Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kujtesa humbet edhe para se të plakemi Empty Kujtesa humbet edhe para se të plakemi

Sun 11 Mar 2012 - 1:30
Një ekipi hulumtuesish francez dhe anglezë ka zbuluar se humbja e kujtesës dhe funksioneve të tjera trupore mund të fillojë herët, madje edhe me 45 vjet, çka paraqet sfida të mëdha para shkencëtarëve të cilat tentojnë të gjejnë mënyra të reja për të shëruar demencën.Numri i madh i ilaçeve të reja për sëmundjen e Alzheimerit, forma më e shpeshtë e demencës momentalisht është në fazën e testimeve klinike, por pritjet janë të ulëta dhe disa ekspertë kanë frikë që ilaçet e reja janë duke u testuar në pacientë, të cilët janë shumë të vjetër që të tregohen dobitë e tyre.Përfundimi i studimit dhjetëvjeçar në të cilin kanë marrë pjesë më shumës se 7.000 zyrtarë të qeverisë britanike është në kundërshtim me njohuritë e mëhershme.Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Archana Singh-Manoux nga Qendra për hulumtim të epidemiologjisë dhe shëndetit publik në Francë dhe London University College ka zbuluar rënie të moderuar të aftësive mendore te femrat dhe meshkujt në moshën prej 45 deri 49 vjeçare. Në mes personave më të moshuar të përfshirë në studim rënia mesatare e funksioneve kognitive ka qenë më e madhe, por janë shënuar ndryshime të mëdha pavarësisht viteve, me një të tretën e të testuarve prej 45 deri 70 vjeçe nuk kanë treguar asnjë rënie. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi