Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ne Britani, pacienti gjate operacionit merr... flake  Empty Ne Britani, pacienti gjate operacionit merr... flake

Sun 4 Mar 2012 - 2:48
Ne Britani, pacienti gjate operacionit merr... flake  ImagesIshte duke pësuar një ndërhyrje kirurgjikale, kur “detergjenti” i pastrimit të lëkurës u ndezNjë pacient, që i është nënshtruar një operacioni në spitalin e “North Yorkshire” të Britanisë ka marrë flakë gjatë procesit, kur një solucion që përdorej për pastrimin e lëkurës, u ndez.
Stafi i spitalit është shprehur “tepër i keqardhur” për incidentin e ndodhur me pacientin, që gjatë një operacioni kirurgjikal, mori zjarr. Si pasojë e kësaj, burri (emri i të cilit s'bëhet i ditur), është transferuar në një tjetër strukturë spitalore, ndërkohë që edhe disa mjekë janë përfshirë në flakë.

“Jemi thellësisht të keqardhur për çfarëdo dhembje dhe problem, që i kemi shkaktuar pacientit. Një hetim i thelluar nisi menjëherë pas incidentit dhe një raport i detajuar do të jepet, duke iu dërguar edhe familjes”, ka deklaruar një zëdhënës i Shërbimit Shëndetësor Britanik, që tani i trembet padive për një dëmshpërblim prej mijëra sterlinash. “Plaga e djegies – ka vazhduar zëdhënësi i spitalit – u mjekua menjëherë dhe pacienti u mbajt në atë spital përgjatë të gjithë natës, përpara se të transferohej”. Mësohet se flaka e shkaktuar gjatë operacionit ka aktivizuar alarmin anti-zjarr, me 15 zjarrëfikës që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndonëse s’ishin të nevojshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi