Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kalimi i gazit azer nga Shqipëria, zgjidhet projekti TAP Empty Kalimi i gazit azer nga Shqipëria, zgjidhet projekti TAP

Wed 7 Mar 2012 - 3:37
Kalimi i gazit azer nga Shqipëria, zgjidhet projekti TAP GaziBaku, 21 shkurt 2012, NOA/Irma Toptani - Gazi që do të vijë nga Azerbajxhani drejt Europës do të kalojë përmes Shqipërisë.
Konsorciumi ndërkombëtar i udhëhequr nga kompania e njohur britanike BP(British Petrolium) ka zgjedhur projektin TAP (Trans Adriatic Pipeline) kundrejt atij italo-grek ITGI, për të tranzituar drejt Europës gazin azer, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Lajmi është bërë i ditur nga një përfaqësues i lartë i kompanisë BP, i cili deklaroi për agjencinë e lajmeve Reuters se projekti TAP shihet si projekti më efiçent për kalimin e gazit nga Turqia drejt Italisë.
Përfaqësuesi i kompanisë britanike tha po ashtu se konsorciumi ka marrë vendimin për të përjashtuar projektin italo-grek ITGI nga gara.
Ky projekt parashikonte kalimin e gazit nga Azerbajxhani në Turqi dhe më pas në Greqi e Itali, duke mos përfshirë Shqipërinë.
Lajmi ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kompanive Edison dhe DEPA, të cilat shpresojnë se ky vendim i BP-së nuk është përfundimtar.
Nga ana tjetër projekti TAP parashikon kalimin e gazit në një rrugë më të shkurtër nga Azerbajxhani, Turqia, Greqia, Shqipëria dhe më pas në rrugë detare drejt Italisë.
mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi