- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Lugina voton Deklaratën-për bashkim me Kosovën
Thu 1 Mar 2012 - 22:16
Kuvendarët shqiptarë të tria Kuvendeve të Luginës së Preshevës, në njëzet vjetorin e “Referendumit për Autonomi Territoriale Politike me të Drejtë Bashkimi me Kosovën”, kanë miratuar Deklaratën Politike për mes së cilës u rikonfirmua vullneti politik i shqiptarëve të këtushëm. Të zgjedhurit e shqiptarëve të tria Kuvendeve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në njëzet vjetorin e mbajtjes së Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, rikonfirmua vullneti politik i shqiptarëve të këtushëm. Të motivuar nga situata e rëndë politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe arsimore si dhe nga padrejtësitë e diskriminimi shtetëror në vazhdimësi që po i bëhen shqiptarëve nga qeveria serbe, janë mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme, me ç`rast kanë miratuar një Deklaratë Politike, përmes së cilës kërkohet vëmendje më e madhe e faktorëve relevant shtetërorë dhe ndërkombëtarë si dhe ajo e faktorit kombëtar shqiptarë qoftë në Kosovë e edhe në Shqipëri, që të intervenohet në përmirësimin e kësaj gjendje. Përmes Deklaratës u kërkuar nga autoritetet kompetente në Kosovë dhe Serbi, eliminimi i të gjitha pengesave administrativo-financiare në vendkalimet kufitare dhe krijimin e kushteve të qarkullimit të lire të qytetarëve si dhe që kërkesat dhe nevojat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të respektohen në bisedimet mes Prishtinë dhe Beograd. Kuvendarët shqiptarë të tria Kuvendeve të Luginës, në 20 vjetorin e mbajtjes së Referendumit, kanë shpreh vendosmërinë për të vazhduar angazhimin e tyre me gjitha mjetet e disponueshme politike, për të zgjidhur statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, konform me vullnetin politik të shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, me moton “Autonomi politike territoriale të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me të drejtë bashkimi me Kosovën“(PreshevaNEWS/Indeksonline)
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Lugina voton Deklaratën-për bashkim me Kosovën
Fri 2 Mar 2012 - 12:37
Ju mbeshtesim...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi