Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Bankomat ëmbëlsirash  Empty Bankomat ëmbëlsirash

Wed 7 Mar 2012 - 17:18
Bankomat ëmbëlsirash  Atm-embelsirash Gjithëkujt mund t’i shkojë ndërmend të shijojë një ëmbëlsirë në mes të natës dhe jo pak nuk kanë mundur ta realizojnë këtë për shkak të orarit të vonë, apo pamundësisë për të gjetur ëmbëltore hapur në një orar të papërshtatshëm.

Por një zgjidhje ka menduar kompania amerikane e prodhimit të ëmbëlsirave, “Sprinkesl Cupcakes” që ka hapur “bankomatin” e parë të shpërndarjes së ëmbëlsirave i cili është funksional 24 orë në 24.

Një kopje identike e një bankomati të një banke, por që në vend të parave nxjerr ëmbëlsira. Në fushatën publicitare kompania ndërtoi ATM në Beverly Hills, ku klientët pasi kanë vendosur kartën e kreditit mund të vetëshërbehen me ëmbëlsirën e zgjedhur nga ata vetë.

Sipas kompanisë ëmbëlsirat janë të freskëta edhe gjatë natës, pasi makineria mbushet e rimbushet gjithnjë me produkte të reja, pavarësisht nëse është natë apo ditë.

Ideja për këtë makineri është e themelueses së kompanisë, Candey Nelson e cila gjatë periudhës së shtatëzënisë nuk mund të shkonte të blinte ëmbëlsira gjatë natës, pasi dyqanet ishin të mbyllura. P

Kompania ka në plan shtrirjen e këtij shërbimi në të gjitha qytetet amerikane gjatë stinës së verës.
Mbrapsht në krye
Similar topics
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi