Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tmerr ne Kine, tregu i shitjes se femijeve merr hov (video)  Empty Tmerr ne Kine, tregu i shitjes se femijeve merr hov (video)

Sun 4 Mar 2012 - 1:00
Tmerr ne Kine, tregu i shitjes se femijeve merr hov (video)  ImagesNë Kinë është ende në fuqi norma, që ndalon një çfit të ketë më shumë se një fëmijë, për shkak se rritet popullata. Shitja mund të behet edhe për vetëm 700 dollarëVetëm për të siguruar jetesën e tyre, ka nëna e baballarë, të cilët janë të gatshëm të shesin edhe fëmijët. Rasti më i fundit vjen nga Kina, aty ku policia vendase ka bllokuar një furgon, prej 8-vendesh, ku brenda ishin plot 66 fëmijë, të gjithë nën moshën 10-vjeçare. Agjentët ndaluan furgonin, duke bërë zbulimin e tmerrshëm. Shoferi, mesa duket, po i transportonte fëmijë jashtë qytetit dhe kushedi se ku ishin të destinuar.

Policia dyshon se bëhet fjalë për bij të larguar nga familjet e veta, apo të rëmbyer. Faktikisht, në Kinë është ende në fuqi norma, që ndalon një çfit të ketë më shumë se një fëmijë, për shkak se rritet popullata përtej limiteve. Prandaj nuk përjashtohet që këta fëmijë edhe të jenë dhënë për t’u shitur, me shumë mundësi jashtë kufinjve kinezë.

Ja që në një vend me denduri shumë të lartë njerëzish, mund të ndodhë edhe kjo. Aq më tepër kur tregu i shitjeve të fëmijëve po merr “superxhiro”, sidomos nga vendet aziatike e amerikano-jugore drejt Evropës. Mund të thuhet se vogëlushët janë shitur edhe me një çmim prej 700 dollarësh, përgjithësisht nga familje që kanë nevojë për para’. Më poshtë jepet video, në të cilën tregohen fëmijët, që me shumë mundësi ishin të destinuar për të përfunduar në “treg”...(LIveleak)

http://www.ikub.al/LAJME_CATEGORY/1203020121/Article-Tmerr-ne-Kine-tregu-i-shitjes-se-femijeve-merr-hov-video-.aspx
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi