Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Berisha deputetëve të PS: Zhvishuni dhe ju lakuriq! Empty Berisha deputetëve të PS: Zhvishuni dhe ju lakuriq!

Sun 11 Mar 2012 - 15:42
Kuvendi nis sesionin parlamentar rreth orës 18.00 me tension dhe debate me objekt video-përgjimin Meta-Prifti. Kreu i Grupit PS deklaron se e vetmja alternative për kryeministrin ishte largimi i tij dhe hapja e rrugës për zgjedhjet e parakohshme. Berisha replikon me Rucin: Ike me rroba grash se të lashë unë.. Meta: Videoja montazh për të rrëzuar qeverinë. Më 9 maj, fitore dhe mbi spiunët. Akuzat e Berishës në drejtim të Ramës revoltojnë deputetët socialistë. Garda kordon përpara podiumit, deputetët e PS i afrohen Berishës. Topalli ndërpret për herë të dytë seancën.
DULE: KOHA E BERISHËS KA MBARUAR
Ora 20:00- Pas ndërprerjës për të 4-tën herë të seancës së Kuvendit (më e gjata), shumica e deputetëve kanë dalë jashtë sallës në pritje që ajo të rinisë. Për News 24 kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule kërkon të distancohet nga imazhi që tregoi në Kuvend, kryeministri Berisha, që sipas Dules nuk përfaqëson shembullin e kryeministrit evropian. Koha e qeverisjes së tij ka marrë fund, sipas Dules.
“E gjithë seanca ka një kryefjalë, Berisha nuk e kupton se koha e tij e qeverisjes ka marrë fund. Këtë fund e ka dhënë përpjekja e tij sistematike për të zhvlerësuar cdo institucion. Jemi këtu për të thënë nuk jemi të njëjtë me Berishën. Ai abuzon me pushtetin që e ka marrë në mënyrë të pamerituar dhe e mban peng atë. Ajo që ne pamë, nëse është imazhi i një kryeministri europian, na takon të përpiqemi së bashku që ai i mazhin të mos i përkasë më vendit tonë”,- u shpreh Dule.

BERISHA DEPUTETËVE PS: ZHVISHUNI EDHE JU LAKURIQ
Ora 19:26- Seanca filloi përsëri me tension. Panorama në Kuvend është e jashtëzakonshme. Kryeministri Berisha flet e akuzon nga podiumi Edi Ramën, ndërsa deputetët e PS janë mbledhur para kordonit të gardës dhe thërrasin “o hajdut, o kusar”.
Ndërsa kryeministri duke i shpërfillur shton “Hiqeni nga mendja, se fjalën nuk ia prisni dot Sali Berishës, Edhe etërit tuaj të ngrihen nga varri… Imitojeni edhe ju kreun tuaj. Ai nxorri bashkëshorten lakuriq nga shtëpia…jepini zhvishuni edhe ju këtu… thotë Berisha.

BERISHA AKUZA PERSONALE RAMËS, NDËRPRITET SEANCA
Ora 19:00- Teksa fliste kryeministri Berisha, përsëri salla u përfshi nga tensioni. Akuzat personale që Berisha lëshoi në drejtim të kryesocialistit Rama, në lidhje me video-përgjimin Meta-Prifti coi përsëri drejt mbylljes këtë seancë.
Deputetët socialistë u ngitën nga vendi për të kundërshtuar thëniet e Berishës “Videoja nga ai që ka akuzuar të atin për babain e djalit të tij. Ai që ka paditur në gjykatë të atin dhe nuk ka pranuar të bëjë analizën. Ku ka familje ai njeri…”. Ndërkohë që garda rethoi podiumin nga ku fliste kryeministri, duke mos lejuar më tej afrimin e deputetëve tevoltuar.
Këto shprehje të kryeministrit detyruan kryeparlamentaren të mbyllte për herë të dytë seancën.
META: VIDEO PER TE RREZUAR QEVERINE E KRIJUAR QEVERINE E KRIMIT
Ora 18: 40 Kreu i LSI-së, Meta hapi fjalën e tij me apelin për fillimin sa më parë të reformës zgjedhore. Më pas duke iu referuar videos e quajti “monstruoz dhe montim tërësisht kriminal e jo profesional ku në vend të zv kryeministrit flisnin titrat e përsëritura”.
“Unë nuk merrem me shpifjet dhe sulmet tuaja unë merrem me ligjin. Dhe ky proqes që ka nisur do të jetë i pashembullt”- tha Meta duke shtuar se
“Është për të ardhur keq që ju mbështeteteni te një njeri që e keni akuzuar si më të korruptuarin e qeverisë”- tha Meta duke iu drejtuar deputetëve PS. Kreu i LSI-së përsëriti se kishte shkuar te Prifti (biseda e pergjuar ne video) në emër të kompanisë e cila ankohej se po zvarritej në procesin e saj të tenderimit për koncesionin e hidrocentralit.
Meta tha se “jo vetëm Berisha por dhe Meta e kishte kthyer mbrapsht dhe qëllimi i videos ishte për të rrëzuar qeverinë. Shumë deputetë e dinë që qëllimi ishte që të rrëzohej qeveria dhe të krijohej një qeveri e krimit të organizuar.
Një qeveri të tillë kurrë nuk ka për ta pasur Shqipëria”- tha Meta duke shtuar se “Më 9 maj do ketë fitore dhe mbi spiunët që kërkojnë të ringjallen në shoqërinë shqiptare.”
BERISHA: KELYSHET E BLLOKUT NUK TE HANE
Ora 18:30- Në replikë kryeministri Berisha deklaron “Vetëm një flajë kam i nderuar zoti Ruci. Këlyshtë e bllokut dhëmbë nuk kanë lehin por nuk kafshojnë. Me rroba grash ia ke mbath ti që flet kështu je larguar nga Shqipëria me rroba grash.
Të ka denoncuar kryetari yt. Ia ke mbathur kostum grash. Pse e ke bërë, t’i e di”- deklaroi Berisha. Në replikë Ruci tha “Mos mendo që atë ditë që kam ikur nga Shqipëria kam ikur nga frika jote…. Kam ikur në orën 3 të ditës i veshur me kostum” . Ne kunderpergjigje Berisha tha: Ike me rroba grash se te lashe une”
RUCI: BERISHA LARGOHU
Ora 18:20- Gjatë fjalës së tij, Gramoz Ruci i kërkoi kryeministrit Berisha të largohet duke e lënë vendin të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Pema e korrupsionit duhet shkulur nga rrënjët, dhe kjo duhet të fillojë nga juzoti kryeministër. Zoti kryeministër, jeni një kryeministër në ikje, një këshillë po të jap, kemi një ofertë të fundit për ty, ik largohu hapi rrugë vendit, hapi rrugë shqiptarëve, largohu dhe hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme, ke vetëm një alternativë të mundshme”,- theksoi Ruci.
RUCI: QEVERIA E KORRUPTUAR NUK DO ZGJIDHJEN E KRIZËS
Ora: 18:13- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruci gjatë fjalës së tij të parë në këtë sesion parlamentar, u shpreh se ky sesion i ri parlamentar është i destinuar të dështojë, pasi qeveria është e zhytur në korrupsion.
“Kjo qeveri është e destinuar ti sjellë edhe këtij sesioni vetëm dështim, ky kryeministër është i aftë vetëm për një gjë, sic bëri para pak sekondash. Sot në hapje të këtij sesioni parlamentar ka pak për të pranuar para qytetarëve shqiptarë, qytetarët nga veriu në jug, janë më të varfër se kurrë, më të shtypur se kurrë, të lënë në baltë nga qeveria e zhytur në korrupsion”, tha Ruci.
Ruci i’u drejtua mazhorancës “Ju me fyturë e me zë treguat fytyrën e vertetë. Korrupsioni ka kapur cdo cep, ekonomia është rrënuar, bizneset po falimentojnë. Krimi i organizuar sundon”.
Duke deklaruar se kjo qeveri nuk reflktoi për kërkesat e opozitës, për ti dhënë fund krizës, Ruci deklaroi “Ju jo vetëm nuk i keni dhënë zgjidhje po keni thelluar krizën me mbylljen e pazareve tuaja të pista. Dogjët fletët e votimit sic bëjnë kriminelët ordinerë, Saliu nuk pranoi hapjen e kutive dhe transparencën sepse e ndalon vetëm një gjë, frika se mos tregon të vërtetën e grabitjes së votës”,- theksoi Ruci.
BERISHA: MBYLLE GOJEN TAULANT GJURA
Ora: 18:00- Menjeherë pas fjalës së Topallit kryeministri Berisha nga vendi i tij ne Parlament, iu drejtua Taulant Ballës me shprehjen “Mbylle ti Taulant Gjura” si dhe duke etiketuar “qelbanik”.
Ne reagim deputeti Taulant Balla dhe deputetë të tjerë PS u ngritën nga karriget e tyre dhe u drejtuan në podiumin e kiabinetit qeveritar. Menjëherë zonja Topalli urdhëroi mbylljen e seancës, por, pas disa sekondash tension, pasi situata u qetesua, Topalli anulloi mbylljen e seancës. Aktualisht flet kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci.
Seanca pritet të ketë debate të ashpra mes opozitës e Maxhorancës.

TOPALLI HAP SEANCEN
Ora 17. 54 Kuvendi hap sesionin e katërt të Parlamentit. Në fjalën e saj kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli tha se viti që u mbyll ishte viti i rritjes ekonomike dhe i liberalizimit të vitit. Në bilancin e saj Topalli tha se janë miratuar 231 ligje, vendime e rezoluta dhe axhenda këtë vit do të përqëndrohet në miratimin e ligjeve dhe reformave të domosdoshme për integrimin në BE.
“Urojmë që në këtë sesion ti bashkohet cdo deputetë për të votuar pr/ ligje si heqja e imunitetit, gjykatës administrative dhe pr/ligjeve të domosdoshmepër integrimi i BE-së”
Në rend të ditës është përfshirë dhe votimi i dekreteve të presidentit për ndryshimet në qeveri dhe votimi për emërimin e nënkryetarit të ri të parlamentit Vangjel Tavo.

MBLEDHJA E GRUPIT PD SHTYN FILLIMIN E SEANCES
Ora 7.44 Seanca e planifikuar për tu zhvilluar në orën 17.00 ende nuk ka nisur. Shkak është bërë një mbledhje e fundit e grupit parlamentar të PD-së, që vazhdon edhe në këto momente në ambientet e parlamentit. Nuk dihet ende saktë ora se kur do të nisë seanca parlamentare ndërkohë që Grupi PD, kishte zhvilluar një mbledhje në orën 13.00 të ditës së sotme. Mbledhja e mesditës e grupit PD zgjati 2 orë.

BALLA: NE PARLAMENT KERKOJME LARGIMIN E QEVERISE
Ora 17:04 Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se PS do të jetë në Parlament për të kërkuar largimin e qeverisë Berisha. Në një prononcim për NEWS24, pak para fillimit të seancës Balla u shpreh “Berisha ta harrojë që opozita shqiptare do t’ia lërë të zbrazët sallën e Kuvendit”.
“Në këtë vend nuk ka më shtet. Ky Kuvend, i cili që prej ditës së parë që është mbledhë ka qenë ilegjitim, nuk mund të kryejë më ato funksione legjitime….Nuk mund të ketë punime normale të Kuvendit nëse Berisha nuk jep dorëheqjen”- theksoi Balla.
Ai nënvizoi më tej se “Largimi i qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mundësi për të çliruar Shqipërinë nga kjo kapje”. Sipas deputetit socialist demostrata e 21 janarit, nuk është e PS-se por e të gjithë shqiptarëve.

PJESA TJETER E AXHENDES
Referuar rendit të ditës së të parës seancë për këtë sesion parlamentar, katër janë çështjet që do të shqyrtohen e kalojnë për miratim, konkretisht “miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 23 dhe datë 27.12.2010; njoftim për miratimin me konsensus nga konferenca e kryetarëve të programit të punës së Kuvendit për periudhën 17 janar – 17 mars 2011; njoftim për miratimin me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve të kalendarit tre javor (17 janar – 3 shkurt 2011) të punimeve të Kuvendit; Akt Normativ nr. 6, datë 22.12.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2010 “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar’”. (BalkanWeb)
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Berisha deputetëve të PS: Zhvishuni dhe ju lakuriq! Empty Re: Berisha deputetëve të PS: Zhvishuni dhe ju lakuriq!

Sun 11 Mar 2012 - 15:48
paskan hap parlamentin TRADHETARET E KOMBIT SHQIPTARE..
KANCERI SHQIPERISE ,sali berisha
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha deputetëve të PS: Zhvishuni dhe ju lakuriq! Empty Re: Berisha deputetëve të PS: Zhvishuni dhe ju lakuriq!

Sun 11 Mar 2012 - 16:28
Keto jane hallet e Shqiperise mo Sali Berisha???

Shqiperia me nje popullsi sa as cereku i Greqise dhe ka me shume te papune dhe se nga ka Greqia!!!


S'ta kane mesuar mire Avni Rustemin me duket...
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Berisha deputetëve të PS: Zhvishuni dhe ju lakuriq! Empty Re: Berisha deputetëve të PS: Zhvishuni dhe ju lakuriq!

Sun 11 Mar 2012 - 16:33
SHQIPERIA KA AKADEMIK TE FORT DIPLOMACI SHUM TE QART
Sponsored content

Berisha deputetëve të PS: Zhvishuni dhe ju lakuriq! Empty Re: Berisha deputetëve të PS: Zhvishuni dhe ju lakuriq!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi