Edhe Hollywood në krizë, ceremonia e çmimeve Oscar pa statujën gjigande
Mon 27 Feb 2012 - 16:23
Los Angeles, 26 shkurt 2012, NOA – Ndarja e çmimeve të përvitshme Oscar është një nga ceremonitë më të rëndësishme për kinematografinë andaj për ta përjetuar atë ashtu siç duhet organizatorët krijuan edhe frazën e famshme “And the Oscar goes to:”, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Kjo frazë përbën edhe fabulën hyrëse të çeljes së evenimentit të rëndësishëm botëror që do të na surprizojë pas pak me çeljen e edicionit të 84-t të Academy Awards në mjediset e Teatrit Kodak në Hollywood.
Zbritja e yjeve të kinemasë në tapetin e kuq, veshjet e tyre të përzgjedhura enkas për këtë ceremoni galante, bizhuteritë, makijazhi i përdorur për të mbetur në histori, janë disa nga momentet që kuriozojnë për çdo vit turistët nga e gjithë bota, fotografët, që mbërrijnë në Hollywood për t’i parë nga afër idhujt e tyre të ekranit magjik.
Përgatitjet në “Kodak Theatre” kanë qenë të ethshme deri në orët e fundit, ku çdo gjë që përbën ceremonialin e evenimentit është e mbuluar për t’u zbuluar pikërisht me nisjen e tij.
Kritikët pas më shumë se një orë do të jenë tërë sy e veshë për të parë e zbuluar gjithçka që përbën ceremoninë e shumëpritur.
Gjatë përgatitjeve të ceremonisë aktori i njohur Tom Hanks hyri në Teatrin Kodak i veshur me xhinse, bluzë e çizme, duke surprizuar fotografët që mezi ç’prisnin ndonjë foto, me këtë fjali origjinale: “Dhe Oscari fals shkon për...”.
Ndërkohë kandidatja për trofeun e aktores më të mirë protagoniste, Meryl Streep, me dy çmime të tjera në karrierën e saj, u paraqit në provat përgatitore me pantallona xhins dhe një palë këpucë të sheshta, por agjentja e saj siguroi se Meryl Streep në ndarjen e çmimeve do të mbathë një palë këpucë me një takë të paktën 17 centimetra të lartë.
Në pritje të nisjes së ceremonisë tapeti i kuq dhe statuetat Oscar janë mbështjellë me plastmas mbrojtës, për të ruajtur shkëlqimin e tyre.
Për arsye estetike apo ndoshta edhe ekonomike statuja gjigande Oscar e njohur si Totem, që zakonisht mikpriste në hyrje të Teatrit Kodak në Los Angeles, nuk është montuar dhe mungesa e saj ndihet.
Ndërkohë që statuja të vogla zbukurojnë anët e tapetit të kuq ku do të ecin yjet e kinemasë.
Sipas analistëve edhe Hollywood është përfshirë nga kriza financiare, që e bën edhe më të besueshëm këtë fakt, pasi vitin e ardhshëm edhe Kodak Theatre nuk do të quhet më kështu.
Kriza ku gjendet Kodak vjen në një kohë kur kinemaja është dixhitalizuar dhe pikërisht kur pritet të kurorëzohet si fitues edhe filmi “The Artist”, film bardhë e zi e pa zë, më i kandiduari për çmimet e Academy Awards, që tregon për fillimet e historisë së kinemasë, kur arti i shtatë çudiste botën mbarë me filmat pelikulë të prodhuara nga Kodak.
mit/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi