Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Punonjësja e seksit: S‘kam tutor, në rrugë nga skamja Empty Punonjësja e seksit: S‘kam tutor, në rrugë nga skamja

Tue 28 Feb 2012 - 18:34
Ermelinda Hoxhaj

Në Tiranën e natës mund të ndodhë gjithçka. Në Tiranën e natës mund të gjesh gjithçka. Mjafton të kesh mundësi për të paguar dhe të njohësh njerëzit e duhur. Edhe pse ilegalisht, kryeqyteti ofron seks për të gjithë. Nga 2-mijë lekëshet e lulishtes pranë “Ushtarit të Panjohur” ose dhe gropës pas Operës deri te vajzat 500-euroshe të hoteleve luksoze. Edhe pse nuk mund të thuash me saktësi nëse ka apo jo Tirana një “Zonë me drita të kuqe”, çdo kush e tregon me bindje se në disa motele periferike të kryeqytetit ushtrohet ilegalisht prostitucioni. Por, ka edhe zëra për një prostitucion ‘elitar’, ku vajza të hijshme, të veshura klas ushtrojnë ‘zanatin’ më të vjetër në botë, për shifra më të kripura që arrijnë në qindra mijëra euro. Zona ku punonjëset e seksit kanë çmime më të lira është te lulishtja përballë Sahatit ose mbrapa Muzeut Kombëtar.
Biseda
I afrohemi njërës prej punëtoreve të seksit tek lulishtja e “Ushtarit të panjohur” për t`i kërkuar një intervistë në lidhje me ‘profesionin’ e saj dhe arsyet se përse ajo ka përfunduar të bëj këtë punë, por e frikësuar thotë se familja e saj nuk është në dijeni që ajo del në rrugë dhe nuk pranon të identifikohet apo të fotografohet. Ndërkohë që, nga ana tjetër tregon se bashkëshorti i saj e di shumë mirë që ajo punon si prostitutë te “Ushtari i Panjohur”, po janë vëllezërit ata që janë kundër kësaj ‘pune’. Vështirësitë ekonomike, janë ato që e kanë çuar këtë grua që për bukën e gojës t`i drejtohet kësaj pune, duke shitur veten. Nga biseda me të, mësuam se ajo ka edhe një vajzë. Personazhi ynë quhet thjesht Tina, ajo është dëshmia e gjallë që hedh dritë mbi arsyet se përse një pjesë e femrave prostituojnë nëpër rrugët e metropolit. Ajo endej rrugicave të lulishtes vetëm, me një ecejake të lehtë, që të dëgjonte zërat që i hidhnin meshkujt që ndodheshin aty rrotull, dhe se tutori i saj i vetëm ishte fati ose kushtet ekonomike. Pasi askush nuk e detyronte atë që të shiste trupin.
Intervistë
Tina, sa vite keni që ushtroni këtë profesion?
Kam disa vite që ushtroj profesionin, por pasi e morën vesh vëllezërit e mi u shkëputa për disa kohë, por kur nuk ke bukë të hash, nuk ke çfarë bën, ndaj u detyrova të rikthehem sërish se kam dhe një vajzë për të rritur, sepse burrin e kam pa punë dhe nuk kemi asnjë të ardhur.
Po burri juaj a e di që ju punoni si punonjëse seksi?
Familja ime nuk e di, prindërit dhe vëllezërit, ndërsa burri e di. Por ai nuk punon, unë nuk kam se ku të punoj në tjetër vend, kështu që edhe ai është dakord me këtë punë që bëj.
Po thoni që nuk ju detyron askush që të dilni në rrugë, pra nuk keni tutor por kjo është zgjidhja juaj?
Po, kjo është e vërteta. Unë dal këtu pasi kjo është e vetmja punë që di dhe kështu mund të fitoj paratë për të mbajtur familjen. Kam mbi shtatë vjet që e bëj këtë punë, edhe pse kam pas ndonjë vit shkëputje. Burrin nuk e kam tutur sepse ai nuk më detyron të dal në rrugë, por dhe ai në një farë mënyre i pranon paratë që unë çoj në shtëpi nga kjo punë.
Kush janë klientët tuaj, çfarë moshe kanë kryesisht?
Të moshuar janë. Pjesa më e madhe janë pensionistë. Dhe për ne ditët më të mira është koha që merren pensionet. Por ka dhe ndonjë rast të veçantë që janë më të rinj, por nuk janë klientë të përhershëm.
Sa e keni pazarin?
Dy mijë lekë, por ka dhe klientë që nuk më tradhtojnë dhe vinë përherë tek unë dhe u bëj edhe ulje.
Në çfarë zone janë hotelet ku shkoni më shpesh?
Janë hotele të lira, ose më saktë nuk janë tamam hotele por janë pjesë të shtëpive që i përdorin si hotele. Andej nga spitalet, në pjesën poshtë ose afër tregut të madh.
Sa klientë keni zakonisht në një ditë?
Unë për vete ka raste që nuk punoj përditë, se dhe ruhem që të mos e marrin vesh familjarët. Por, dal në ato ditë që e di që do më kërkojnë klientët se kanë marrë lekët mujore. Por, mund të dal dhe në ditë si kjo, që nuk më kanë mbetur para dhe shpresoj se mos kap ndonjë. Ka pas raste që në një ditë mund të kem pasur mbi pesë klientë, por këta nuk vonojnë shumë se janë të vjetër, mbarojnë punë shpejt.
Nuk keni frikë nga ndonjë sëmundje infektive, apo ruheni?
Frikë kam, por ruhem, përdor përherë prezervativ, edhe kur ka pleq që nuk duan ose nuk e dinë çfarë është ua çoj unë.
Qeveria miratoi një ligj se punonjëset e seksit nuk dënohen me burg, por dënohen klientët e tyre dhe tutorët. Si e gjykon?
Ne nuk i bëjmë dëm askujt, përse duhet të na dënojnë, por edhe klientët tanë nuk duhet të dënohen. Me këtë vendim kam frikë se do na bien klientët.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi