Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Murat Jashari: S’është kjo Kosova për të cilën u sakrifikuam Empty Murat Jashari: S’është kjo Kosova për të cilën u sakrifikuam

Mon 12 Mar 2012 - 16:21
Në katërvjetorin e shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, Murat Jashari ka pritur e përcjellë të gjithë ata që ia kanë mësyrë Kullës së familjes së tij. Teksa ka folur për 4 vitet e shtetësisë së Kosovës, dhe nuk ka ngurruar të kritikojë klasën politike të vendit, së cilës, sipas tij “i janë konsumuar politikat dhe shterur kapacitetet”. Ai i ka porositur udhëheqësit që para se të përmbyllet procesi i pavarësisë se mbikëqyrur të zgjidhen problemet në veriun e Kosovës.

Ka thënë se iu gëzohet arritjeve të shtetit, por mendon se ka mundur të bëhet shumë më shumë.

Pavarësinë e Kosovës Murat Jashari, përfaqësues i familjes së madhe Jashari nga Prekazi, e vlerëson si arritje të madhe në saje të sakrificave të shumë brezave ndër dekada e shekuj. Por shton se pritjet kanë qenë shumë më të mëdha,qoftë në mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për njohje të reja, qoftë për ndryshime të tjera pozitive në Kosovë.

“Kemi mundur të punojmë shumë më shumë në sferën e shëndetësisë, arsimimit, gjyqësorit, etj., sepse nëse një popull nuk është i arsimuar dhe i shëndetshëm, kurse ata që e shkelin ligjin nuk e marrin dënimin e merituar, lë shumë për të dëshiruar”, ka deklaruar Jashari.

Situata në të cilën gjenden sot qytetarët e Kosovës, sidomos ajo e perspektivës së tyre, atij i përngjan në situatën që në Kosovë mbretëronte në fund të viteve ‘80, kur shumica e shqiptarëve u dëbuan nga institucionet e nga puna dhe kur populli ishte lodhur aq shumë sa që zgjidhjen e gjente duke ikur nga vendi për të shkuar në vende të ndryshme të botës. /koha.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi