Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rrëfimi serb për pasojat e luftës në Kosovë Empty Rrëfimi serb për pasojat e luftës në Kosovë

Sat 3 Mar 2012 - 2:17
Rrëfimi serb për pasojat e luftës në Kosovë 1.RefimiArtisti amerikan, Jeff Silvia, do të vinte në Kosovën e 1999-s për të bërë një dokumentar që shpërfaqte luftën dhe bombardimet e NATO-s. Gjatë xhirimit të “Balkan Rhapsodies”, Silvia do të takonte një çift serb që jetonte në Prishtinë

Një çift serb nga Kosova, kanë gjashtë vite në Amerikë, porse trauma e përjetuar në luftën e Kosovës nuk i lë rehat. Një rrëfim të tillë e sjellë filmi dokumentar “Ivan and Ivana” i artistit amerikan Jeff Silvia, që është dhënë premierë para disa ditësh në festivalin e dokumentarëve në Muzeun e Artit Bashkëkohor në New York, “Documentary Fortnight 2012: MoMA's International Festival of Nonfiction Film and Media”.

Në këtë dokumentar që ka narracion vetëm të çiftit, Kosova shpërfaqet si një vend që atyre ua ka rrezikuar jetën, si pasojë e asaj që, siç thotë vetë regjisori Silvia “dhunës etnike të shkaktuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Dokumentari 80 minuta i gjatë nëpërmjet një rrëfimit të çiftit serb që tani jeton në Amerikë tenton sipas regjisorit të tregoj se si traumat e viteve të luftës në Kosovë ende nuk po i lë të dytë të shikojnë perspektivën.

E gjithçka kishte nisur 13 vite më parë. Artisti amerikan, Jeff Silvia, do të vinte në Kosovën e 1999-s për të bërë një dokumentar që shpërfaqte luftën dhe bombardimet e NATO-s. Gjatë xhirimit të “Balkan Rhapsodies”, Silvia do të takonte një çift serb që jetonte në Prishtinë.

“Në atë kohë, ai me gruan e tij ishin duke punuar për Kombet e Bashkuara, përkatësisht Ivani ishte shofer, ndërsa Ivana përkthyese”, tregon Silvia. Ata do t’i ndihmonin atij, gjatë realizimit të dokumentarit “Balkan...” që sjell Kosovën me fytyrë që shkakton dhunë e plus kësaj nxit të tjerët të shkaktojnë dhunë, që në dokumentar del të jetë NATO-ja. Por edhe Millosheviqi nuk lihet anash si shkaktar i gjenocidit.

Tri ditë më parë, Silvia ka sjellë edhe një tregim tjetër për Kosovën. Por këtë rrëfim e tregojnë dy serbë që kanë jetuar këtu dikur, porse tashti jetojnë në Kaliforni të SHBA-së.

“Ata ëndërronin që të iknin nga dhuna dhe përplasja etnike që zhvillohej në Kosovë nga shqiptarët që njiheshin si Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shkruan regjisori, në deklaratën e tij te faqja e Muzeut në NewYork.

I tërë rrëfimi i artistit amerikan që është i njohur edhe për disa dokumentarë të tjerë, sillet rreth pasojave të dy serbëve të Kosovës që nuk mund të jetojnë si amerikanë në SHBA.

Silvia shkruan se çifti që kishte njohur jetonte në kryeqytetin kosovar, porse forcat e dhunës i shpërngulën ata nga shtëpia e tyre në Prishtinë drejt një enklave serbe në Kosovë.

“Ivani dhe Ivana dëshironin të gjenin një rrugë për të dalë nga Kosova drejt një vendi normal, edhe pse nuk mund ta thoshin këtë publikisht”, shkruan regjisori.

Viti 2000, do të shënonte ndarjen e regjisorit me çiftin serb. Regjisori shkruan se ishte shqetësuar nga ajo çfarë kishte parë në Kosovë dhe se ishte brengosur nëse shokët e tij do të mund të dilnin gjallë nga Kosova. Porse një vit më vonë, ai do të merrte një thirrje befasuese nga Ivani që e lajmëronte atë se çifti kishte mbërritur në Amerikë dhe se kishte filluar një jetë të re. Megjithatë, Silvia do të xhironte dokumentarin gjashtë vjet më pas.

“Nisa xhirimet duke shpresuar se do të fokusohesha në prosperitetin e tyre pas mbërritjes në Amerikë. Porse gjendja e tyre emocionale dhe traumat që u kanë mbetur në memorie, po vazhdonte të ishte pjesë e identitetit të tyre”, shkruan Silvia.

Sipas tij, “Ivan and Ivana” tenton të shmangë dramën duke i dhënë hapësirë momenteve të thjeshta dhe hapësirave të reja. Madje për Silvian, dokumentari ofron pamje që realisht nuk janë ngjarje, porse i jep shikuesit narracionin e dy personazheve që shpjegojnë një histori me tension dhe emocion nëpërmjet lëvizjeve të trupit dhe vështrimeve.

“Përmes përzierjeve të momenteve të pakontrolluara, me dialogë të provokuar nga kureshtja ime, filmi zbulon çështje të rëndësishme sociale dhe politike”, thotë Silvia, krejt në fund të shpjegimit për dokumentarin e tij.

Silvia, i cili njihet si artist kontemporan, në karrierën e tij ka bërë dy dokumentarë të gjatë e që të dytë kanë të bëjnë me Kosovën. Ai ka realizuar edhe disa filma të shkurtër dhe ka hapur pesë ekspozita ndërkombëtare me instilacione artistike. Ka vite që është pjesë e ekipit të Muzeut të Artit Bashkëkohor në New York, ndërsa këtë vit ka qenë pjesë e festivalit të këtij muzeu që tenton të tregojë lidhjen ndërmjet artit kontemporan dhe dokumentaristëve.Zhurnal
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi