Filipine, qenushi hero shpeton vajzat, por mbetet pa turi’
Sun 4 Mar 2012 - 2:21
Vetëm për të shpëtuar të zonjën, u sakrifikua duke dalë si “mburoje”E gjitha ndodhi në një rrugë të qytetit të Zamboangas në Filipine. Dina Buggal, 11-vjeçare dhe kushërira e saj vogëlushe Diansing, 3-vjeçare, po kalonin rrugën Extension Nuñez, teksa një motor po ecte me shpejtësi drejt tyre. Do t’i kishte marrë përpara, nëse Kabang, qenushi i Bugal, s’do të kishte ndërhyrë kundrejt mjetit, duke i dalë përpara atij.
Vetëm për të shpëtuar vajzat, u sakrifikua duke dalë si “mburoje” për të zonjën e vet. Si rrjedhojë, drejtuesi i motorrit u rrëzua, duke u plagosur lehtas. Dy vajzat mbetën të padëmtuara, por qenushi u gjend i shpërfytyruar, pasi goditja e fortë e rrotave ia përplasi turirin, duke ia hequr një pjesë. Familjarët e vajzave u gëzuan për shpëtimin e tyre, por nga shokimi, qeni u largua nga shtëpia, për t’u kthyer vetëm pas 2 javësh, i pritur me ngrohtësi nga të gjithë. Tashmë nga përplasja me motorrin, Kabang ka një fytyrë krejt të hequr, por e ëma e familjes Buggal ka deklaruar: “S’na intereson që është i shëmtuar. Ai është hero dhe kjo na mjafton për ta dashur gjithmonë shumë”. (net1news)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi