Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Në Lezhë u pre koka e Topit” Empty Në Lezhë u pre koka e Topit”

Sun 4 Mar 2012 - 22:24
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në editorialin e botuar sot në gazetat e përditshme, shkruan se zor të gjesh sado të gërmosh në historinë e shteteve që meritojnë të quhen të tillë, një shfaqje të turpshme të mungesës edhe formale të shtetit si ajo e 2 marsit në Lezhë.

“Kremtohet Besëlidhja e famshme e Skënderbeut dhe shteti shqiptar i pesë shekujve e gjysmë më vonë shfaqet para varrit të Heroit Kombëtar si shëmbëlltyra më e zhgarravitur e vetvetes”, shkruan Rama.

“Një shtet i qesharakëzuar deri në dhimbje u shfaq si një trup pa kokë për të nderuar heroin e vet më të madh dhe foli me gojën e përçartur të një prijësi delirant që pas vetes kishte vetëm partinë e tij, një gjysmë edhe ajo e çarë e trupit të Shqipërisë që rreket me pahir të mishërojë krejt Shqipërinë. Koka e shtetit u pre një natë më parë që Shqipëria të mos fliste para varrit të Heroit Kombëtar me gjuhën e unitetit kombëtar, të cilin Kushtetuta e Republikës së sotme shqiptare e përcakton qartësisht të shprehur përmes figurës së Presidentit të Republikës”, shkruan Kryetari i PS-së.

Sipas tij, gjakimi për pushtetin dhe era e gjakut që po vlon brenda trupit të çarë të Partisë Demokratike, e kanë çakërdisur kreun e qeverisë shqiptare deri në pikën sa të mos bëjë më dot asnjë dallim qoftë edhe formal mes vetes e shtetit, po ta shohë shtetin vetëm si një zgjatim atavik të vetes.

“Kryeministri i sotëm i Shqipërisë u shfaq para varrit të Heroit Kombëtar si një sulltan ngadhnjimtar me kokën e prerë të Presidentit të Republikës ngulur mbi shtizën e flamurit të Besëthyerjes, pasi e flaku një natë më parë figurën e unitetit kombëtar në kanalin e ujërave të pistë që rrjedhin mes plehrave vetëm pak metra nga Përmendorja ku ndodhet varri i shenjtë”, vijon komentin Rama, sipas të cilit Berisha mbajti fjalën që nuk i takonte në Lezhë.

Kreu i opozitës thotë se dyert e BE-së mbeten të mbyllura prej tre vjetësh për Shqipërinë, jo sepse, siç thotë kryeministri ka një opozitë që i pengon të hapen, po sepse ka një shtet të rënë gërrmuq nën shalën e sulltanit të sotëm të Shqipërisë që nuk ka as përmbajtje e as formë për t'u bërë shtet anëtar i Bashkimit Europian.

Rama thotë se socialistët janë gati të nënshkruajnë një kontratë qeverisëse me çdo shqiptar, që çdonjëri prej tyre të bëhet zot i fatit të tij në një Besëlidhje të Re Shqiptare.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi