Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ermali intimitet me Françeskën në BB, zbulohet e dashura jashtë Empty Ermali intimitet me Françeskën në BB, zbulohet e dashura jashtë

Sat 3 Mar 2012 - 14:45
Ermali intimitet me Françeskën në BB, zbulohet e dashura jashtë Ermali-me-te-dashuren-jashte-bb-Lorinen
Ermali me te dashuren jashte “Big Brother”, Lorinen, dhe (majtas) Françeska banorja brenda shtepise se "Big Brother"

Nuk dihet nëse kjo histori telenovelash që Ermali po krijon në “Big Brother 5” do të pëlqehet nga publiku, apo do të dënohet. “Mister Albania 2010” është treguar më i shkathëti për të krijuar i pari afrimitet me Françeskën, maturanten nga Vlora, banorja më e vogël në shtëpinë e Big Brother-it, por që siç ka bërë prezantimin e saj, ajo ka sjellë me vete një valixhe të madhe me përvoja dhe ëndrra për të ardhmen. Sapo hyri në lojë, ajo ra në sy jo vetëm për pamjen dhe format e saj, por sidomos për shkathtësinë, duke bërë atë që duhet të bëjë çdo banor për të mbijetuar, pikërisht të hyjë direkt në aksion. Kështu, vetëm tri ditë pas hyrjes së saj në lojë, Françeska ka krijuar një marrëdhënie me Ermalin, 24-vjeçarin me origjinë nga Memaliaj, i cili hyri në garë me kartën e misterit të shtëpisë. Jo vetëm kaq, por ata e kanë përshpejtuar marrëdhënien duke ndarë shtratin me njëri-tjetrin, edhe pse Ermali kishte pohuar se jashtë shtëpisë ka një të dashur, me të cilën ka një lidhje të konsoliduar.
Dy banorët nuk kanë ngelur në fazën e flirtit, por me shumë gjasa, kanë avancuar me marrëdhënie seksuale, një eksperiencë e provuar nga pak çifte të mëparshme në 5 vite eksperiencë të BB. Pas kësaj, ata janë parë të kalojnë shumë kohë bashkë, ndërkohë që Françeskës, edhe kjo një vajzë që ka hobi modën, i ka bërë përshtypje që Ermali e përkufizon me “lidhje” marrëdhënien me të dhe e pyet nëse e konsideron veten të lidhur. Ai e pranon që është i lidhur, ndërkohë që Françeska i bën thirrje “të dashurës së Ermalit, për të kuptuar nëse e konsideron atë të tillë, apo dikë tjetër jashtë shtëpisë. Ermali fillon ta ngacmojë, duke i thënë se e dashura e tij është e gjatë sa ai. Françeska mërzitet dhe i thotë se ai nuk duhet t’i bëjë të tjerët të kuptojnë që është lidhur me Françeskën, ndërkohë që nuk e konsideron as lidhje. “Mos e bëj për të fituar audiencë”, është shprehur Françeska, ndërkohë që ai thotë se nuk ka nevojë të fitojë audiencë dhe se nuk mund ta fitojë atë, pa u lidhur me Françeskën. “Unë nuk jam i lidhur me ty”, është shprehur Ermali, duke luajtur rolin e djalit të keq, që nuk dihet ende nëse do tingëllojë i pëlqyeshëm në publik. Ndërkohë që Françeska nuk e ka fshehur xhelozinë që ndien për të dashurën e tij aktuale jashtë shtëpisë e madje kjo xhelozi është shfaqur nga fjalët e saj, duke u revoltuar si me përkëdheli ndaj Ermalit.


E dashura farmaciste e Ermalit jashtë shtëpisë
Por si do të reagojë e dashura e Ermalit jashtë shtëpisë së “Big Brother”, me të cilën ka rënë në marrëveshje para hyrjes në lojë?! A do mund ta pranojë ajo lidhjen e Ermalit me Françeskën, qoftë edhe si një taktikë e tij për të vazhduar sa më gjatë qëndrimin brenda shtëpisë? Ne kemi arritur të sigurojmë fotot e Ermalit me Lorinën, vajzën nga Berati me profesion farmaciste dhe e punësuar në Qendrën e Kontrollit të Barnave në Tiranë. Edhe Lorina është bionde e shtatlartë, ashtu siç e ka përshkruar Ermali brenda shtëpisë. Kohët e fundit Ermali është parë të shoqërohet me Lorinën në publik, pasi ishin njohur bashkë në “The Living Room”, klubin ku Ermali punonte si menaxher. Historia e tyre ka nisur normalisht dhe ka vazhduar për një kohë të gjatë, deri në hyrjen e tij në BB. Nuk dihet nëse Lorina, e cila është një vajzë jashtë botës së televizionit, do ta kalojë me sportivitet apo do vendosë të tërhiqet nga kjo lidhje, e bërë publike nga vetë ai në BB

www.panorama.com.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi