Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

5 gabimet financiare qe bejne femrat e martuara Empty 5 gabimet financiare qe bejne femrat e martuara

Wed 29 Feb 2012 - 20:45
Ekspertët tregojnë pesë gabimet e zakonshme financiare që i bëjnë të gjitha gratë e martuara. Shoqëruar me to ekspertët japin edhe disa këshilla sesi t’i shmangni këto gabime.1- Shpenzimi i tepërt
“Injoranca nuk është lumturi” thotë Patricia Powell. Shpesh femrat shpenzojnë më tepër sesa mund të fitojnë. Duke mos përballuar dot vetë të gjitha shpenzimet dhe detyrimet financiare, femrat qëndrojnë nën përgjegjësinë e bashkëshortëve duke u varur ekonomikisht nga ata. Powell tregon se ajo gjatë kohës që ishte beqare kishte punën dhe të ardhurat e saj. Por çdo gjë falimentoi pas martesës kur ajo u detyrua të paguante faturat e shtrenjta të veshjeve ekstravagante të bashkëshortit të saj.

Zgjidhja: Tregoni kujdes me financat e familjes. Të dy partnerët duhet të tregohen të kujdesshëm për anën e tyre ekonomike, duhet të takohen më agjentë sigurimi, planifikues financiare dhe avokatë. Kështu edhe femrat do të kujdesen për rrogën e tyre mujore, do të paraqiten në banka dhe do të kenë kartat e tyre të kreditit.

2- Humbin identitetin e tyre ekonomik

Kur Elizabeth Lundin, tani 33 vjeç, u martua para gjashtë vjetësh, bashkëshorti i saj u tregua i gatshëm që ai të kujdesej për të ardhurat financiare të çiftit. Dhe ajo e lumtur pranoi. Kështu të gjitha të ardhurat e tyre, edhe ato bankare u bashkuan. Por pas dy vjetësh kur çifti vendosi të divorcohej, Lundin mësoi se karta e kreditit të çiftit ishte nën emrin e bashkëshortit të saj, ndërsa ajo ishte thjesht një përdoruese e autorizuar. Por pas divorcit ajo nuk mund të realizonte më tërheqjen e parave, dhe vetëm pas përpjekjeve të shumta mundi të tërhiqte vetëm sasira të vogla të hollash.
Zgjidhja: Mbani disa llogari personale. Sipas specialistëve femrat e martuara duhet të mbajnë llogari financiare më vete. Ata rekomandojnë që një çift duhet të ketë tre llogari bankare: të gruas, të burrit dhe të çiftit, duke i mbajtur të ardhurat në karta të veçanta krediti.

3- I largohen kujdesit të tyre vetjak

Numri i shtëpiakeve është rritur rreth 26 për qind nga ai i dekadës së kaluar, tregojnë statistikat e realizuara. Gjatë kohës që këto femra qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre, ato e reduktojnë mundësinë për të lëvizur, apo për të punuar. Edhe në momentin kur ato duan një punë aftësitë e tyre kanë ngrirë. Kështu ato humbasin pavarësinë e tyre ekonomike dhe sociale duke qenë gjithnjë e më tepër të ndërvarura nga bashkëshorti i tyre.

Zgjidhja: Ruajini aftësitë tuaja të freskëta

Edhe pse mund të jeni shtëpiake të përkohshme kujdesuni për aftësitë tuaja krijuese dhe vepruese. Angazhohuni me gjithçka, lexoni, projektoni ide, dhe në momentin që ju do të kërkoni një punë do të keni mbledhur gjithë energjitë e nevojshme.

4- Nuk kujdesem për sigurimin tyre

Shumë gra nuk kujdesen për të siguruar pensionin e tyre. Femrat për shkak të natyrës së tyre kujdesen më tepër për të ardhmen e burrave të tyre sesa për të ardhmen e tyre. Pjesa më e madhe e meshkujve kujdesen për figuracionin e tyre gjatë kohës që janë në punë, ndërsa femrat të ardhurat e tyre i shpenzojnë për gjëra të ndryshme.
Zgjidhja: Investoni për të ardhmen tuaj. Fati dhe kalimi i viteve mund të sjellë surpriza të ndryshme, kështu që është mirë që të jeni të përgatitur edhe nga ana financiare. Figuracionet tuaja do t’iu nevojiten një ditë.

5- Pyesin për shtëpinë gjatë divorcit

Kur gratë divorcohen nga bashkëshortët e tyre ato kërkojnë domosdoshmërisht kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Por për ato gra që nuk kanë të ardhurat e tyre financiare, po ashtu edhe shtëpia rezulton në emrin e burrit, ato gjenden në mes të katër rrugëve. Kështu që pronësia e shtëpisë bën pjesë në kërkesat e tyre primare.
Zgjidhja: Pajtoni një këshillues financiar. Kur femrat janë pranë divorcit ato shpesh kthehen në egoiste, dhe duan të shënojnë sa më shumë pikë duke përfituar nga divorci. Por e rëndësishme është që edhe gjatë martesës femrat të këshillohen më një financier. Vetëm në këtë mënyrë ato mund të përfitojnë dhe të analixojnë prioritetet e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi