Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperia e 2011-es 'shitet' ne Paris Empty Shqiperia e 2011-es 'shitet' ne Paris

Wed 29 Feb 2012 - 23:06
“Shqipëria 2011” do të prezantohet edicionin e shtatë të “Grand Salon d’Art Abordable”, në një ekspozitë me fotografi të realizuara nga artisti italian Nicola Avanzinelli, i cili ka përzgjedhur disa fotografi të realizuara prej tij në verën e vitit 2011 në Shqipëri. “Ky udhëtim lindi nga kurioziteti in artistit për një vend për të cilin flitet shumë pak, por që është shumë i lidhur me vendin tim për shkak të emigracionit”- thotë vetë artisti. Ekspozita do të çelet në Paris nga 20-22 janar.

I lindur në Luca të Italisë, prej vitit 2008 Avanzinelli jeton dhe punon nëParis. Fotografitë që do të prezantojë nga Shqipëria janë realizuar gjatë një udhëtimi që fotografi bëri gjatë vitit të shkuar në vendin tonë, ku e shkuara jo e largët e Shqipërisë reflektohet në të sotmet, duke krijuar kështu përthyerje estetike. Fotografitë tregojnë një bashkekzistencë shumë komplekse të kujtesës nacional-komuniste dhe të tashmes në tranzicion. Në këtë sallon të artit do të prezantohen e njëkohësisht do të vihen në shitje piktura, skulptura, fotografi, vizatime dhe incizime nga më shumë se 40 artistë europianë, të cilët i vënë në shtije punët e tyre me çmime që variojnë nga 150-800 euro.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi