Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të papunë në mes të Romës e me jetë luksi, 3 shqiptarë bien në burg Empty Të papunë në mes të Romës e me jetë luksi, 3 shqiptarë bien në burg

Wed 7 Mar 2012 - 3:49
Të papunë në mes të Romës e me jetë luksi, 3 shqiptarë bien në burg Droge-e-euro-te-sekuestruara-qarte-a-noa.al_Romë, 6 mars 2012, NOA- Një operacion anti droge i ndërmarrë nga policia e Romës në Itali ka bërë të mundur sekuestrimin e 7.5 kilogramëve hashash i gjendur në banesën e tre shqiptarëve të papunë.

Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, në një apartament në rrugën Lodi në kryeqytet u ndaluan tre qytetarë shqiptarë mes moshës 26 dhe 37 vjeç që të tre të papunë dhe banues në një apartament luksoz dhe për këtë përfunduan në pranga.

Gjatë kontrollit në shtëpi policia gjeti edhe pajisje për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike si dhe një shumë parash prej 5500 eurosh, të cilat dyshohet të kenë ardhur nga aktiviteti i paligjshëm.

Shkak për identifikimin dhe kapjen e tyre u bënë informacionet e marra lidhur me një rrjet trafikantësh droge të cilët vepronin në kryeqytet dhe mbi të gjitha jetesa luksoze që bënin në kushtet e papunësisë.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi