Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Modelja më e pasur Empty Modelja më e pasur

Mon 27 Feb 2012 - 15:55
Modelja më e pasur 27-LA-SHOWBIZZ-MODELJA_E_PASUREdhe pse Kate Moss dhe Gisele Bundchen konsiderohen si modelet më të paguara për momentin kjo ish-modele e “Sports Illustrated” është më e pasura. Emri i saj është Kathy Ireland, ndërsa vlera e pasurisë së saj është rreth 359 milionë dollarë.

Kjo nënë e tre fëmijëve pozimin e saj të parë për ballinën e revistës së lartpërmendur e realizoi në vitin 1989. Deri më sot nuk u ndalë së punuari në botën e modelimit.

Produktet e ndryshme me emrin e saj shënojnë shitje të madhe, qofshin mobile, dritare të dizajnuara, qirinj apo thika të kuzhinës. Kathy posedon edhe disa prona, të cilat dukshëm e rrisin pasurinë e saj të përgjithshme.

Kathy Ireland posedon shtëpinë e televizive të produksionit, ishte partnere e të ndjerës Elizabeth Taylor në linjën e përbashkët të stolive, por paraqitet edhe në emisione të ndryshme amerikane.

Është e pabesueshme që emri i saj gjendet në 15 mijë produkte të ndryshme. Interesant është fakti që asnjëri nga këto produkte nuk ka të bëjë me kostume të larjes, parfume apo produkte për grim./knninfo/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi