Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kujtohet “Epopeja e UÇK-së” 05/03/2012  Empty Kujtohet “Epopeja e UÇK-së” 05/03/2012

Mon 5 Mar 2012 - 21:01
Dy himne, himni kombëtar dhe ai shtetëror i Kosovës u dëgjuan në kazermën “Adem Jashari”, të hënën, kur u hap manifestimi tre ditor “Epopeja e UÇK-së”.

Pjestarët e FSK-së parakaluan të hënën për të nderuar komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, i cilu u flijua me pothuajse të gjithë familjen dhe lagjen e Jasharajve marsin e vitit 1998.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, që gjatë luftës ishte Drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së, foli për atë se si ndikoi në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, marsi i ’98-ës.

“Ushtarë dhe oficerë! Nderime atdheut! Burrat legjendarë të familjes Jashari u flijuan me heroizëm të rrallë dhe hodhën themelet e lirisë së Kosovës. E gjithë kjo vepër u udhëhoq nga komandanti legjendar, Adem Jashari. Gjaku i tyre është në themel të lirisë, pamjet e Prekazit dhe Kosovës hynë në kancelaritë e Europës dhe ato botërore duke ndërkombëtarizuar dhe sensibilizuar cështjen e Kosovës në kryeqytetet e Europës dhe botërore”, tha kryeministri Thaçi.

Ndërsa, në emër të familjes, Bekim Jashari bëri thirrje për më shumë bashkim ndërmjet popullit shqiptar, sikur në vitet e rezistencës për çlirim nga Serbia.

Me rastin e kësaj dite, në pamundësi për të marrë pjesë për shkak të vizitës në SHBA, presidentja Atifete Jahjaga, u ka dërguar një telegram familjes Jashari, duke shprehur nderimet për, siç thuhet në telegram “veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar dhe Heroit të Popullit, Adem Jashari, dhe sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së që simbolizohet në këtë ditë të madhe”.

Gjatë së hënës, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, drejtues të AAK-së të udhëhequr nga nënkryetari Ahmet Isufi, por edhe qytetarë të shumtë, kanë qëndruar në Prekaz, për të bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve.

Aktivitetet për “Epopenë e UÇK-së” do të vazhdojnë edhe gjatë së martës, ndërsa do të përmbyllen me “Natën e Zjarreve” që mbahet në Prekaz, më 7 mars.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi