Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Asanzh i WikiLeaks bëhet moderator televiziv në Rusi Empty Asanzh i WikiLeaks bëhet moderator televiziv në Rusi

Thu 8 Mar 2012 - 17:03
Asanzh i WikiLeaks bëhet moderator televiziv në Rusi Julian-300x233Personi që tronditi diplomacinë e të gjithë botës me publikimin e kabllogrameve sekrete amerikane nëpërmjet ambasadave të tyre në mbarë botën, Julian Asanzh, do të jetë sërish në qendër të vëmendjes, duke pranuar një ofertë si moderator në televizionin rus, RT, një televizion që transmeton në gjuhën angleze, i themeluar nga Kremlini. Sipas “Associated Press”, 40-vjeçari Asanzh aktualisht është në arrest shtëpie në Britani dhe po përballet me mundësinë e ekstradimit në Suedi mbi akuzat se ka përdhunuar një grua dhe ka ngacmuar seksualisht një tjetër, do ta nisë shfaqjen e tij, një “Talk Show” me 10 episode, në muajin mars. Identiteti i të ftuarve të themeluesit të WikiLeaks nuk është bërë ende publik, por kryeredaktorja e RT, Margarita Simonyan, tha se “Ne jemi krenarë të transmetojmë projektin e ri të Julian Asanzh”. RT, “Russia Today”, është themeluar nga Kremlini në vitin 2005 dhe konsiderohet një televizion analog i CNN, në arritjen e shikueshmërisë në Europë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi