Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Petriti i BB4: Klaudia më tërheq seksualisht, të tjerat katastrofë Empty Petriti i BB4: Klaudia më tërheq seksualisht, të tjerat katastrofë

Sat 10 Mar 2012 - 19:15
Petriti i BB4: Klaudia më tërheq seksualisht, të tjerat katastrofë Petrit-225x300Gjithmonë e ka thënë atë që ka menduar dhe nuk ka çarë kokën se çfarë do të thonë të tjerët. Hedh akuza edhe për banorët e rinj duke i quajtur ata ‘’gay’’, ndërsa në këtë intervistë të cilën ‘’Panorama plus’’ realizoi me të, Petrit Bylykbashi i BB4 sqaron arsyen pse i ka quajtur ata të tillë. Ai gjithashtu komenton edhe banorët e tjerë, si dhe tregon jetën e tij pas spektaklit, diplomimin dhe planet për zhvendosje në Romë ose Nju Jork për master.
Petrit, vërtet mendon se të gjithë meshkujt në BB janë gay?
Unë personalisht nuk kam përkufizuar asnjë nga banorët si “GAY”, thjesht kam thënë “PEDERA” e në vendin ku jam rritur dhe ku jetoj unë fjala “PEDER” ka shumë kuptime, po nuk mund ta mohoj që edhe njeri nga kuptimet është “homoseksual”. Por atë fjalë e kam thënë për përshtypjen e parë që ata kanë lënë te unë (lëvizjet, injorancën, mënyrën e komunikimit, stilin e veshjes, gjestet aspak mashkullore etj) dhe jo për orientimin seksual.
Ku bazohesh, njeh dikë personalisht?
Petriti i BB4: Klaudia më tërheq seksualisht, të tjerat katastrofë Klaudja-225x300Personalisht nga të gjithë banorët njoh vetëm Arbër Zekën dhe e përkrah maskimalisht deri në momentin e fundit, se e njoh shumë mirë diapazonin e gjerë që ka ai djalosh aq i ri.
Ende është tabu tek ne që një një mashkull të ketë orientim homoseksual, me sa duket, edhe për ty qenka kështu.
Mendoj që nuk është e natyrës së një mashkulli shqiptar të heqë vetullat.
Po femrat brenda si të duken? Të pëlqen ndonjëra, mendon se ka pasur zgjedhje të mira?
Femrat katastrofë në përgjithësi, mundem me thënë që më pëlqen Klaudia, më duket tip interesant dhe shumë e sinqertë, së paku më tërheq dhe seksualisht. Edhe Ermira po më duket tip interesant, por nuk arrita ta njoh më shumë, thjesht po përpiqem me pa botën e saj plot ngjyra.
Je duke ndjekur studime apo i ke mbaruar?
Jam në prag të diplomimit dhe më duket se nuk do diplomohem kurrë, gjithsesi do mbaroj gjatë muajit prill dhe shpresoj që masterin ta vazhdoj në Akademinë e Arteve në Romë ose Nju Jork.
Si ecën jeta jote private, është përfolur së fundi një lidhje me një femër të njohur, cila është e vërteta?
Jeta ime private si gjithmonë, gjithmonë në peshkim, gjithmonë i angazhuar me gjininë e bukur, shyqyr që është përfolur vetëm për një të njohur, e s’është përfolur edhe për tjerat të njohura (qesh).

www.panorama.com.al/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi