- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Shqip edhe në Itali
Sun 11 Mar 2012 - 19:19
Jo vetëm gjuha angleze, franceze dhe gjermane. Në shkollat italiane së shpejti do të jetë e mundur të mësohet edhe gjuha shqipe, mes 12 gjuhëve të tjera, si greke, kroate dhe dialekteve të tjera.
Ky vendim erdhi pasi Këshilli i Ministrave i Italisë ratifikoi Kartën Evropiane për gjuhët rajonale me propozim të ministrave të çështjeve të jashtme dhe rajonale. Përveç mësimit në kurse e shkolla, mbrojtja e gjuhëve lokale ofron mundësi për t’u përdorur në gjyqësi dhe programe kulturore dhe stacione prestigjioze mediatike.
Komuniteti shqiptar në Itali është më i madhi në shoqërinë italiane. Numërohen rreth 420 mijë shqiptarë të regjistruar. Sipas të dhënave të fundit, 216 mijë prej tyre janë të punësuar, 15 mijë punojnë në mënyrë të pavarur, 101 mijë janë minorenë, ndërsa 88 mijë qëndrojnë në Itali për arsye familjare ose në pritje për t’u bërë shtetas italianë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi