Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Serbia t’i hapë arkivat e krimit Empty Serbia t’i hapë arkivat e krimit

Fri 9 Mar 2012 - 12:14

Tribuna “Heshtja e krimeve të Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje

Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjë presion Beogradit zyrtar, që ky t’i hapë arkivat e shtetit dhe t’i identifikojë të gjithë ata serbë që dhunuan e vranë gra e vajza shqiptare. Kështu ka thënë Sevdije Ahmeti, drejtuese e Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Grave, në tribunën “Heshtja e krimeve të Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përfaqësuesit e kësaj tribune kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të mendojë për zbulimin dhe rehabilitimin e këtyre viktimave e jo duke i dënuar sërish ato duke kërkuar pajtimin pa e dënuar fajtorin.

Afrim Kasolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se rëndimin e kësaj gjendjeje të pashpresë, ku janë katandisur këto qenie të kapitura, të fyera dhe të lënduara, vazhdon ta prodhojë edhe politika zyrtare e Kosovës.

“Kjo qeveri me zhvillimin e negociatave të pakusht me Serbinë, ka kohë që është duke promovuar lloj-lloj idesh bizare dhe absurde si ato që kërkojnë pajtimin historik shqiptaro-serb me arsyetimin naiv, gjoja për përmbylljen e konfliktit ndërmjet këtyre dy vendeve”, ka thënë Kasolli.

Ndërkaq, Sevdije Ahmeti, ka thënë se ata që e bënë krimin ishin aktorë të mbrojtur nga institucionet e ishJugosllavisë, në këtë rast Serbisë. Sipas saj, mundësia e marrjes së informatave se kush i kishte kryer këto vepra ka qenë shumë e vështirë, sepse shteti i mbronte ato informata dhe vazhdon t’i mbrojë edhe më tutje.

Ajo tha se është koha që Serbia t’i hapë arkivat e saj me presionin e bashkësisë ndërkombëtare dhe të dënohen ata që dhunuan e vranë gra e vajza shqiptare. /Zëri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi