Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Edita Kosovën e kërkoi deri te Nishi Empty Edita Kosovën e kërkoi deri te Nishi

Wed 29 Feb 2012 - 1:43
Sipas shefit të ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanoviç, ka thënë se gjatë dialogut të fundit në Bruksel, bashkëbiseduesja e tij, Edita Tahiri, ka shtruar tezën që Kosovës “i takojnë edhe disa pjesë të territorit serb”.
“Këtu fjala është për interpretimet e saj për historinë tonë të kohëve të fundit, se kemi bërë gjenocid, dhe kështu e kemi pushtuar Kosovën. Ndërsa Kosova, sipas saj, është shtrirë deri në Nish”, ka thënë Stefanovic pas kthimit nga Brukseli. Politologu serb, Predrag Simiç, thotë për “Alo” se “ëndrra e Editës” për Kosovën deri te Nishi ka të bëj me “pretendimet e njohura të shqiptarëve për ta pushtuar Luginën e Preshevës”.
“Këtë çështje ata e shtrojnë sa herë që kapitullojnë në qëllimet e tyre gjatë bisedimeve me Beogradin. Ajo është ende e hapur dhe shqiptarët do ta përmendim çdo herë në negociata nëse dikush nuk i ndalë ata”, thotë Simic, sipas të cilit duke u bazuar në raportet e forcave ndërkombëtare ose qëndrimin e Grupit të Kontaktit se nuk ka rikrijim të kufijve, atëherë nuk do të ketë fjalë as për krijimin e “Kosovës së Madhe”. “Vetëm nëse Serbia vazhdon me çështjen e ndarjes së Kosovës, është e mundur që shqiptarët e Kosovës do të kërkojnë shkëmbim të komunave serbe në jug për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Luginën e Preshevës”, shton ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi