Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

VV mbështet shqiptarët e Luginës... Empty VV mbështet shqiptarët e Luginës...

Sat 3 Mar 2012 - 15:04
Lëvizja Vetëvendosje e përkrah Deklaratën Politike të miratuar nga 66 këshilltarët shqiptarë nga të tria komunat e Luginës së Preshevës, përmes së cilës konfirmohet vullneti politik i shqiptarëve të kësaj lugine për t’u bashkuar me Kosovën.

“Shtypja dhe diskriminimi i vazhdueshëm i shqiptarëve nga ana e qeverisë së Serbisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është i papranueshëm. Qeveria e Serbisë në mënyrë sistematike po u shkakton padrejtësi shqiptarëve në aspektin politik, socio-ekonomik e kulturor. Shqiptarët atje janë popullsi autoktone dhe përtej tyre në Serbi shtrihen trevat e ish Sanxhakut të Nishit (Toplicës) prej nga u dëbuan mbi 700 fshatra shqiptare përgjatë gjenocidit të kryer ndaj tyre në fund të shekullit XIX”, theksohet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Në përgjithësi, siç thekson kjo lëvizje, edhe sot e kësaj dite, më shumë ka shqiptarë në Serbi sesa serbë në Kosovë e për të cilët Qeveria e Serbisë kërkon privilegje përherë e më të mëdha në mënyrë që ta rrisë ndikimin e saj në Kosovë.

“Nënpërfaqësimi i shqiptarëve në institucione dhe në sektorin publik, përndjekjet dhe arrestimet politike, perspektiva e munguar ekonomike, pengesat administrative e financiare në pikat kufitare me Kosovën, janë vetëm disa nga faktorët që vështirësojnë jetën shoqërore të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, theksohet më tej në komunikatë.

Mospërfillja dhe neglizhenca nga qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë, për gjendjen e rëndë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanoc e Medvegjë – sipas Vetëvendosjes – është fyese dhe e papranueshme.

“Deklarata Politike e miratuar nga 66 këshilltarët shqiptarë nga të tria komunat, e cila duke u bazuar në referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 kërkon të drejtën për t’u bashkuar me Kosovën, shpreh vendosmërinë për angazhim, me gjitha mjetet politike, për të zgjidhur drejtë statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe normalizimin e jetës së tyre njëherë e përgjithmonë. Lëvizja Vetëvendosje e përkrah Deklaratën Politike përmes së cilës konfirmohet vullneti politik i shqiptarëve të tri komunave të Kosovës Lindore”, thuhet në fund të komunikatës. /Zëri/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi