Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeshni, sot eshte e hena me e lumtur e vitit Empty Qeshni, sot eshte e hena me e lumtur e vitit

Wed 29 Feb 2012 - 22:31
Edhe pse fillimi i javës është gjithmonë i mërzitshëm dhe e hëna konsiderohet si dita më depresive e javës, por kjo e sotmja është krejt ndryshe, thonë ekspertët. Këtë javë hyjmë në muajin e ri dhe psikologët mendojnë se dita e parë e kësaj jave është njëra nga ditët më të lumtura të vitit. Ka shumë arsye për këtë gëzim, ndërsa njëra nga kryesoret është përmirësimi i gjendjes financiare. Pas festave të fund vitit dhe pushimeve dimërore xhepat dhe llogaritë bankare na janë zbrazur.E hëna që na fut në muajin e ri, sipas psikologëve, është dita kur ndjejmë forcë dhe optimizëm dhe për këtë arsye këtë ditë jemi shumë të lumtur. Po afrohet dita kur në llogarinë tonë bankare do të “derdhet” paga e shumëpritur dhe për këtë arsye e shohim dritën në horizont gjithnjë e më shkëlqyese. “Të hënën më 30 janar të gjithë shkojmë në punë me një elan të ri. Kjo është dita kur ndjehemi më të lumtur se kurrë”, thotë David Holmes, psikolog në Universitetin Manchester Metropolitan. Holmes vlerëson se sivjet do të jenë gjithsej 11 ditë të lumturisë kolektive përfshirë edhe ditën kur fillon numërimi veror i kohës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi