albanian Rule” dhe ishte më shumë
freestyle dhe shaka.Në po të njejtin vit Unikkatili punon këngën “if i
die u die” këngë kjo e cila nga shumë shqiptarë shihet si kënga më e
mirë rep e stilit Western.
Viktori kur arriti në USA menjëherë e formoi klanin TBA (The Bloody
Alboz) në të cilin një pjesë e anëtarëve mirren me muzikë rep,ndër ta më
të njohurit janë:Z.E.F ,Miloti, Ye-Toni,Polo,Zeni,Presioni(I cili
këndon vetëm shqip),Fame,Special-K,Tee etj.Unikkatili ka edhe studion e
tij të inqizimeve të emëruar “CONQUEROR RECORDS” në të cilën punon të
gjitha këngët e
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:26
Biografia

Ermal Fejzullahu ka lindur ne 23.08.1987 ne Prishtinë,Kosovë!Ermali
filloj karieren qe i vogel dhe tani ka arritur shume sukses.Krejt i
voglel bukurosh talent muzikal është ma i popularizuar prej kengtarve
shqiptar ne kete bote.Ermali është djali i Sabri Fejzullahut,qe është
një artist i popularizuar dhe shume kengtari i njoftun ne historin e
Kosovës.















BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? User_offline












BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Quote
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:27
Alban Skënderaj u lind më 20 prill
të vitit1982 në Lushnjë, por me origjinë është nga Vlora, është
këngëtar shqiptar. Babai i tij në atë kohë punonte si oficer dhe i duhej
të shpërngulej në Lushnje ku dhe u lind Albani. Pas disa vjetesh ai u
kthye prapë në Vlorë ku kreu shkollën e mesme "Halim Xhelo". Ai beri
çmendurinë më të madhe të jetës së tij duke u larguar me një shok në një
anije të rastit drejt Italisë, ndërkohë që familjet e tyre nuk dinin
asgjë. Atje ai vazhdoi nje shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë
degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Me vëllezërit e
tij ai hapi një dyqan mobilerish tip antikuaruiati. Në të njëjtën kohë,
ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë
zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe
për kanto. Në Itali, ai merrte shpesh pjesë në konkurse të vogla që
zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku ftonte shpesh cmime. Ndonëse
larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin këtu.
Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s, por
nuk u pranua. Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që
i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Kështu që ai
mori pjesë në Top-Fest 2 me këngën Vetem ty e cila u pëlqye shumë nga
publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll syte zerat e
shume adoleshenteve. Me pas ai nxorri ne treg albumin Fllad ne
shkretetire me kenge te kompozuara dhe te shkruara nda vete Albani. me 3
gusht te po atij viti aishfaq ne televizionet Shqipetare videoklipin e
kenges Thirrje e Deshperuar. Gjate veres ai ftohet ne plot pabe dhe
koncerte qe mbusheshin plot te rinj qe e adhuronin muziken e tij.ne kete
menyre ai arrin te thyeje te gjitha rekordet duke u bere vip për 10
muaj. Vitin tjeter ai merr perseri pjese ne Top-Fest 3 por kesaj rradhe
me ne bashkpunim me grupin kosovar Kthjellu me kengen Dicka qe pati te
njejtin sukses dhe fitoi vendin e pare perseri. Nderkohe ai u be ikone
publicitare e kompaniwse Vodafon.dhe erdhi te publiku me videoklipin e
kenges Ky ritem. Me 28,29,30 qershor ai luajti rolin e Romeos ne
musikalin Romeo & Zhulieta. Më pas ai mori pjesë në Festivalin e 45
të këngës me këngën "Eklips" ku doli në vendin e gjashtë. Me vitin 2008
ai merr pjese ne netet e Klipit ku mori cmimin e pare si klipi me i mire
nder shum klipe tjera.
















BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? User_offline












BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Quote
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:28
Biografia e Shkurte fejza
Shkurte Fejza u
lind më 18 nëntor 1961 në Mushtisht të Therandës. Mësimet e fillores i
ka bërë në Mushtisht, ato të së mesmes në Therandë, kurse të lartat në
Prizren dhe Prishtinë.
Paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në programet e
shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj. Në maj të vitit
1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe
shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”.
Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën e ka bërë atdhetari ynë i madh Jusuf
Gërvalla në gazetën e vetme të asaj kohe “Rilindja” në vitin 1975.
Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “Afërdita” në
Mushtisht, në të cilën Shoqëri, Shkurte Fejza është anëtare prej ditës
së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri do të bëhet e njohur në të gjitha anët
e Botës Shqiptare.
Viti 1978 është vit që bëri kthesë në jetën muzikore në Kosovë. Në këtë
vit mbahet Festivali i Gjirokastrës. Në këtë kohë, sidomos në qytete të
Kosovës dëgjohej me të madhe muzika serbe.
Festivali i Gjirokastrës nxori disa këngë të bukura. Për Shkurten kjo
ishte një mundësi e mirë, por më vonë do të vërtetohet se kjo ishte një e
mirë për tërë Kosovën.
Këngët “Këngë për Mic Sokolin”, “Moj Syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj.,
të cilat dëgjoheshin thuaja ilegalisht nga Shkurta, ndërsa
instrumentistët e “Afërditës” i përgatitën dhe shumë shpejt morën dheun.
Në pranverën e vitit 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës
(TVP). Dy emisione nga gjysmë ore u emetuan, ndërsa dy të tjera kurrë
nuk u panë nga publiku.
Veprimtaria e SHKA “Afërdita” shkonte furishëm dhe për një kohë shumë të
shkurtër u bë qendër e reflektimit të muzikës së mirëfilltë shqiptare
dhe e patriotizmit në Kosovë. Shkurta ishte Emblema e saj. Gjerë
më 17 janar 1981 paraqitet në qindra koncerte nëpër të gjitha qendrat e
Kosovës por edhe nëpër shumicën e fshatrave të saj. Me një fjalë aty ku
ishte një sallë aty edhe mbaheshin koncerte. Në vazhdim do ti cekim disa
koncerte.
Në korrik të 1979-ës në Shtëpinë Edukuese në Lypjan. Në Prishtinë mbahet
i dyti.
Me 4 - 6 dhjetor 1979 pjesëmarrja në RFBK në Drenas (Diplomë). Në
dhjetor të vitit 1979 në Therandë (IGK “Ballkan”)
Pas një pauze vazhdon seria e koncerteve.
Me 20 qershor 1980 në Therandë.
Me 25 qershor 1980 në fshatin Keqekollë të Malësisë së Gollakut.
Interesimi ishte shumë i madh, kishin ardhur burra, gra e fëmijë.
Detyrohemi t’i mbajmë dy koncerte. Shkurta e këndon këngën “Moj ushtria
popullore”, këngë për Ushtrinë Popullore të Shqipërisë. Një polic
insiston duke u lutur që ta përsërisë, ndërsa Shkurta tha: “Po si jo,
pasi ka edhe policë që e duan Ushtrinë tonë! Me gjithë qejf”.
Me 26 qershor 1980 u dha koncert në vendlindje - Mushtisht. Salla ishte e
vogël për të gjithë të interesuarit.
Me 1 korrik 1980 në Besianë. Populli i Llapit e kishte mbushur sheshin
para Shtëpisë së Kulturës. U mbajtën dy koncerte.
Me 7 korrik 1980 në Bllacë të Therandës.
Po ashtu me 7 korrik 1980 në Ferizaj, mbahen dy koncerte. Arsyet dihen.
Në këtë kohë krijohet idhull Shkurte Fejza.
Me 14 korrik koncert në palestrën e sporteve në Gjilan.
Me 21 korrik 1980 në Rogoçicë të Dardanës.
Me 25 korrik 1980 dy koncerte në Artanë (Novobërdë).
Me 26 korrik në Gjakovë, në palestrën e sporteve në qytetin ku me shekuj
kultivohej kënga popullore. Një pritje madhështore.
Pastaj, sërish koncerte në Kishnicë. Me 6 shtator 1980 në Dragash dhe
Brodosanë, me 8 shtator 1980 në Prizren, me 15 shtator 1980 dhe Kastriot
(Obiliq) me 21 tetor 1980.
Me 11 tetor 1980 në kryeqytet, në qytetin e studentëve, aty ku ishte
grumbulluar e gjithë energjia e rinisë në një kundërshtim të një
sistemi. Një atmosferë e tillë nuk mbahej mend se ishte krijuar
ndonjëherë. Me mijëra e mijëra njerëz kanë qenë dhe vetëm ata që kanë
qenë aty mund ta përshkruajnë si ka qenë. U krijuan aso rrethanash sa
që, me intervenimin e policisë, u dashtë të ndërpritet koncerti pak para
përfundimit.
Me 5 dhjetor 1980 koncert për bashkatdhetarët në Therandë.
Me 10 dhjetor 1980 në Klinë.
Me kërkesën e një grupi studentësh të Fakultetit të Bujqësisë, për herë
të parë do të këndojë në një program, tip restoranti. Ishte kjo
brucoshiada e këtij fakulteti. Këta studentë (Riza Demaj etj.) do ta
nisin demonstratën e 11 marsit të vitit 1981.
Koncertet e fundit me SHKA “Afërdita”, Shkurta do t’i mbajë me 17 dhe 19
janar 1981 në Qytetin e Minatorëve, në Mitrovicë.
Gjatë viteve 1981-1983 Shkurte Fejza detyrohet të bëjë pauzë sepse
kënga e saj ishte e ndaluar.
Në vitin 1984, pas shumë peripecive, bënë regjistrimin e katër
këngëve me censurë. Ishin këto këngët “Qohi djema shaloni atin”,
“Valizake, o ky vend i bukur me lule plotë”, “Maji i kuq” etj.
Gjatë këtij viti, kënga “O ky vend i bukur me lule plotë” bëhet hit në
valët e Radio Prishtinës, programi i dytë. Me votat e dëgjuesve e fiton
mikrofonin e artë. Bëhet edhe shpallja e fituesit publikisht, caktohet
manifestimi i marrjes së shpërblimit. Thirret Shkurta për ta marrë
shpërblimin, por dora e UDB-së ishte shumë e fortë dhe përmes stafit
menaxhues të Radio Prishtinës ndalohet dhënia e këtij shpërblimi që ia
kishin dhuruar simpatizuesit e këngës shqipe. Vlen të ceket se gazetari i
Radio Prishtinës, z.Fatmir Podrimaj, i dëshpruar nga një padrejtësi aq e
hapur, propozoi ta padisim Radio Prishtinën në gjykatë. Por, në atë
kohë edhe kjo do të ishte punë e kotë. Dorës së “fortë” edhe kjo iu duk
pak dhe për t’i humbur gjurmët e kishte shlyer më vonë edhe vetë këngën
fituese.
Duke ju falënderuar Qamilit të Vogël, edhe atë përmes “Jugotonit” në
Zagreb, Shkurta regjistron disa këngë në albumet e tij: “Bukuroshja” dhe
“Pranvera”. Kjo ishte në vitin 1984.

Viti 1985 do të jetë më i bujshëm për Shkurten. Në Ferizaj themelohet
një shoqatë e estradës muzikore e quajtur “Melodia”, e cila organizonte
koncerte. Gjatë vitit 1985-1986, Shkurta do të mbajë koncerte solistike
me mysafirët e saj në të gjitha qytetet në Kosovë dhe Maqedoninë
Perëndimore.
Në koncertin e Shkupit (Salla e sporteve - Kale) para mijëra
pjesëmarrësve ngjitet në skenë një plak me mjekër dhe flokë të thinjura
(Çulea Milea më duket) dhe në mikrofon thotë: “Jam nga Rijeka, jetoj
në Shkup si avokat. Jam adhurues i Shkurte Fejzës, i këtij zëri të artë
dhe ma kujton një të vetmin zë - si ky që e kam dëgjuar para 50 viteve
si student në Romë”
.
Në verën e vitit 1986 disa dashamirë të këngës nga Kërçova, në krye me
Sylejman Elezin vijnë në Mushtisht dhe kërkojnë që Shkurta të këndojë në
dasmën e tyre. Në atë kohë Shkurta nuk e praktikonte një gjë të tillë,
por fjalët e z.Ukshin Hotit (që e kishin angazhuar të intervenonte)
ishin më bindëse kur tha se, “kënga jote duhet të dëgjohet në Zajazin e
Mufailit të vogël”. Gjatë asaj vere e gjithë krahina e Zajazit dhe
Tuinit buçiste nga kënga e Shkurtes. Në një dasmë në Zajaz, udhëtarët e
detyrojnë të ndalet treni derisa të përfundojë kënga. Pastaj fillon
Tetova me rrethinë e kështu me radhë. Për pushtetin e atëhershëm kjo
ishte e papranueshme dhe ndërmori masa.
Me 13 shtator 1986 në dasmën e njohur në fshatin Stremnicë të Tetovës
ishin tubuar disa mijëra njerëz nga e tërë rrethina e Tetovës. Vijnë
policia maqedonase që të intervenojnë, por pasi që turma ishte shumë e
madhe vetëm i marrin shënimet e grupit muzikor. Pas disa ditëve Gjykata
Komunale në Tetovë lëshon aktvendimet për Shkurten dhe 10 anëtarët e
grupit muzikor me dënime prej 60 ditësh. Dënimet ekzekutohen në Kosovë.
Në këtë kohë Radio Televizioni i Prishtinës e hap Produkcionin e
kasetave në Prishtinë. Në TVP kishte kohë që këngët e Shkurtes nuk
emetoheshin, por duke e ditur se albumet shiten mirë e ndoshta edhe me
vullnetin e mirë të disave, Shkurta bën regjistrimin e albumit, “Ç’ke
Kosovë që po leshon za” (1987), pastaj edhe “Gurrë e shkrepa
(1988).
Në vitin 1988 Shkurta largohet nga procesi edukativo-arsimor si
arsimtare në shkollën në Mushtisht. I sekuestrohet pasaporta dhe i
pamundësohet edhe udhëtimi eventual jashtë vendit.
Fundi i vitit 1989 dhe fillimi i vitit 1990 sjellë në ditë Albumin me
titull “Oj Kosovë oj nana ime”. Kjo këngë do të bëhet mega-hit i
të gjitha kohëve. Albumin e editon Produkcioni Muzikor Kosovafonia
(firmë private).
Këtë vit Shkurta paraqitet në dy manifestimet më të rendesishme që do të
mbahen në Lubjanë, organizuar nga Shoqata “Migjeni”, dhe në Zagreb të
organizuar nga Shoqata “Nëna Tereze”.
Në vjeshtën e vitit 1990, Shkurta bashkëpunon me një firmë tjetër
private të re, por shumë profesionale dhe prestigjioze “Mega Medium”.
Fryt i këtij bashkëpunimi del në dritë albumi tjetër “Mbahu nëno mos ke
frikë” dhe prapë hiti i madhë me të njëjtin emër. Pastaj edhe video
programi i parë “Këngë e lot”.
Viti 1991 në bashkëpunim me kompozitorin e njohur nga Tropoja, Kolë
Susaj sjell edhe një album “Për mëmëdhenë”, ndërsa kasetat
detyrohemi t’i shumëzojmë në Sarajevë sepse fabrikën e kasetave të
RTP-së e kishin uzurpuar sërbët. Gjatë rrugës prej Sarajevës, policia
serbe i konfiskon 30.000 audio kaseta. Pasiqë edhe origjinali ishte
ishte konfiskuar detyrohemi që edhe një herë të përgatitet i tërë
materiali me orkestër dhe e bëjmë regjistrimin e programit në Dyseldorf
të Gjermanisë tek në pranverë të vitit 1992.
Këtë vit, pra më 1991, një grup studentësh organizojnë një turne nëpër
Kroaci për qëllime humanitare dhe, si zakonisht, Shkurta i përgjigjet
pozitivisht dmth. e tere turneja neper tere Kroacine pa asnje kompenzim.
Zoti e di se a janë destinuar ato mjete për atë qëllim për çka kemi
shkuar. Ishte turne e gjatë prej Osijekut, Zagrebit, Pulës, Rijekës,
Zarës e Splitit deri sa nuk na zuri lufta atje.
Në vitin 1992, në bashkpunim me shqiparë në Gjermani organizon koncerte
nëpër Evropë dhe nga të hyrat e koncerteve iu ndahen arsimtarëve përmes
LASH-it në Kosovë 41.500 DM.
Në vitin 1992, Shkurta shkon për herë të pare në Shqiperi. Këtu
regjistron këngën mbi rrugëtimin e parë në Shqipëri
Kam një lot m’pikon si ar
Se ndër shekuj jam shqiptar
E kur malet mi mbuloj bora
Për atdhe këngës ia mora
M’rreh si zemër qiftelia
Është Kosova është Shqiperia
Është një qiell që na bashkon
E një djep që na burrnon
Është një gjuhë qe flasim tanë
E një tokë që e thrrasim nanë.

Dhe pastaj e pershkruan rrugen keshtu:

Rruges sime per Shqipni m’ka percjell ai Drin i zi
Dhe u nisa per me ardhe porsi vala e Drinit te bardhe.

Në bashkëpunim me të ndjerin Pjetër Gaci dhe Zef Çoba, e realizon edhe
albumin me titull albumin “Kam një lot m’pikon si ar”.

Në korrik të vitit 1994, me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve
të Shqiperise, merr pjesë në Festivalin Botëror të Folklorit në
Karolinën Veriore në SHBA dhe shpërblehet me Çmim Special.

Në vitin 1995 e regjistron këngën kushtuar mërgimtarit “Çka ka zogu
që po qan
” por në vazhdim e bën këngën “Mekje s’ka” dhe albumin e
titullon “Vdekje s’ka” sepse sa do që ligështohemi nuk e pranojmë
vdekjen dhe nënshtrimin.
Në vitin 1996, me Shyhrete Behlulin e bëjnë albumin e përbashkët “20
vjet për ju”.
Viti 1997 sjell albumin” E kam emrin Kosovar”.
Me 1998 e editon albumin “Bashkojmë krushqit për Kosovën’’. Këtë vit
edhe albumin tjetër me Sh.Behlulin “Këngë e lot”.
Lufta e gjen në Mushtisht dhe kjo është histori më vete.
Në vitin 2000 albumi “ Jo nuk ndahet Mitrovica”.
Në vitin 2001 në festivalin e organizuar ne Shtutgart, me pjesëmarrjen e
këngëtarëve më të mire nga Kosova, juria profesionale në përbërje:
Fahri Beqiri, Engjëll Berisha dhe Andrea Gajda ia ndajnë vendin e parë
Shkurtes. Më në fund një juri vendos e lirë pa presione!
Në vitin 2002 albumi “Te dua Kosovë”
.
Gjatë viteve 2000 - 2004 së bashku me Shyhrete Behlulin, Remzije
Osmanin, Naxhije Fejzen, motrat Mustafa, Mahmut Feratin, Nikollë
Nikprelajn, editon shumë albume të përbashkëta me këngë të perpunuar si
dhe disa video programe.
Prej vitit 1992 gjer më tani nëpër shumë qytete të Gjermanisë, Zvicrës,
Belgjikës, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë, Austrisë, Anglisë, Italisë,
Kanadasë dhe SHBA-së, Shkurte Fejza shfaq me mijëra koncerte.

2005. Këtë vit editohet albumi “Shqiptari të dua”.
Në përgatitjen e albumeve, Shkurta ka bashkpunuar me kompozitorët:
- Pjetër Gaci, Zef Çoba, Kolë Susa Edmond Zhulali, Naim Gjoshi, Përparim
Tomçini, Aleksandër Peqi, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi, Burim Krasniqi,
Valton Beqiri, Ylber Asllani, Bekim Bislimi, Demir Krasniqi, Bekim Lumi
Në këngët e Shkurtes zënë vend tekstet e këtyre autorëve:
- Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Hamit Aliaj, Naim
Plaku, Gjok Beci, Ymer Shkreli, Faruk Tasholli, Naime Beqirajt, Bekim
Bislimit, Bekim Lumit, Fatmir Muja etj.

Por, më së shumti edhe poezitë e rilindësve tanë Gjergj Fishta, Naim
Frashëri etj
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:28
Biografia e Dudes
Nje Biografi Te Shkurter Per DUDEN

D.u.d.A = Death under double Arms
D.u.d.A = Burim Osmani
D.u.d.A ka lindur me 12.11.1985 n`Gjilan.
Me muzike ka filluar te merret qe i vogel por me krijimtari dhe
interpretime filloj prej vitit 1998-99. Po n`kete vite morri pjese edhe
ne disa koncerte t`medha dhe prej at`her s`ka ndaluar kurr se punuari
per te quar Hip-Hop`in dhe Rapin shqiptar perpara.
Viti 2001-02 ishte vit pushimi nga skena publike per Duden pershkak
t`problemeve t`medha qe i ka çdo njeri qe mirret me kete profesion ku
shumicen e kohes e kaloj n`rruge.
Kenga e pare profesionale ishte “Gangsterat” n`shtator t`vitit 2003 qe
tregonte mnyren e jeteses se Gangsterave n`Kosove.
Duda ditet e sotme ka maredhenie t`mira me shum grupe dhe kengtar nga
Kosova, Shqiperia, Anglia, Gjermania, Franca, Suedia etj.
D.u.d.A është një nga reper me te preferuar Shqiptarë, por kjo nuk i ka
mjaftuar. E ka kërkuar suksesin edhe jashtë vendit e fatmirësishtë e ka
gjetur .
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:29
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri me nofken Duffy'e u lind me 14 prill 1989 në
Varberg te Suedisë. Që ne rini Dafina u interesua ne muzikë dhe duke u
inspirur prej nënës se saj (Njëkohëshisht këngëtare e famshme ne Kosovë)
Dafina mori hapat e pare në ketë lami.

Duke nisur si shkrimtare tekstesh tashme Dafina ka arritur të behet një
nder këngëtaret me te njohura.

E kështu as medaljet s’mungojnë për ketë talent te ri te muzikës, ne
vitin 2007 ajo mori vendin e parë ne Polifest, kënga me të cilën fitoi
ishte “Rrallë e përmallë”. Gjithashtu ne vitin 2008 Dafina beri një boom
tjetër me këngën “Adios”, duke marr pjesë prapë ne Polifest ajo u
shpërblye me çmimin e publikut të atij viti.

Duffye, në vitin 2008 lëshoj në treg albumin e saj të parë me titull
“KnockDown”, ku pati një sukses shumë të madh.
dafina zeqiri gjithashtu mori pjes ne kengen magjike 2008 ku mori qmimin
MAGJIA E PAR.Mori pjes gjithashtu ne top fest6 ku mori pjes me kengen
dua qe ta di dhe kenga mori qmimin kenga më e mir RNB.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:29
Emri i Elvana Gjatës
nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të
plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Rruga e saj artistike ka
filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e pionierëve.
Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj,
vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën 'Të këndojmë së bashku'. Ky çmim
e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur. Merr pjesë në
spektaklin 'Kërkohet një yll', dhe në interpretimin e këngëve të Laura
Pauzinit del në finale, nën shkëlqimin e një ylli të fshehur tek
këngëtarja e re.
E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv,
'Ethet e së premtes mbrëma'. Elvana, me një paraqitje të admirueshme
skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë
simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e
ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa
dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më
të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj.
'Ethet e së premtes mbrëma', më hapi dyert e suksesit, në rrugën e
profesionalizmit muzikor', thotë Elvana, kur kujton momentet emocionuese
nga ky spektakël , i cili ndezi dritën jeshile në rrugën e saj
muzikore. Pas këtij spektakli, emri i Elvana Gjatës, nuk do të jetë më i
panjohur, por do të fillojë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës
shqiptare. Menjëherë pas 'Etheve', merr pjesë në një duet me solistin e
grupit 'The Dreams' në 'Maratonën e këngës popullore' dhe arrijnë të
dalin edhe në finale, ku Elvana dallohet edhe në interpretimin e këngëve
popullore. Në vitin 2003, merr pjesë përkrah emrave të njohur të
muzikës shqiptare, në festivalin e RTVSH, me këngën 'Pranë teje', me një
tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e
saj më të madhe. Së fundi, tek 'Kënga Magjike' e zhvilluar në Kosovë,
paraqitet në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ.
Kënga e saj 'Vetëm Zoti e di', ka pushtuar majat e hit-paredeve në
Kosovë, por, edhe në Shqipëri është një nga këngët më të dëgjuara në
valët e radios 'Energy'. Një nga qëllimet e saj në këtë koncert ishte që
kënga të kishte sukses në tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotësuar
dhe me fansa të shumtë. Është vetëm 18 vjeç dhe ka filluar përgatitjet
për albumin e saj të parë, që pritet të dalë në tregun muzikor në korrik
të këtij viti. Këngët e albumit janë të rrymave të ndryshme, por
mbizotëron rryma R&B, një nga rrymat më të preferuara nga të rinjtë
për momentin. Deri tani janë rregjistruar 11 këngë, të cilat janë
punuar me mjeshtëri nga Flori Mumajesi, producenti artistik i albumit.
Kurse këngët të gjitha janë të regjistruara në studiot e radios Energy,
dhe Andy Dj, i cili e ka mbështetur edhe financiarisht. Albumi do të
shoqërohet edhe me një videoklip, që do të filmohet jashtë vendit dhe që
do të jetë edhe supriza e publikimit të albumit. Krahas përgatitjeve
për albumin e saj të parë, ajo po përgatitet edhe për fillimin e
studimeve të larta në Akademinë e Arteve, dega regjisurë. Nuk do ta
tradhëtojë këngën, por në këtë degë ajo mendon të kompletohet
artistikisht, që në të ardhmen përveç se një regjizore e mirë, shpreson
të bëhet një show-girl e famshme.

Dy motra këngëtare Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka
zbuluar si këngëtare.Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në
konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Migena është studente në
vitin e fundit për kanto dhe për Elvanën, ajo ka qenë gjithmonë
'udhëheqësja e saj artistike'. Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e
nënkolonelit Fatmir Gjatës, në rrugën që ato kanë nisur, kanë gjetur
gjithmonë mbështetjen e veçantë të babait të tyre, që padyshhim një
pjesë e suksesit të tyre i dedikohet atij.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:30
ELSA LILA
Lindi ne Tirane ne
vitin 1981 ne nje familje artistike, babai I saj eshte kengetar dhe e
ema ishte nje violiniste. Ajo rritet me nje kulture te orientuar drejt
teatrit dhe muzikes duke e pasuruar ate artistikisht dhe duke I shtuar
deshiren per tu marre me art. Keshtu kariera e saj artistike ka filluar
shume heret pasi qe kur ishte femije ajo merrte pjese ne programe te
ndryshme televisive te TVSH. Ndersa startin e vertete e kreu ne
Festivalin e Kenges ne RTSH ne vitin 1997 kur ishte vetem 16 dhe fitoi
cmimin e pere me kengen “Pyes lotin”. Ishte pikerisht kjo kenge qe e
beri ate te njohur dhe mjeft te dashur per publikun shqiptar. Vitin qe
vijoi ajo mori serisht pjese ne Festival dhe triumfoi me kengen Larg
urrejtjes. Ne po ate vit ajo perfaqeson shqiperine ne Festivalin
Nderkombetar te Varnes ku u rrendit e para duke lene pas 14 pjesmares te
tjere nga e e gjithe bota. Gjithashtu merr pjese ne Expo 98 ne Lisbone
duke mbajtur nje koncert. Ne vitin 2001 presidenti I Shqiperise Rexhep
Mejdani e dekoron si Ambasadore te musikes Shqiptare ne Bote. Viti 2002
ishte me rendesi te vecante ne karieren e saj pasi merr pjese ne nje
emission ne Rai2 ku do te perzgjidheshin kengetaret e rinje te Sanremos
2003. Elsa I kalon me sukses te gjitha fazat dhe ne Sanremo 2003
prezantohet denjesisht me kengen “Valeria” dhe klasifikohet e teta.
Ne 2004-2005 trasferohet ne New York ku punon si fotomodele duke zene
kopertinat e shume revistave te njohura dhe ne te njejten kohe performon
ne teatrin prestigjoz Avery Fisher Hall per Sekretarin e Shtetit
Amerikan. Nje vit me vone merr pjese ne nje emission te rendeshishem te
CCTV televisionit kryesor kinez duke kenduar siglen ne gjuhen vendase,
net e njejten kohe pergatitet per debutimin e saj diskografik. Ne vitin
2007 rikthehet serisht ne Sanremo me kengen “Il Senso della Vita” qe do
te jete dhe kenga e pare e albumit qe doli ne pranvere te po atij viti.
2007 eshte nje vit teper I rendeshishem per te pasi ajo rikthehet ne
skenen Shqiptare duke prezantuar se bashku me Pirro Cakon Festivalin e
Kenges ne RTSH
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:32
Etno Engjujt ose Etno Melaqet BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Biggrin-Biografia
Biografia
/i39.tinypGenc Prelvukaj me origjine shqiptare nga Mali i Zi, ka lindur
me 16 korrik 1981 në Prishtinë, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme.
Tani studion në Fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës shqipe në
Universitetin e Prishtinës. Hobi i tij është futbolli, ndërsa gjatë
kohës së lirë lexon, pastaj i pëlqejnë edhe shëtitë nëpër vende malore.
Megjithëse mjaft i ri në moshë, Genci e ka pasion ka edhe koleksionimin e
gjërave të vjetra. -Genc Prelvukaj është kompozitori i grupit Etno
Engjujt. Ai merret me kompozimet e këngëve, orkestrimin e tyre si dhe me
krijimin e teksteve për grupin. Ai është i njohur për bashkëpunimet me
reperë të njohur shqiptarë, si Mad Lion, Don Arbas, Lyrical Son, si dhe
me këngëtaren RnB Arta Bajrami e shume këngëtarë të tjerë të rrymave të
ndryshme! Ai është edhe producent i pothuajse të gjitha albumeve "Made
in PRC". Përveç albumeve, ai ka krijuar shumë këngë të cilat janë bere
Hit-e ku dhe kanë fituar çmime. Ndër to është ai në festivalin
"Mikrofoni i Artë", ku mori çmimin "Tendencë 2003" me këngën Ende. Me
një çmim tjetër (çmimin e dytë) në të njëjtin festival u nderua në vitin
2002 me këngën "Vera" me Arta Bajramin. Genc Prelvukaj radhitet ndër
emrat më të suksesshëm të muzikës Rep dhe Hip Hop, si në Kosovë,
gjithashtu edhe në trevat tjera ku flitet dhe dëgjohet muzika shqipe.


BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? 28w2dz8


Milot Hasangjekaj ka lindur me 4 maj 1982 në Prishtinë, ku po ashtu
mbaroi shkollën e mesme dhe fillore. Tani studion në Fakultetin
Filozofik në Prishtinë, degën e Sociologjisë. Pas nxjerrjes së albumit,
tani përqendrimi i tij kryesor janë studimet, mirëpo gjen kohë të lirë
edhe për të shikuar filma, për të shëtitur si dhe për tu përkujdesur për
kafe-barin e tij. Bashkë me Gencin, kanë dhënë kontribut mjaft të madh
për zhvillimin e zhanrit rep dhe hip hop në Kosovë.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:36
February 5, 2009



BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? ZajkfotBukuroshja shqiptare Zajmina Vasjari , e cila është
gjithashtu dhe njëra nga fitueset e edicioneve të “Miss Shqipëria”,
është bërë së fundmi edhe më shumë e kërkuar dhe e klikuar në sitet
elektronike në internet. Në njërin prej tyre, janë publikuar disa foto
të cilat e pasqyrojnë Zajminën nudo. Admiruesit e saj, por dhe kuriozët
kanë patur rastin ta shohin atë në poza shumë të nxehta dhe shumë
provokuese.
. E pyetur për këto foto erotike, show-girl Vasjari, mohon
kategorikisht që këto poza të jenë realizuar prej saj dhe i quan ato
skandaloze. Ajo i konsideron ato thjesht fotomonzhe të shëmtuara.
FOTO
Janë një seri prej thuajse 8 fotosh në të cilat pasqyrohet Zajmina
Vasjari e cila pozon pa vello. Në këto poza ajo shfaqet me ngjyrën e
verdhë të flokët, ngjyrë të cilën për hir të së vërtetës ajo ka kohë që e
ka braktisur. Fotot që qarkullojnë në internet e paraqesin atë të
zhveshur herë nga mesi e sipër, e herë nga mesi e poshtë, gjithashtu mbi
secilën nga to është dhe i sigluar emri i saj. Pozat nudo kanë në sfond
ambiente të ndryshme duke filluar që nga përkulja mbi makinë dhe deri
tek shoqërimi i saj me një tjetër femër, e cila duket se quhet Xhuli.
Pikërisht këto foto ka shkatuar shumë debate dhe ndër vizitorët e
site-it, të cilët duken se janë të ndarë në grupe, disa nga ta mendojnë
se janë të realizuar vetë nga Zajmina, ndërsa pjesa tjetër e kundërshton
këtë ide. Të realizuara po ose jo prej saj, publiku mashkullor ka qenë
shumë aktiv në komente nga më të ndryshmet.
KËNGËTARJA
E pyetur në lidhje me këtë çështje këngëtarja bukuroshe Zajmina
Vasjari , ka mohuar kategorikusht që të ketë realizuar këto foto, madje i
ka konsideruar ato si vërtet skandaloze “Nuk është aspak e vërtetë që
unë i kam bërë ato foto dhe pse aty shkruhet emri im. Mund të shikoni që
fytyra ime është përdoruar në trupa të fotove nudo, për të aluduar
sikur unë i kam realizuar ato. Më duken vërtet skadaloze dhe i
konsideroj ato thjeshtë si fotomontazhe të shëmtuara”, ka përfunduar ajo
lidhje me këtë çështje.
FOTO-MONTAZHET
Në botë artistike jashtë Shqipërisë, këto lloj fotomontazhesh janë
shumë të përhapura dhe konsiderohet si diçka tepër normale që admiruesit
e VIP-ave të bëjnë edhe montazhe të ndryshme fotografike duke i
paraqitur ato shpesh lakuriq, apo në skena me karakter seksual. Në botën
shqiptare të VIP-ave është Zajminae
para që për mirë, apo për keq bëhet pre e këtyre montazheve.
KALENDARI
Zajmina Vasjari në vitin 2003, sëbashku dhe me disa të tjera bukuroshe
të tjera shqiptare si Elisabeta Gjinpali, Çiljeta Xhilaga, Aldona Elezi,
Denisa Cela, Zijada Melani, Xhorxhina Llogori, kanë pranuar të pozojnë
në një kalendar, i cili i pasyronte ato gjysëm të zhveshura. Ky kalendar
ishte i pari i këtij lloji i realizuar nga vajza shqiptare dhe në kohën
kur u realizua tërhoqi shumë dhe vëmendjen e publikut. Por dhe pse ky
kalendar ishte reklamuar si ato te realizuara nga “Max”, ose “Pirreli”,
në këtë të fundit Zajminakishte
pozuar me të brendshme veshur.
KARRIERA
E ka nisur si një “Miss Shqipëria”, por kjo nuk ka qenë finishi për
bukuroshen shqiptare. Shumë shpejt ajo, krahas modës dhe evenimenteve të
ngjashme, filloi të angazhohej në muzikë, duke tërhequr vëmendjen si
këngëtare shumë ekstravagante në skenë. Kënga për të u bë trampolinë për
të vijuar suksesin dhe për të arritur majat. Hapja e ateliesë së saj,
bëri që vajza e skenës të tërhiqte vemëndjen e publikut, këtë radhë edhe
si një biznesmene.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 11:41
Sabri Fejzullahu (lindur në Prishtinë më 16 shtator 1947) është aktor, këngëtar dhe politikan nga Kosova.
Në vitin 2002
ai ishte deputet i PDK-së
në Kuvendin e Kosovës.Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili
ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese
të Kosovës, por edhe më gjerë. Ka fituar 18 "Okarina të Arta" në
"Akordet e Kosovës", ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrur pjesë në
shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka
bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.
Sabriu ka luajtur në disa TV- dhe video-filma.
Ndër të tjerë ai luajti me Ibrahim Krajkovën "Lecin" dhe Rasim Thaqin "Cimën". Ai
luajti edhe në serialet "Kur pranvera vonohet" dhe "Autobusi". Po ashtu edhe në TV-komedinë "Qesh e
ngjesh" me Xhevat Qenën, Leze
Qenën, Ali
Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica
të zhanrit
komedi.
Karakteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është
përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin
duke e injoruar kamerën dhe në momente të caktuara e përdorë atë për
t´iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto momente janë të shkurta dhe
ndodhin gjatë ngritjes së zërit.
Sabri Fejzullahu është i martuar dhe ka 4 fëmijë. Ka mbaruar studimet
e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik, si dhe aktrimin
në Fakultetin e Arteve të Bukura.
I biri i tij Ermal Fejzullahu është një këngëtar i
njohur në zhanrin pop dhe popullore.
al-tini
al-tini
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 256
<b>Hobi</b> Hobi : patjeter
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Thu 25 Mar 2010 - 20:12
blej-ari shkruajti:Biografia e Gjyste Vulaj

Me zërin tim i shëroj njerëzit 100 %

Gjyste
Vulaj u lind në fshatin Vuksanlekaj ( Malësi) më 09.07.1977. Që dhjetë
vite është e martuar me Sokol Vulaj me të cilin ka një vajzë. Emri i saj
tashmë është bërë i njohur në muzikën shqiptare. Tani ajo është bërë
shumë e adhuruar nga të gjithë shqipatrët kudo jetojnë. Zëri i saj ka
arritur të depërtojë pothuaj në çdo shtëpi shqiptare. Deri më tani
Gjystja ka realizuar katër albume dhe një videokasetë. Së shpejti pritet
edhe dalja e videokasetës së dytë, kurse albumin e pestë ka ndërmend ta
realizojë vitin që vjen. Është pjesëmarrëse e shumë koncerteve brenda
dhe jashtë Malit të Zi, ndër të cilat ajo veçon atë në Melburn, Sidnej,
Hanover, Shtutgard e shumë e shumë të tjera. Përveç se këndon, Gjystja
shkruan edhe tekste. Merret edhe me dizajn grafik. Po ashtu merret me
rregullimin e montazhit të videoklipeve, të fundin prej të cilave e
punoi vetë. Në horoskop është gaforre.

Gjyste Vulaj kengetare te cilen e shikoj se po ta ndegjoja nuk gjej as nje vlere te mirefilltete kenges!!!
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Fri 26 Mar 2010 - 12:58
Shyhrete Behluli

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? 141

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Tag BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Tags
Shyhrete Behluli, Shyrhete, Shyrete, Shyhrete Beluli,
Shyhretja, Shyhreti





Adoleshenca u solli lidhjen qe u shnderrua ne
bashkeshortesi


Shyhrete Behluli dhe Luan Salihu, qe tani vazhdojne jeten e lumtur
bashkeshortore bashke me pese femijet e tyre, u njohen ne kohen e
adoleshences, te cilen e konsiderojne si pjesen me te mire te jetes qe
nuk mund ta harrojne asnjehere


Kengetarja Shyhrete Behluli, qe ne opinion njihet vetem me mbiemrin
Behluli, mban edhe mbiemrin e bashkeshortit Luan Salihu. Ajo si
adoleshente kujton kohen me te mire qe e ka kaluar ne jeten e saj. Ka
qene vajze e urte, e sjellshme dhe nxenese e shkelqyeshme. Ne kohen e
adoleshences ishte ne shkollen e mesme ne Suhareke dhe i duhej qe te
udhetonte cdo dite nga Mushtishti, qe ishte vendlindja e Shyhretes. Te
gjithe e njihnin dhe e adhuronin, sepse qe e vogel e kishte filluar
kengen. “Mesimet i kam dashur shume. Kam pasur shoqeri shume te mire dhe
adoleshenca ka qene pjesa me e mire e jetes qe nuk mund ta harroj
asnjehere”, shprehet ajo per “Kosoven Sot”. Ne periudhen e adoleshences
Shyhretja njohu Lulin, nje djalosh nga Podujeva, por qe punonte ne
Suhareke. Ishte nje takim i papritur, nje shoqeri qe u shnderrua ne
dashuri, pikerisht ne kete moshe. “Tashme 30 vjet njihemi, Luli luante
futboll ne klubin ‘Ballkani’ ne Suhareke dhe une e kisha klasen nga
fusha e sportit dhe kisha rast ta shihja thuajse cdo dite”, thote ajo.


Luan Salihu - Luli ne ate kohe kishte shkuar per te punuar ne
administrate te fabrikes se gomave “Ballkan” ne Suhareke. “Une shkova
per te punuar ne Suhareke dhe njekohesisht dhe luaja futboll. Shyhreten e
njihja si kengetare dhe nje shok imi ishte shok i klases se saj dhe
gradualisht ne dilnim bashke, keshtu qe pata rastin qe nepermjet tij te
njihesha dhe te shoqerohesha me Shyhreten. Pata fat sepse na pelqeu
shoqerimi yne dhe vazhduam te dilnim fshehurazi per rreth dy vjet me
radhe. E kisha pak te veshtire, sepse Shyhretja ne oren 19.00 e kishte
autobusin e fundit dhe nuk guxonte te vonohej per te mos e kuptuar
familja, sepse ishte nje vajze e re”, thote Luli. Te dy ishin te rinj,
pas dy vjeteve ne lidhje dashurie ata u martuan, dhe ishte viti 1981 kur
Shyhretja u be nuse e Llapit, megjithate me pak veshtiresi, sepse i
eshte dashur te mesohet me zakonet e Llapit, te cilat ishin paksa me te
ndryshme me ato te Mushtishtit. “Te dy ishim te ri, por dashuria thone
se nuk njeh moshe, une pranova te shkoj ne Podujeve. Natyrisht, pata
veshtiresi, sepse isha e re, por megjithate u adaptova. Prinderit e
Lulit ishin shume te mire. Te gjitha i mesova, pervec cajit qe e kisha
bezdi ta servoj. Sot e asaj dite nuk e pi cajin, dhe as Luli e femijet
nuk e pine”, shton ajo. Ne Podujeve jetuan per nje kohe te shkurter dhe
me pastaj u transferuan ne Prishtine, ku Shyhretja e kishte me lehte per
ta ushtruar profesionin e saj te kenges. Ata tani vazhdojne te jetojne
jeten e lumtur bashkeshortore dhe qe te dy thone se deshire e tyre me e
madhja eshte te kene jeten e lumtur bashke me pese femijet e tyre.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Fri 26 Mar 2010 - 12:58
Anjeza Shahini

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? 120

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Tag BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Tags
Anjeza Shahini, Anjesa Shahini


Mosha: 23 Vjeç
Ditelindja: 04 Maj 1987
Shenja e Horoskopit: Demi


Ajo ne vitin 2004 perfaqesoi Shqiperine per
here te pare ne Eurovizion me kengen Imazhi Yt, dhe arriti pozicionimin
me te larte deri me sot ne kete kompeticion. Ne vitin 2003 vajza 17
vjecare u paraqit ne Festivalin e Kenges ne RTSH, se bashku me 29
pjesmarres te tjere. Aty ajo konkuroi me kengen Imazhi Yt dhe pas fazes
gjysem finale srriti te fitoje cmimin e pare nepermjet votimit tr
publikut. Ne naten e fundit te festivalit 20 Dhjetor 2003, Adi Krasta
dhe Ledina Celo, prezantues se evenimentit , I dorezuan Anjezes bileten e
shumepritur per ne gjysemfinalet e Eurovizionit qe do te mbahej ne 12
Maj 2004 ne Stamboll. Pasi kaloi me sukses fazen gjysemfinale,
kengetarja tashme 18 vjecare beri nje prezantim mese dinjitoz ne finale
dhe ne perfundim te votimit u rendit e shtata. Pas kesaj eksperience
mbreslenese karriera e Anjezes vazhdoi te rritet edhe me teper. Ne 2005
ajo firmosi nje kontrate me nje menaxhues artistesh me baze ne Vjene,
duke shpresuar per nje kariere nderkombetare. Ajo ndermori nje pushim
nga kariera muzikore per te vazhduar studimet e saj ne Austri. Rikthimi I
saj ishte I bujshem, pas dy vjete mungese ne vitin 2007 ajo morri pjese
ne dy projekte te medhaja, Kenget e Shekullit 2 ne TvKlan dhe
gjithashtu Kenga Magjike 2007 me kengen Nxenesja me e mire e cila u
klasifikua e katerta. Ne vitin 2008 Anjeza hedh ne treg albumin e saj te
pare “Erdhi Momenti” I cili deri tani eshte pritur shume mire nga
publiku shqiptar.
avatar
blej-ari
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 178
<b>Hobi</b> Hobi : skam
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/03/2010

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Fri 26 Mar 2010 - 13:00
grupi Tingulli 3 tani më grup i mirënjohur kosovar është formuar në
vitin 1996.Grupin e formoi Getoar Selimi.Getoari lindi me 3 korrik 1982
në Prishtinë dhe si fëmijë në vitin e cekure kishte këngën e parë të
cilën e këndoi së bashku me këngëtaren Anita Vukpalaj.Kjo këngë
titullohej " Rap adhuroj " po në vitin në fjalë Getoari bashkëpunoi me
Jeton Topushen dhe Besa Gashin me ç'rast grupi mori emrin e tre tingujve
" Tingulli 3 ".Mirëpo pas një kohe tejet të shkurtër,pas dy këngëve të
realizuara arrin deri në ndërprerjen e bashkëpunimit.Pas kësaj
ndërprerje Getoari vendosi të vazhdojë vetë duke mbajtur emrin "Tingulli
3".Pas dy vitesh lindi idea që të formohej një rep klan.Kjo ide edhe u
realizua dhe u formua klani i quajtur "Kosova Out Laëz Clan".Me formimin
e këtij klani filloi edhe bashkëpunimi me grupet tjera që bënin pjesë
në klanin në fjalë.Duhet cekur se pas një kohe Getoar Selimi si i vetmi
anëtar i Tingullit 3 filloi bashkëpunimin me grupin "Hija e Jetës".Pas
tri vitesh nga ky bashkëpunim doli kënga e re e Tingullit 3 "G Funk
Geloxia" ku duhet cekur se në këtë këngë mori pjesë edhe afrim Muqiqi.Ky
ishte një hap i ri për ripërtrimin e Tingulli 3.Më pas pësoi edhe
bashkëpunimi me Etno Engjujt,grup i cili ishte pranë Tingulli 3.Në
bashkëpunm me Etno Engjujt me anëtarët e së cilit grup ishin edhe shokë
të mirë,më vonë doli edhe kënga e parë K.OL.C "Dëshira për jetë".Pas një
kohe doli edhe spoti i kësaj kënge.Spoti në fjalë ishte spot i mirë i
kohës.Njëherit duke cekur se pas një pune të mundimshme ,të madhe në
kuadër të klanit pasuan edhe mosmarrëveshjet e grupeve që përbenin
klanin në fjalë.Pas këtyre mosmarrëveshjeve arriti edhe deri te
shkapërderdhja e K.OL.C-së me ç'rast secili grup për realizimin e
albumeve vazhdoi veprimtarinë e vetnë mënyrë individuale.Pas të gjitha
këtyre ngjarjeve Tingulli 3 me një aktivitet të fuqishëm dhe të fortë
bëri ripërtrirjen e grupit të vet.Tani isht diq krejt tjetër,filloi
bashkëpunimi me agon Sylejmanin.Me këtë rast e dhanë maksimumin për të
qenë ata që janë sot.Pas punës serioze u realizua edhe albumi i parë i
titulluar "Prishtina Fuckin City" ku bënin pjesë këngë të reja por edhe
disa të vjetra.Pastaj vazhduan bashkëpunimet në vitet më tej Më pas emri
i grupit u ndryshua dhe u bë Tingulli 3nt.Në vitin 2006 u bë edhe
bashkëpunim me 2po2 me këngën " Prishtinali ".Pastaj edhe u realizua
albumi "Drog për vesh".I bëri disa bashkëpunime me këngëtarët e estradës
si:Fatime Kosumi,Elvana Gjata,Genta Ismajlin,Soni Mala,Skillz,Lyrical
Son,KaOS,Don Pizhi,Dj Blunt,Real1, dhe në fund me Tunen dhe Meden.albumi
i fundit dhe më i suksesshmi ishte "Pika për Vesh" që u realizua në
vitin 2008.Sot Tingulli 3nT është i përbërë nga: Getoar Selimi (Ghetto
Gold) dhe agon Sylejmani (Big Xig).
Sponsored content

BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR? Empty Re: BIOGRAFIA E KENGETARVE TAN SHQIPTAR?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi