Dieta mesdhetare përmirëson jetën seksuale
Mon 27 Feb 2012 - 16:01
Napoli, 26 Shkurt 2012, NOA/Rid Bulku - Dieta mesdhetare është sekreti i një jetë të shëndetshme seksuale. Diçka e tillë pohohet nga vetë ekspertët të cilët thonë: “Ushqimet e freskëta të kuzhinës mesdhetare, krahas një mirëqenie të përgjithshme, favorizojnë dhe ndihmojnë për një jetë seksuale sa më të mirë”.Prioriteti i tyre antioksidant ka një efekt pozitiv tek arteriet, rrjedhimisht dhe në marrëdhëniet seksuale.Diçka e tillë është shpjeguar nga Katherine Esposito, e departamentit të gjeriatrisë së sëmundjeve të metabolizmit në Universitetin e Napolit.Dieta mesdhetare sikurse raporton noa.al konsiderohet si një pasuri e madhe njerëzore dhe kjo në sajë të përbërësve kryesorë si vaji i ullirit, peshku, mishi dhe produktet e qumështit.E gjitha kjo pa harruar se mund te ishte e shoqëruar gjithmonë me verë.
r.b/NOA
r.b/NOA
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi