Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Engjelli Embel
Engjelli Embel
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 2575
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia,Udhetimet..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Folen E Engjejve..!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/11/2010

Tiparet e përvojës afër vdekjes! Empty Tiparet e përvojës afër vdekjes!

Wed 7 Mar 2012 - 14:11
Përvoja afër vdekjes (PAV) është një përvojë që rrëfehet nga një njeri që ka qënë pranë vdekjes, apo që ka përjetuar vdekjen klinike dhe më pas është rikthyer në jetë.
Fenomenologjia e një PAV-i zakonisht përfshin këndvështrime fiziologjike (trupore), psikologjike (mendore, shpirtërore) dhe të prejardhura. Zakonisht përvoja ndodh në një renditje të dallueshme:
1. Ndjenja e të qenurit vdekur.
2. Një përvojë e gjendjes jashtë trupit. Një ndjesi e pluskimit mbi trupin e vet dhe duke shikuar vendin përreth.
3. Ndjenja e të ndjerit mirë, qetë dhe pushtuar nga dashuria dhe paqja.
4. Një ndjesi e lëvizjes përpjetë nëpër një tunel drite apo shteg të ngushtë.
5. Takimi i të afërmëve tashmë të vdekur apo figurave spirituale dhe fjalosja me ta.
6. Ndeshja me qënie drite, apo të një drite (ndoshta me një figurë fetare apo hyjnore).
7. Shikimin e jetës së kaluar para vetes si në një film.
8. Arritja e një kufiri apo caku.
9. Një ndjesi e rikthimit në trup (nganjëherë me forcë), shpesh shoqëruar me mosdashjen e personit.
Kjo dukuri ndodh tek njerëzit qe i kane mbijetuar vdekjes, si pasoje e nje semundjeje te rende apo ngjarjeje vdekjeprurese dhe kane perjetuar gjendjen e komas, ndalimin e zemres dhe/apo encefalogramin e rrafshet. Keta njerez pas rigjallimit te tyre tregojne se kane perjetuar pervoja qe mund te ndahen ne dy grupe te medha:
përvoja përtejtokësore: njeriu perjeton nje pervoje përtejtokësore, duke pare nganjehere vehtje apo te aferm tashme te vdekur, dhe duke kaluar vende te ngjashme me tunele drite apo hapesira qe disa i pershkruajne si vende hyjnore (parajse, ferr etj.)
përvoja jashtë-trupore: njeriu largohet nga trupi i tij dhe qendron pezull duke marre pjese ne ngjarjet qe ndodhin perreth tij "nga jashte".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi