Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Anaksimandri Empty Anaksimandri

Sat 27 Mar 2010 - 22:46
Anaksimandri Anaximander1Anaksimandri, ishte filozofi i dytë natyror i Jonisë, qytetar i Miletit, si Thali, të cilët përveç të tjerash ishin dhe miq të ngushtë. Pak gjëra janë të njohura për jetën e tij private. Elianosi e paraqet si një udhëheqës të aftë të Miletusit në Amfipoli. Përllogaritjet e Apollodorit tregojnë si datë lindjeje 547 p.e.s dhe datë vdekjeje 610 p.e.s. Burime të ndryshme bëjnë të ditur se Anaksimandri ishte një studiues i suksesshëm i Astronomisë dhe Gjeografisë. Madje shumë të tjerë bënin fjalë se shfaqja e përdormit të dritës në Greqinë e lashtë, dhe krijimi i hartës të botës së njohur u realizuan nga ai.

Kozmogoni - Kozmologji
Anaksimandri, shpjegoi krijimin e botës duke filluar nga pafundësia. Nga pafundësia u dallua një flakë dhe ajër me re. Në bërthamë të mjegullnajës u kondesua Toka, ndërsa flaka ezonte ajrin. Pastaj sfera bërthamore shpërtheu dhe u shpërbë në rrathë të mbështjellë me ajër me re. Rrathët u përhapën dhe formuan trupat qiellorë. Anaksimandri jep një imazh të Tokës, sipas të cilit toka është e rrumbullakët me gjerësi tre herë më të madhe se gjatësia dhe njerëzit banojnë në sipërfaqen e saj. Nuk bazohet askund dhe ndodhet në qendër të Universit, duke pasur të njëjtën distancë nga të gjitha pikat e saj.
Faza e fundit e kozmogonisë së Filozofit, siç përcaktohet nga Aristoteli është tharja e disa pjesëve të Tokës nën ndikimin e Diellit. Ajo ç’ka mbeti nga tharja fillestare formoi detin. Kjo shkallë tharjeje është pjesë e një procesi rrethor, që nuk drejton në përthithjen e Tokës nga pafundësia.
Anaksimandri, formoi gjithashtu dhe një teori të hershme evolucioniste, në bazë të së cilës u shfaq jeta - përmes lindjes automatike si pasojë e ngrohjes diellore - në argjil ose në baltë. Krijesat e para që u shfaqën ishin ato detare të mbulura me lëkurën e tyre natyrale Duke sekretuar lëkurën mbështjellëse krijesat në fjalë i’u përshtatën mjedisit ajror. Njeriu shfaqet në fund të këtij evolucioni gradual, fakt i cili na drejton në mendimin se filozofi e pa lindjen e tokës dhe të jetës si një proces të vetëm evolucionar, i cili nuk qëndron shumë larg teorisë moderne evolucioniste.
Në çdo rast duket se nënkuptonte një shkak fillestar pa kufizime në hapësirë. Infiniti është i pakufizuar në hapësirë dhe me cilësi të pacaktuara, ndërkohë që nuk definohet si një ndër katër elementet. Në pafundësi, Anaksimandri, nuk pa vetëm materialin primar dhe gjendjen fillestare të botës por edhe shkakun e rendit kozmik. Kësaj substance i dha atributet e para hynjore, duke e karakterizuar infinitin si të pavdekshëm. Pamundësia e intelektit njerëzor për të përcaktuar pafundësinë sasiore dhe cilësore e bën një burim të pakufizuar dhe forcë drejtuese të botës.
Vepra të njohura
Nga libri “Rreth Natyrës”, mbijeton vetëm fragmenti që i referohet Simbliciusi. Natyrisht, që ekzistenca e titullit të veprës është e dyshimtë, pasi në kohët e lashta pothuajse të gjitha veprat titulloheshin njëlloj.
Harta e botës së njohur (humbur)
Disa nga idetë e Anaksimandrit u ruajtën në historinë (e humbur) të filozofisë së Theofrastit, të cilat përmenden edhe nga shkrimtarë të ardhshëm.
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Anaksimandri Empty Re: Anaksimandri

Sat 27 Mar 2010 - 22:46
Anaksimandri 2390602624_d047dfd838_o-215x300 Në mitologjinë greke, Medea, ishte e bija e mbretit Aetes. Kur Jasoni mbërriti në Kolhidë, Medea e dashuroi marrëzisht, prandaj dhe vuri në dispozicion të gjitha mënyrat e artit të saj për të fituar dashurinë e tij… Medea, dhe pse ishte një vajzë e bukur, në shikim të parë nuk arriti të tërhiqte vëmendjen e të riut, Jason. Por nga që e dinte mirë se të gjithë kishin një çmim, i premtoi se do ta ndihmonte që të merrte Lëkurën e Artë. Pasi mbajti fjalën e dhënë, ndoqi të dashurin e saj drejt vendlindjes së tij. Për të vonuar sa më shumë të atin e tradhëtuar, i cili nëse e kapte do ta vriste, mendoi të bënte një veprim makabër, coptoi në dhjetra pjesë vëllain e saj, Apsirtin, pjesët e të cilit i flaku në det. I informuar për fundin tragjik të të birit nga dora e së motrës, i ati ndërpreu përkohësisht ndjekjen e saj, duke urdhëruar një grup shërbëtorësh të mblidhnin pjesët e të birit të vrarë. Më vonë, kur mbërritën në Iolko, Jasoni i kërkoi Medeas të hakmerrej kundra Pelias, i cili dikur kishte vrarë familjen e tij. Medea, atëherë bindi të bijat e Pelias të coptonin trupin e të atit e më vonë ta zienin për orë të tëra, pasi gjasme në këtë mënyrë do arrinin ta bënin sërish të ri. (Askush nuk e di se sa i vërtetë është ky variant, pasi ekziston edhe një tjetër, i cili përmendet në pjesën e parë të librit, megjithatë, jemi të detyruar t’i përmendim të gjitha variantet e mundshme).

Prej andej çifti u stabilizua në Korinth ku jetoi i lumtur për një periudhë të gjatë kohore, derisa Jasoni e braktisi për sytë e një gruaje tjetër, por edhe kësaj rradhe, Medea, nuk harroi të përdorte filtrat e saj magjikë. Pra, siç lexoni rrjedhën e ngjarjeve, Medea, përbënte me të vërtetë një ndër dramat më tragjike të Euripidit. Pasioni i hakmarrjes erotike të saj tejkaloi çdo kufi të ndërgjegjes njerëzore duke u shkallëzuar në nje rrënqethje të jashtëzakonshme. Dashuria e sëmurë u shndërrua në çmenduri absolute e të pakurueshme. Medea e verbuar nga tradhëtia e Jasonit, gëlltiti ndjenjën e nënës duke u hakmarrë me mënyrën më të frikëshme të historisë njerëzore, pra vrau dy fëmijët e saj për të lënduar bashkëshortin e pabesë. Të gjitha filluan kur Jasoni vendosi të martohej me Glauken të bijën e mbretit Kreon të Korinthit. Me qëllim hakmarrjen, Medea, i dërgoi nuses ditën e dasmës një serë dhuratash të helmuara, midis të cilave dhe një fustan të cilin sapo e veshi u përfshi në flakë. Në vazhdim, vrau dhe të bijtë e saj (Feresin dhe Mermerin). Menjëherë pas gjithë këtyre, Medea u largua mbi krahët e një dragoi drejt Athinës, ku u martua me Aegeusin dhe bënë një fëmijë së bashku, Midon. E çuditshmja ishte se Medea sa do që kishte filluar një jetë të re nuk arrinte të shmangte dot ndjesinë kriminale që e brente në çdo kohë, ishte si të thuash një grua e lindur vetëm për të bërë keq. Demoni që strehoej në shpirtin e saj gjynahqar kërkonte gjak, hakmarrje, lavdi, para dhe status social. Një grua e cila kishte lyer duart me gjakun e fëmijëve të saj ishte në gjendje të bënte gjithçka pa ndjerë pikë pendimi. Gjatë jetesës së saj me Aegeusin, prania e të vjehrrit, Tizeut, i prishte planet për një mbretëri të madhe të udhëhequr nga ajo vetë, prandaj mendoi ta vriste. Por Aegeusi i cili e nuhati fundin e shpejtë të të atit nga dora e bashkëshortes së tij, vendosi që me dëbimin e Medeas nga mbretëria e tyre, fatkeqësia dhe përgjakja do të shmangeshin. E vetme, e pikëlluar, e tradhëtuar dhe tepër e lënduar Medea mori rrugën e largimit drejt Azisë. Gjatë viteve të fundit të jetës së saj thuhet se u bë bashkëshortja e Akilit. Askush nuk e di të vërtetën!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi