Mbërrin “Lufta ime” nga Hitleri, libri që ndalohet nga Kodi Penal Shqiptar
Tue 6 Mar 2012 - 23:52
Mein Kampf - (Lufta ime) nga Adolf Hitler, libri që ka ngjallur debate të shumta në të gjithë botën ka mbërritur edhe në tregun shqiptar të librit, por përmbajtja e tij është e dënueshme nga Kodi Penal Shqiptar, sepse ky Kod ne nenet e tij ndalon nxitjen e urrejtjes mbi baza racore, etnike, fetare.
Ky libër, i konsideruar si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, sikurse thotë shtëpia botuese, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre, raporton noa.al.
Ky libër me 528 faqe, i përkthyer nga Kushtrim Gjosti është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij libri është një kambanë për të gjithë ata që e shohin si një objekt në lëvizje që magjeps, tmerron dhe shpesh nxit projektime absurde.
Botimi i këtij libri - ku Adolf Hitleri farkëtoi si një bombë me sahat, tërësinë e ideve mbi nacionalizmin, pangjermanizmin, eugjenizmin, racizmin etj. – besohet se është i rëndësishëm pasi ky libër përcaktoi historinë e Europës.
Autori i këtij libri që vjen nga botimet Belina H dhe kushton 1500 lekë, - pasi shkatërroi, dogji me dhjetëra kombe dhe vrau dhjetëra milionë njerëz, çoi në shkatërrim total dhe vetë kombin e tij.
Adolf Hitleri ishte demagogu më i madh që ka parë bota deri më sot, sundues tiran, një figurë e tmerrshme, një monstër që urdhëroi krimet më makabre. Mendja e tij e sëmurë, në emër të pastërtisë së racës, projektoi dhe urdhëroi eliminimin e 6 milionë hebrenjve të pafajshëm.
Në fund të jetës së tij, Adolf Hitleri ishte i vetmi nacional-socialist që me të drejtë mund të thoshte se nuk kishte qenë kurrë, as një pasues, as një nxënës dhe as një dishepull. Ai, më shumë se çdo despot tjetër, mundi t’i bindte pasuesit e tij se ishte mishërimi i një ideali, të cilit tani i kishte ardhur koha. Kjo ishte dhe origjina e vërtetë e hirit të Hitlerit.
Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi me përmasa botërore.
Ky libër duhet lexuar që t’i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të shihet si objekt historik.
RRETH LIBRIT “MEIN KAMPF” DHE BOTIMIT NË GJUHËN SHQIPE
Mein Kampf - Beteja ime, është një nga librat më të debatuar, kundërshtuar, kritikuar, por edhe më të njohur të shekullit të 20-të. Ndoshta ka qenë libri më i rëndësishëm gjatë Rajhut të Tretë, një lloj bible e nacional-socializmit. Miliona shtëpi e kishin në rafte e biblioteka asaj kohe, madje libri jepej si dhuratë nëpër martesa, ditëlindje e diplomime. Libri vazhdon të ngjallë ende dhe sot kureshtje e debat,e për vetë faktin se paraqet vizionin e Adolf Hitlerit, elementet bazë të ideologjisë e planeve, si dhe karakterin e tij.
Hitleri nisi ta shkruante librin në verën e vitit 1924, ndërsa kryente një dënim me burg për përpjekjen e dështuar të rrëzimit të qeverisë. Fillimisht, kishte planifikuar të shkruante një autobiografi, por ambicia iu rrit dhe vendosi të shkruajë një libër të ashpër e tendencioz, duke i ndryshuar edhe titullin e stërgjatë “Katër vjet e gjysmë luftë kundër gënjeshtrave, marrëzisë dhe poshtërisë” në “Beteja ime”.
Hitleri kryesisht kishte interes në kultivimin e mitit të tij si shpëtimtar i popullit gjerman. Gjatë gjithë librit, ka shkruar për rolin e gjeniut të destinuar për të udhëhequr një popull të madh, edhe pse ky popull nuk mund ta vlerësonte qysh më herët. “Nga miliona njerëz ... një njeri duhet të bëjë një hap përpara”, thoshte. Dukej qartë se e konsideronte veten si të tillë, si të përzgjedhur nga perëndia për të ringjallur popullin gjerman pas disfatës në Luftën e Parë Botërore.
Mein Kampf është më pak zbulim i historisë personale të Adolf Hitlerit dhe më tepër zbulim i karakterit të tij të pamëshirshëm. Në fillim të librit, duke përshkruar shërimin nga plagët e marra në luftë, pranonte se, gjatë netëve të gjata në spital, “iu shtua urrejtja”. Hakmarrja është tema qendrore e gjithë librit. Autori e shpreh urrejtjen ndaj kundërshtarëve, përbuzet gati të gjitha klasat sociale, racat, besimet, shtetet e tjera. Qe një njeri i mbushur me urrejtje, i vendosur për të ndëshkuar ata që besonte se ishin përgjegjës për humbjen shkatërrimtare ushtarake të Gjermanisë.
Me kalimin e kohës, Hitleri pranonte se kishte rezerva rreth stilit, por jo rreth përmbajtjes së këtij libri. Shpesh kritikët thoshin se ai i druhej faktit që shkrimi mund të zbulonte diçka të ndryshme nga ajo që donte të bënte të ditur. Ka mundësi që Hitleri ta ketë kuptuar se e kishte tradhtuar veten në këtë libër, duke lënë pa dashje t’i binte maska me të cilën shpresonte të paraqitej para lexuesit. Kishte për qëllim të përcillte portretin e vet si njeri gjenial, udhëheqës i madh heroik, i gatshëm të shpëtonte popullin e tij, por, në vend të këtyre, mund të dilte si i vogël, brutal, hakmarrës, që është gati të zhdukë këdo që i del në rrugën e realizimit të ambicieve të veta.
Hitleri në libër kalon sa nga një temë në tjetrën. Shpreh mendimet e tij për teatrin, arsimin, teknikat e propagandës, ekonominë, sindikatat, artin e leximit, historinë, letërsinë, martesën, sifilizin, marksizmin, nevojën e një udhëheqësi të fortë për Gjermaninë, dhe përgjegjësinë për humbjen e Luftës së Parë Botërore. Mein Kampf duket si përpjekja e një vizionari, që kërkon të japë botëkuptimin e tij, jo e një politikani që flet për programin e partisë. Dy janë elementet themelore të vizionit të tij që diskutohen gjerësisht në libër dhe që përbëjnë thelbin e ideologjisë nacional-socialiste.
Njëra është doktrina e luftës racore, që është edhe themeli i filozofisë së tij, sepse e konsideronte si “ligj të hekurt të Natyrës”. Besonte në mbijetesën e më të fortit, duke ngulmuar që raca ose duhet të luftojë, ose është e destinuar të zhduket. Njerëzimi ka përparuar përmes luftës, kurse paqja do ta bëjë të vdesë, shkruante. Thoshte se raca më e lartë është ajo ariane, e cila duhet të jetë edhe raca sunduese mbi qeniet e tjera njerëzore. Shprehte shqetësim në lidhje me kërcënimin e racave të tjera që përpiqeshin ta ngrinin veten duke iu afruar nivelit të zotërinjve të tyre. Porosiste për kujdes ndaj rrezikut të përzierjes me racat e tjera. Shpëtimi i Gjermanisë, besonte, do të vijë vetëm kur të rivendoste integritetin e saj racor.
Objekt kryesor i urrejtjes racore të tij ishin sllavët, dhe mbi të gjitha hebrejtë, të cilët i fajësonte për gjithë vuajtjet e kombit gjerman. Anti-semitizmi që e përqafoi kur ishte ende i ri në Vjenë, u bë kaq i egër saqë kur shkroi librin Mein Kampf, arriti sa t’i quajë hebrejtë “parazitë”, hapi i parë i masakrës së mëvonshme masive e çnjerëzore mbi këtë popull.
Element tjetër qendror i vizionit Hitlerit ishte koncepti gjeopolitik “lebensraum”, apo hapësirë jetese e popullit gjerman. Vetëm një hapësirë e madhe në këtë tokë i siguron një kombi lirinë e ekzistencës, mendonte. Sa më i madh një komb në aspektin gjeografik, thoshte Hitleri, aq më i madh do të jetë ndikimi i tij në çështjet ndërkombëtare. Ishte i bindur se madhështia e një kombi ishte e lidhur me zgjerimin territorial, duke pohuar se ajo që nuk pranohet me metoda miqësore, duhet rrëmbyer me forcë. Këtë nevojë për hapësirë e shihte të lidhur me zgjerimin drejt lindjes, në territorin rus.
Hitleri, ndryshe nga shumë burra shteti gjermanë në vitet 1920, nuk kënaqej vetëm me anulimin e Traktatit të Versajës dhe rikthimin në kufijtë e 1914-ës. Ai i konsiderohet këta kufij si absurditet politik të përmasave dhe pasojave të mëdha saqë i konsideronte krim. I shfaqte hapur qëllimet politike ekspansioniste. Deklaronte se Gjermania duhet ta mposhtë Francën, pastaj të kthente vështrimin drejt Lindjes. Besonte se Gjermania duhet të ishte fuqia dominuese në të gjithë kontinentin.
Adolf Hitleri nuk ishte mendimtar inovativ. Idetë e propozuara në Mein Kampf nuk i ka të gjitha të vetat, por ato rrjedhin nga një varg teorish dhe argumentesh të pranishme në atë kohë në Evropë. Megjithatë, i përqafoi si t’i kishte të vetat dhe nxori plot zell prej tyre propozimet e frikshme e perverse.
Një aksiomë e politikës së asaj kohe thoshte se qytetarët nuk duhet t’i kushtojë vëmendje asaj që thonë politikanët, por asaj që bëjnë. Ndoshta për këtë arsye, lexuesit e asaj kohe nuk i morën seriozisht deklaratat e Hitlerit, duke i quajtur thjesht si gjuhë acaruese e një politikani të inatosur. Mirëpo më vonë doli se Hitleri i vuri në jetë në mënyrën më brutale këto ide, kur mori pushtetin në Gjermani. Fjalët, edhe në politikë, nganjëherë kanë pasoja të rënda, dhe kjo është një nga arsyet përse Mein Kampf vazhdon të rëndësi edhe sot e kësaj dite, duke na kujtuar se sa të tmerrshme ishin pasojat për njerëzit të cilët nuk i morën seriozisht fjalët e këtij njeriu.
Ky botim në shqip, së fundi, ka për qëllim, ashtu si edhe botime në gjuhë e vende të tjera, të “çmistifikojë” këtë libër. Botuesit bashkohen në një pikë kur vjen fjala për librin Mein Kampf, që ky libër ka një fuqi të errët, por kjo më tepër vjen nga fakti që askush nuk e ka lexuar. Miti i këtij libri është shtuar vetëm nga aureola e gjësë së ndaluar që e ka mbështjellë. Në një farë mënyre, një libër i tillë nuk e meriton kaq shumë zhurmë e vëmendje, dhe një mënyrë për t’ia hequr është bërja publike e tij. Botues të ndryshëm njëherësh mendojnë se lexuesit sot është aq i kulturuar e i pjekur sa ka aftësi ta gjykojë këtë libër.
Gjatë kohës së regjimit të Hitlerit, libri u botua disa herë. Kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore, kurrkush nuk donte të dëgjonte më për bestseller-in e Hitlerit. Miliona kopje u zhdukën nga shtëpitë gjermane ku kishin mbetur si një trashëgimi e turpshme. Por me sa duket jo të gjitha kopjet. Në Angli për shembull janë gjetur në vitin 2005 dhe 2009 ekzemplarë të nënshkruar me dorë, të cilat janë nxjerrë në shitje kundrejt shumave të mëdha.
Që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, libri në Gjermani ka qenë tabu, dhe është ndaluar të shtypet dhe të shpërndahet. “Kur thuhet se libri nuk duhet të publikohet, atëherë mendohet nga njëra anë për ndjenjat e viktimave dhe, nga ana tjetër, pyetet nëse libri është ende i rrezikshëm, a mund të përdoret ai ende për revista programatike të neonazistëve. Kësaj pyetje kritikët i përgjigjen me “jo”.
Një institut në Gjermani ka filluar të përgatisë një version shkencor të librit, një version të pajisur me shënime kritike historike, që tregon qartë për burimet e ideologjisë hitleriane dhe që komenton dhe tregon historinë e ndikimit prej tij, çka ka vlera shkencore dhe mundëson imunizimin. Ai që lexon një libër kritik nuk frymëzohet nga neonazizmi, përkundrazi.
Pas Luftës së Dytë Botërore, disa vende të botës e kanë botuar e ribotuar librin, si Shtetet e Bashkuara, Franca, India, Britania e Madhe, Suedia (pesë ribotime, i fundit më 2010), Turqia, Kanadaja, Australia, Italia, Holanda, Japonia, disa vende amerikano latine, vendet e botës arabe, vendet e Ballkanit, Polonia, Çekia, Rusia (te paktën tri ribotime pas 1992-shit, ndërkohë që në Bashkimin Sovjetik ishte botuar një variant i përzgjedhur dhe shkurtuar). Në disa prej këtyre vendeve është i detyrueshëm shoqërimi i librit me parathënie sqaruese ndërsa në disa të tjera lejohet botimi dhe shpërndarja, por jo përdorimi i tij për qëllime politike dhe propagande.
Ndalesat për botimin e librit duke e vlerësuar atë si propagandë me parulla armiqësore dhe mjet për nxitjen e urrejtjes në popull nuk qëndrojnë më. Me ndalimin kërkohet të pengohet shpërdorimi dhe ndikimi politik mbi lexuesit, një argument që shumë vetë e shohin si të pakuptimtë, duke pasur parasysh raportet demokratike të forcuara prej kohësh. Historiani britanik Ian Kershou, thotë se përpjekja për të censuruar lexuesit, është një ushtrim i pakuptimtë në kohën e internetit. Në fakt libri gjendet edhe pjesërisht, edhe i plotë, në internet.
Edhe Diter Graumani, presidenti i Këshillit Qendror të Hebrejve në Gjermani, e sheh botimin e këtij libri me qetësi, duke shpresuar që me leximin e tij “të vijë edhe zhgënjimi”.
e.t/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi