Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Thashethemet: Mund te perdoren edhe si arme mbrojtese! Empty Thashethemet: Mund te perdoren edhe si arme mbrojtese!

Wed 29 Feb 2012 - 22:36
Një grup shkencëtarësh nga Bostoni ka publikuar një studim, sipas të cilit thashethemet, sado të pakëndshme, e ndihmojnë njeriun të mbrohet më mirë. Por a është vërtet kështu? E gjithë shkolla dukej sikur të shikonte dhe fliste vetëm për ty. Pastaj ktheheshe në shtëpi duke qarë. Ky është efekti i thashethemeve, edhe pse mendon se kur të rritesh do të të kalojë.Tashmë të folurit pas krahëve është një zakon i shëndetshëm. Këtë na e tregon, ose më saktë e thekson një studim amerikan i publikuar në revistën “Science”. Thashethemet janë më të fuqishme se të vërtetat. Ato e kanë shoqëruar njeriun gjithmonë dhe kudo, nga e kaluara në të tashmen, madje do ta shoqërojnë edhe në të ardhmen, si në punë ashtu edhe në jetën private. Sepse kështu mendon dhe sillet shoqëria jonë. Këtë ka vërtetuar edhe psikologia Lisa Barrett, e cila, së bashku me grupin e saj të punës të Universitetit “Northeastern”, ka arritur në përfundimin se thashethemet janë një armë mbrojtëse që na lejojnë të vlerësojmë rreziqet e mundshme në forcimin ose jo të marrëdhënieve me një person të veçantë. Pra është si një lloj kure parandaluese: nëse dëgjoj zërat që qarkullojnë rreth një personi do të di më mirë se si të sillem në rast se do të më duhet të përballem me të.

Eksperimenti mbi të cilin është bazuar përfundimi i këtij studimi është kryer falë pjesëmarrjes së disa vullnetarëve, të cilëve u është dashur të shohin disa fotografi të personave të ndryshëm: disa ishin krejtësisht të panjohur; ndërsa të tjerë kishin qenë objekt i thashethemeve keqdashëse. Nga eksperimenti studiuesit vunë re se të gjithë vullnetarët ndaleshin veçanërisht te fotografitë e personave mbi të cilët ishte folur shumë. Ata nuk humbitnin shumë kohë duke parë fotografitë e personave të panjohur. Duke u nisur nga ky detaj, studiuesit arritën në përfundimin se konsiderata e madhe ndaj personave “të marrë shumë nëpër gojë” u tërhoqi më shumë vëmendjen gjatë procesit të vlerësimit. Sipas tyre, kjo lloj gjëje është automatikisht një aftësi e madhe për të hartuar strategji mbrojtjeje.

Natyrisht që duke qenë më të kujdesshëm nuk rrezikojmë të kemi surpriza të pakëndshme. Duke qenë gjithnjë të rrethuar nga dyshimet dhe kritikat e vazhdueshme mund ta kemi më të lehtë përballimin e kësaj situate, që kur bëhet fjalë për thashetheme nuk është aspak e këndshme. Por jo vetëm kaq: duhet të mendojmë pak më shumë edhe për “viktimat” e thashethemeve që padashur bëhen pjesë e tyre, duke i shtyrë ata drejt një vetmie të madhe.

Fuqia e thashethemeve na kthen prapa në kohët e hershme të fshatit, pra te komunitetet e vogla, aty ku shtatëdhjetë ose njëqind persona nuk kanë as telefon, as TV dhe as internet, mjete që janë shumë të domosdoshme dhe funksionale për jetën e njeriut. Duke i pyetur këta persona është vënë re se dy të tretat e tyre janë të gatshëm t’u besojnë më shumë zërave që qarkullojnë rreth një çështjeje të caktuar, se sa realitetit. Fuqia e thashethemeve tregon “pushtetin” e saj në çdo rreth të jetës së përditshme. “Kjo tendencë, që po rritet gjithnjë e më shumë, tregon se thashethemexhinjtë janë të “mirinformuar” për atë çka tregojnë. Pjesë e thashethemeve, për mirë ose për keq, është bërë secili prej nesh. E rëndësishme është që të mos e teproni dhe të mos tregoni gënjeshtra, sepse në të kundërt rrezikoni të përbaltni padrejtësisht figurën e personit për të cilin po flitet, kushdo qoftë ai, ose ajo. Në rast se jeni ju viktima dhe nuk ju ka ndodhur kurrë që të tjerët të flasin për ju, veset apo mënyrën e jetesës, kujtoni shprehjen legjendare të të madhit Oscar Wilde: “Nëse dëshiron të flasësh keq për diçka apo dikë, më mirë mos fol fare”. Në fund të fundit ju jeni në qendër të vëmendjes, kështu që shijojeni këtë moment. Të tjerët le të vazhdojnë të flasin...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi