Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ziliqarët, përse ecin në jetë Empty Ziliqarët, përse ecin në jetë

Mon 5 Mar 2012 - 3:05
Të kesh zili, jo më tepër se çduhet për suksesin e të tjerëve, përmirëson dh stimulon vetëvlerësimin. Burrat janë më ziliqarë se femrat, megjithëse arrijnë ta fshehin më mirëStudimet më të fundit në fushën e psikologjisë i takojnë zilisë. Sigurisht, jo për atë lloj zilie, shkatërruese që paragjykon raportet sociale dhe ekuilibrin psikofizik të personave, por për atë ndjenjë që bën të shpërthejë te të gjithë ne një shpirt të shëndetshëm stimulimi dhe vetëvlerësimi, duke prodhuar kështu efekte pozitive në jetën sociale. Të paktën kjo është ajo që ka treguar një studim i publikuar në të përjavshmen “Diva e Donna”, i zhvilluar nga një numër i madh psikologësh mbi 1000 (mijë) burra dhe gra në moshë mes 18 dhe 65 vjeç. Një studim shokues? Me sa duket jo. Vlerësimi pozitiv për zilinë, megjithëse në një mënyrë të pjesshme ka dalë prej kohësh. Kështu, për shembull në çmimin “Nobel” për letërsinë në vitin 1950, Bertrand Rusell pa aforizmin e famshëm: “Zilia është baza e demokracisë”. Ndërsa De Mauro Paravia, sociologu i famshëm e ka identifikuar pozitivisht zilinë me “sens admirimi dhe dëshirë për të pasur atë që një tjetër ka”. Por, konkretisht, përse zilia, me pak fjalë një nga shtatë mëkatet më të mëdha, në realitet është konsideruar si një mënyrë terapeutike. Po cilat janë shenjat e saj më të zakonshme? Sipas studimit, nëse është në doza të vogla, zilia mund të ketë efekte relativisht pozitive si në punë ashtu edhe në raportet ndërpersonale. Kështu, duke pasur zili suksesin dhe kualitetet e të tjerëve, është një motiv i fortë që të shtyn drejt përmirësimit, sepse vetëm kështu arrin të kesh zili një objektiv për të arritur. Në praktikë, kjo ndjenjë “negative” të ndihmon të ngresh në nivele më të larta vetëvlerësimin. Kështu kanë pranuar jo pak, por plot 31 për qind e të intervistuarve për shumë nga të cilët ka qenë pikërisht ky shkaku për të zgjidhur një situatë të vështirë në punë ose në raportet familjare, madje edhe duke adoptuar stilin “fitues” të personit të pasur zili, në fund të fundit, objekt i admirimit. Gjithashtu, nga studimi u zbulua se zilia në doza të vogla ndihmon për të mbajtur mendjen e mprehtë dhe të kthjellët. Kështu, 23 për qind pranon se në mënyrë të vazhdueshme i ka nxitur drejt perfeksionimit. Duke kaluar më pas tek estetika, ku sipas 20 për qind të të pyeturve, zilia i bën që të shpërthejë ndjenja për të mbajtur më shumë veten, duke i shtyrë për të përmirësuar aspektin e tyre fizik, zgjedhjen e veshjeve dhe një stil jetese tamam si objekti i pasur zili. Në fund, zilia stimulon autoanalizën, duke zbuluar te vetja defektet të cilat nuk ishin vënë re më parë: si dhe stimulon të qenit të ndërgjegjshëm (8 për qind) duke i ndihmuar dhe bërë më të vetëdijshëm personat për të korrigjuar defektet. Gjithashtu, shumë persona i shtynte që të mundoheshin të zbulonin gjithë pikat e dobëta të tyre. Një shembull për të gjithë? Skuqja, sinonim i turpit, tregon se personi ka një shpirt të pastër që vlerësohet nga kushdo dhe është gjithashtu, një biletë për të ndërtuar raporte të shëndetshme sociale. Kush ka thënë që gratë janë më shumë ziliqare? Çuditërisht, studimi tregon se burrat janë më ziliqarë se femrat: 93 për qind të meshkujve dolën se ishin më ziliqarë në krahasim nga 78 për qind e femrave. Por meshkujt dinë ta fshehin me komplimente mllefin e tyre drejt personave që kanë, karakteristika më të mira nga të tyret ( e pranon 33 për qind e meshkujve në studim). Gjithashtu, 26 për qind e të intervistuarve, ndoshta më të sinqertë, ndryshojnë bisedë ndërsa e kuptonin se i thuhej një lëvdatë personit të admiruar, ndërsa 21 për qind shpiknin situata të ngjashme me ato ziliqare si: “Vitin e kaluar dilja me një modele shumë të bukur, por më pas e lashë fare, pasi ajo nuk më jepte stimuj intelektualë”. Në fund nuk mjafton kush, edhe mes burrave ( 7 për qind), gjen si zgjedhje optimale atë për bërë thashetheme mbi personin që kishin zili për të kthyer vëmendjen e të gjithëve për të parë më shumë anët e tij negative. Po gratë? Ato për çudinë e të gjithëve, zbulohet se janë më pak ziliqare se kolegët e tyre meshkuj? Shumë prej tyre që ishin ziliqare preferonin ta përballonin situatën duke u zënë me personat drejt të cilëve kishin inat ( 33 për qind). Gjithashtu, 26 për qind mundohen të tregojnë fushat ku janë më të zonjat se personat që kanë zili, ndërsa 12 për qind mundohen të gjejë të gjitha zgjidhjet për ta vënë në vështirësi në punë ose në rrethin shoqëror personin që kanë zili, duke u përpjekur, në këtë mënyrë, ta ulin më poshtë se vetja. 16 për qind mundohen tu gjejnë defekte personave që kanë zili. (nuk e keni parë se sa celulit që ka?) ndërsa vetëm 6 tregojnë se kanë arritur të ndryshojnë mënyrën e veshjes duke imituar modelin e këtyre personave. Por çfarë kemi më shumë zili? Për këtë psikologët nuk kanë asnjë dyshim: jetojmë në një epokë ku dominon e bukura, ndaj kjo na shtyn të jemi më shumë ziliqarë drejt suksesit profesional dhe bukurisë fizike. Gjithashtu, u pa se burrat kishin më shumë zili bukurinë fizike, (23 për qind) ndërsa gratë suksesin profesional dhe social (21 për qind).(Shqip)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi