Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zgjedhja e dados: Sa e rendesishme eshte Empty Zgjedhja e dados: Sa e rendesishme eshte

Wed 29 Feb 2012 - 22:03
Zgjedhja e dados: Sa e rendesishme eshte 1328620419-dadoT’ia besosh fëmijën një njeriu tjetër nuk është e lehtë: dadoja duhet të jetë një njeri i aftë jo vetëm që të kujdeset për të vegjlit, por edhe prindërit e punët e shtëpisë. Zakonisht kur mendojmë për dadot na kujtohet Mary Poppins dhe fill pas kësaj krijojmë iluzione e shpresojmë që njeriu i duhur do të na bjerë nga qielli. Në fakt, në botën reale, edhe pse dadot nuk janë kaq të këndshme dhe nuk e kanë atë zërin melodioz, ekzistojnë me mijëra vajza dhe zonja që janë të gatshme të kujdesen për fëmijët e të tjerëve. Prindërit duhet të bëjnë kujdes vetëm me zgjedhjen e tyre dhe cila karakteristikave duhet t’u përmbahen. Ata nuk kanë nevojë vetëm për një dado që t’ju mbajë fëmijët, por edhe për një grua që të kujdeset për shtëpinë, t’u gatuajë: natyrisht që kjo do t’u shpenzonte shumë para, por këtë opsion ua sugjerojmë vetëm nëse fëmija juaj nuk është shumë i vogël, sepse në të kundërt, ka nevojë vetëm për përkujdesje.

Kur dadoja është shumë e re

Në këtë kategori hyjnë vajzat e reja, rreth të njëzetave, të cilat për të përballuar jetesën dhe studimet (për një rrogë të vogël mujore) vendosin të bëhen dado dhe të kujdesen për të vegjlit pa pasur aspak eksperiencë. Në fakt këto vajza nuk kujdesen vetëm për fëmijët, por u bëjnë pronarëve edhe ndonjë punë shtëpie. Bëhet fjalë për vajza të huaja, që dëshirojnë medoemos të mësojnë gjuhën dhe zakonet e vendit ku jetojnë. Në këtë mes, vështirësia e vërtetë është lidhja që do të krijohet mes asaj dhe fëmijës, por zakonisht pasi kalojnë dy javët e para që realisht janë të vështira, komunikimi fillon të lehtësohet.

Studente në universitet

Për të fituar ca para më shumë dhe për të paguar studimet, shumë vajza punojnë me kohë të pjesshme si dado. Shpesh janë shumë të zonjat dhe fëmijët lidhen shumë me to, por prindërit nuk duhet ta anashkalojnë faktin që janë të reja dhe nuk kanë eksperiencë: nëse bëhet fjalë për një foshnjë të sapolindur, do të ishte më mirë të zgjidhnit një grua të moshës së mesme, e cila ka shumë eksperiencë.

Një zonjë e pjekur

Zonjat janë më të besueshme si dado, sepse kanë shumë eksperiencë mbi shpatulla, pa marrë parasysh pastaj që është një figurë më e përshtatshme për t’u kujdesur për një fëmijë shumë të vogël dhe për të qenë të sigurt kur bëhet fjalë për ndonjë rast emergjent. Ndryshe nga zonjat e pjekura, vajzat e reja janë më të zonjat për të krijuar një marrëdhënie miqësore me fëmijët. Natyrisht që për të arritur në këtë përfundim duhet marrë në konsideratë edhe mendimi i fëmijës: sado e zonja të jetë, nëse dadoja nuk i pëlqen, atëherë të dyja palët do ta kenë shumë të vështirë ta çojnë përpara marrëdhënien e tyre.

Kostoja

Dadot paguhen nga tetë deri në dhjetë euro për orë, ose 10-12 euro ora kur bëhet fjalë për dy fëmijë. Përveç pagesës mund të përfitojnë edhe ndonjë bonus tjetër, në fund të javës ose muajit. Nëse kërkoni të punësoni një dado duhet të merrni dikë që t’i besoni për t’i lënë në kujdestari fëmijën. Çfarëdo që të jetë, zonjë e pjekur ose vajzë e re, ajo duhet të dijë jo vetëm që të kuptojë nevojat e fëmijës, por të ketë edhe autoritet dhe në të njëjtën kohë të luajë me të! Me pak fjalë duhet të lumturojë si fëmijën ashtu edhe prindërit. Po ashtu edhe prindërit duhet ta ndihmojnë dadon duke i mësuar se cilat janë të drejtat dhe detyrat e saj. Një dado e zonja përcjell jo vetëm dashuri, por edhe energji pozitive në shtëpi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi