Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cili mëngjes i bën më mirë trurit? Empty Cili mëngjes i bën më mirë trurit?

Mon 12 Mar 2012 - 2:29
Me gjithë respektin për ata që e kufizojnë veten vetëm me një kafe në mëngjes, duhet thënë se një mëngjes i bollshëm është i rëndësishëm për shëndetin dhe na bën që të përballemi më mirë me pjesën tjetër të ditës.E që të na mbajë zgjuar deri në kohën e drekës, natyrisht që ai duhet të jetë edhe ishijshëm.Sipas një studimi të fundit, të botuar në Itali, mëngjesi duhet që të ketë si fillesë, patjetër një fetë bukë të lyer me diçka, e cila mund të jetë gjalpë ose reçel, e kombinuar me një filxhan qumësht dhe fruta, një formulë kjo e cila mund të favorizojë ruajtjen e vëmendjes gjatë orëve të ditës.Livio Luzi, një endokrinolog në Universitetin e Milanos, pohon se mëngjesi gjithashtu, duhet që të balancojë në të njëjtën kohë edhe nivelin e ngopjes me atë të energjisë.

Në të gjitha llojet e mëngjeseve, rekomandohet që të ketë gjithësi disa elemente të përbashkëta: një gotë qumësht, fruta dhe drithëra.

Nëse ato janë të kombinuara përherë, reagimi i trurit mbetet gjithmonë në nivelin e dëshiruar përgjatë gjithë ditës.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi