Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Partia Socialiste: Rrahja e shqiptarëve akt kriminal, kërkojmë ndëshkimin me forcën e ligjit Empty Partia Socialiste: Rrahja e shqiptarëve akt kriminal, kërkojmë ndëshkimin me forcën e ligjit

Fri 9 Mar 2012 - 16:39
Edhe Partia Socialiste e Edi Ramës ka reaguar përmes portalit Shqipmedia ashpër rreth shtimit të incidenteve të fundit në Maqedoni ku kanë pësuar shqiptarët respektivisht rrahjeve të fundit të nxënësve shqiptarëve nga ana e maqedonasve në Shkup.

Partia Socialiste thotës se dhunimi i nxënësve shqiptarë, të sulmuar e të rrahur në mënyrën më barbare për arsyen e vetme se janë shqiptarë, përbën padyshim jo vetëm një akt të papranueshëm kriminal, por edhe një sinjal alarmi për të gjithë ata që të ardhmen e rajonit tonë e shohin në Europë dhe jo në një rikthim tek e shkuara e tensioneve e konflikteve etnike.

Partia Socialiste dëshiron t’u shprehë mbështetjen dhe solidaritetin e saj viktimave të këtij sulmi të shëmtuar dhe familjarëve të tyre. Partia Socialise dëshiron t’i shprehë, po ashtu, mbarë komunitetit shqiptar në Maqedoni vendosmërinë e saj të palëkundur për t’iu gjendur atyre në krah jo vetëm kur përballen me situata të tilla të papranueshme për Europën e shekullit 21, por edhe gjatë gjithë përpjekjeve të tyre për të fituar vendin që u takon në shoqërinë dhe institucionet maqedonase.

Partia Socialiste e ka ndjekur me shqetësim të thellë shtimin e incidenteve dhe rritjen artificiale të tensioneve me sfond etnik e fetar në Maqedoni; incidente e tensione, të cilat nuk i shërbejnë askujt përpos disa grupeve apo individëve të cilët nuk ndajnë as vizionin demokratik e as vizionin europian të popujve tanë. Fakti që incidentet e kësaj natyre, qoftë me parrulla raciste nëpër stadiume, apo sulme të motivuara nga urrejtja etnike, janë kthyer në rituale gati të përjavshme duhet të shihet nga të gjithë ne si një kambanë alarmi për kanosjen e bashkëjetesës demokratike në Maqedoni.

Duke i garantuar autoriteteve maqedonase se Partia Socialiste e sheh forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes vendeve e popujve tanë, si një nga kushtet e domosdoshme për demokratizimin dhe europianizimin e mbarë rajonit, ne u bëjmë atyre një thirrje të fortë që të hetojnë e të ndëshkojë me forcën e ligjit autorët e këtij krimi të shëmtuar dhe të përballen pa ngurrim me çdo shfaqje të urrejtjes etnike apo fetare.

*Komunikatat dhe konferencat për shtyp të partive politike në Shqipmedia.com transmetohen të plota pa ndërhyrje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi