Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Celulari, i dashur po aq sa familjarët Empty Celulari, i dashur po aq sa familjarët

Mon 5 Mar 2012 - 3:02
Sipas studimeve të fundit, humbja e celularit mund të shkaktojë dhimbje, ashtu si humbja e një njeriu të dashur apo kafshëve tona shtëpiake, sepse më shumë se një mjet i thjeshtë komunikimi, është kthyer në një pjesë tonën, pa të cilën nuk mundemi të bëjmë dot asgjëSipas studimeve të fundit, humbja e një celulari mund të shkaktojë dhimbje, ashtu si humbja e një njeriu të dashur apo kafshëve tona shtëpiake, sepse tashmë është kthyer në një pjesë tonën, pa të cilën nuk mundemi të bëjmë dot asgjë. Mendoni se këlyshi juaj i vogël, papritur nuk gjendet më. Kujt i ka ndodhur, di ta përshkruajë mirë trishtimin: një dëshpërim i thellë dhe ndjenjë boshllëku në shpirt, që na lë humbja e një kafshe shtëpiake, pas së cilës ishim afeksionuar shumë. Sipas studimeve të tilla, ndjesi provohen edhe kur humbet një objekt të thjeshtë, siç është për shembull celulari. Studimi nxjerr në pah diçka për të cilën ne asnjëherë nuk kemi dyshuar: telefoni është një shumë se sa një objekt i thjeshtë komunikimi, është një pjesë e vetes. Ndaj humbja e tij është një tragjedi që na prek thellë në shpirt.

Studimi

Të dhënat vijnë nga disa kërkues të Universitetit të Kansasit, që duke pyetur se cilat janë lidhjet tona me celularët, i drejtuan një sërë pyetjesh një grupi studentësh me moshë nga 18 deri në 24 vjeç. Si fillim, 99 për qind e tyre kishin një telefon.

Esther Swilley, koordinatorja e këtij studimi, tregon: “Mendoja se kjo shifër do të ishte 100 për qind”. Të dhënat treguan gjithashtu sjelljet e të rinjve kundrejt telefonave celularë dhe raportin që ata kishin me këto mjete që i merrnin me vete kudo ku shkonin. “Celulari nuk është thjesht një telefon. Është pjesë e jetës, mjeti që na afron me të tjerët. Pjesa më e madhe e të rinjve deklaroi se telefoni ishte pjesë e jetës së tyre dhe më shumë se faktin për të komunikuar me të tjerët, vlerësonin mundësinë që ai ofron si mjet për të thjeshtëzuar jetën. Kjo i detyrohej funksioneve të tij për të luajtur, për të dëgjuar muzikë, për të naviguar në rrjet etj.”, thotë Swilley.

Burim aksidenti

Më shumë se 275.000.000 amerikanë kanë telefona celularë dhe 81 për qind e tyre flasin ndërsa ngasin makinën. Si rrjedhim aksidentet në rrugë janë shtuar shumë, duke e bërë përdorimin e telefonit në makinë thuajse njësoj të rrezikshëm me dhënien e makinës në gjendje të dehur. Ndërsa është vështirë të përcaktohet numri i saktë i aksidenteve, për shkak të përdorimit të celularit në makinë, një studim tregon se rreziku i një aksidenti të tillë është rritur 23 për qind. Në një studim të kryer nga doktoresha Amy Ship, thuhet se mjekët duhet të ndjekin nga afër zhvillimet teknologjike për të njohur edhe rreziqet që sjellin ato. Në studimin e botuar në revistën mjekësore të “New England”-it, Amy Ship u bën thirrje të gjithë mjekëve që të përfshijnë në këshillat për pacientët edhe paralajmërimin për rrezikun që sjell përdorimi i telefonave celularë gjatë dhënies së makinës. Ata që e pyesin pse për shoferin të flasë në telefon, qoftë edhe me blue tooth, është më e rrezikshme sesa të flasë me një pasagjer, mjekja Ami Ship, iu përgjigjet: “A do të doni ju që një kirurg të jetë duke folur në telefon, ndërsa iu operon? Celulari ka ndryshuar mënyrat për të bërë miq, për të flirtuar, për t’u kujdesur për fëmijët apo për të punuar. Na ka bërë më pak të turpshëm dhe të vetmuar. E ndoshta, edhe të pavarur. 
Pak më shumë se 15 vjet më parë ishte një status simbol. Shumë pak veta e kishin një të tillë dhe pak prej tyre u shërbente vërtet për punë. Celulari ishte luks, pothuajse të gjithë kërkonin ta tregonin kudo që shkonin, në bare, restorante dhe punë, duke i bërë të tjerët që ndienin zili për aparatin që nuk mund ta kishin të gjithë. Sot, kohët kanë ndryshuar vërtet. Përreth tij “zhvillohen” lidhje dashurie, raporte të rëndësishme pune dhe biseda të rezervuara. Me të sot mund të shohim ndeshjet e futbollit, mund të paguajmë parkimin e makinës, mund të dhurojmë shuma të mëdha parash për bamirësi, madje mund të arrestojmë edhe hajdutët. E gjithë kjo (madje dhe shumë më tepër) është bota që varet vetëm nga një aparat i vogël. Përkundrazi, në objektin simbolik të teknologjisë së komunikacionit: ai që mund të mbahet në dorë gati për të rënë, për të fotografuar, për të filmuar, për të lexuar, ose për të folur. Por çfarë është për ne sot celulari? 

Divorci dixhital 

Shumë gjëra varen nga kultura dhe nga shoqëria në të cilën jetojmë. Në Emiratet Arabe, për shembull, celulari është një mjet shumë komod për t’u ndarë. Madje, nuk duhet të harxhosh as para për të bërë një telefonatë, por gjithçka mund të arrihet me një sms të thjeshtë. Kjo mënyrë e re për të kërkuar divorcin është vendosur nga Gjykata e Dubait që në majin e vitit të kaluar. Meqenëse, sipas të drejtave islamike, është e mjaftueshme që burri t’i marrë gjithë pasurinë gruas për të zgjidhur më pas martesën, gjykata ka menduar se do të ishte më mirë që divorci të kërkohej me anë të një sms-je, në mënyrë që burri dhe gruaja të mos vihen përballë njëri-tjetrit. 
Një frazë si kjo, dhjetë vjet më parë ishte krejtësisht absurde, shpjegon Maurizio Ferraris, docent i filozofisë në Universitetin e Torinos, në librin e tij “Dove sei?” (“Ku je?”). Aty shpjegohet se si më parë telefoni, për nga natyra e tij, konsiderohej si diçka e palëvizshme, fikse: qëndronte i mbërthyer në mur, ishte vetëm një në të gjithë shtëpinë dhe ndonjëherë i ndarë mes dy familjesh. Me hyrjen e telefonit celular u arrit edhe mundësia për të folur me këdo, kudo ku ai ndodhej. Një ndryshim vërtet thelbësor që i hapi rrugën një numri të pafund shërbimesh. Madje, sot celulari është bërë mjet emocionesh edhe në sferën më intime.
Sipas një sondazhi të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Statistikave për celularët, një person në dy ka flirtuar, ndonjëherë edhe me sukses, nëpërmjet mesazheve. Përse ndodh kjo? “Sepse celulari është një ekran i mirë që të mbron nga frika se mund të refuzohesh”, shpjegon psikoterapisti Luçiano de Gregorio. Këtë e demonstron edhe fati se video-thirrjet, të ofruara tashmë nga të gjitha kompanitë e telefonisë së lëvizshme, nuk janë shumë të përdorura. Motivi nuk është vetëm ai i një kostoje shumë të lartë. Duke parë gjatë gjithë kohës telefonin (duke luajtur), mund të bjerë shumë mundësia për ta parë një telefonatë. Megjithatë, sot telefonat me fotokamera përdoren më shumë se çdo gjë tjetër për të fotografuar, për të dërguar filmime që mund të regjistrohen direkt në ngjarje të rastësishme. Kështu për shembull, le të përmendin sulmet terroriste në Londër në vitin 2005. Sot, falë edhe integrimit mes sistemeve të lokalizimit satelitor GPS, disa shoqëri (si ajo zvicerane “Sunrise”) ofrojnë shërbime “për të kontrolluar pozicionet”…edhe për nënat gjithmonë në ankth, për të ditur se ku mund të jenë në një kohë të caktuar fëmijët. Iniciativa të penguara nga një rritje e madhe e dëshirës për privatësinë: jo vetëm për refuzimin se spiunohen, por edhe për bezdisjen që mund t’u shkaktojë rënia e ziles së celularit. Në të dhënat e publikuara në Stokholm pas pak kohësh do të jepet mundësi të gjendet edhe zona nga telefonohet, opsion që do të mund të shfaqet në telefon, nëse je duke telefonuar nga shtëpia, nga ndonjë bar apo restorant. Në disa restorante, në SHBA janë vendosur disa kabina prej peçikllazi, ku mund të telefonojnë ata që nuk duan të dëgjohen nga askush. Por gjithmonë e më shumë, për atë që nuk dëshiron ta dëgjojë zilen, aparati mund të përdoret me dridhje, një modë e përhapur shumë mes adoleshentëve anglezë.

Somario 

Ashensori
Në grataçielën “Shinjuku Park” të Tokios, ashensori mund të komandohet, duke shkruar një sms me numrin e katit 

Rrezet 
Japonezi Yamada Denshi ka shpikur një filtër me rreze infra të kuqe, që mund të aplikohet në telefonat celularë me fotokamera dixhitale. Me të mund të shohësh “edhe poshtë rrobave”

Tele-arkivol 
Më absurdja e të gjitha çudive me telefonat është arkivoli në formën e celularit, i cili është prodhuar nga një artizan nga Gana

Hedhja
Në Finlandë zhvillohet çdo vit Kampionati Botëror i Hedhjes së Celularëve. Rekordi mbahet me 82,55 metra

Kështu mund të bëhesh kampion

Rekordi për t’u thyer është 43,24 sekonda. Kjo është edhe koha që i është dashur një studenteje nga Singapori, Kimberly Yeo Sue Fern, për të shkruar një tekst (në anglisht) me 160 karaktere. Ky rezultat i arritur në 2004-n, ka hyrë tashmë në librin “Guinness”. Në fakt, në Singapor zhvillohet çdo vit kampionati për atë që e shkruan mesazhin brenda kohës më të shkurtër.(Shqip)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi