Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosova dhe Mali i Zi së shpejti me ambasada Empty Kosova dhe Mali i Zi së shpejti me ambasada

Mon 12 Mar 2012 - 16:31
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi, ka zhvilluar dje një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Ai ka thënë se raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi kanë shënuar ngritje në periudhën e pas pavarësisë dhe se shteti malazez është partner i rëndësishëm politik, ekonomik dhe kulturor i Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Ibrahim Gashi, ka takuar Sekretarin Shtetëror në MPJ të Malit të Zi, Nebojsha Kallugjeroviq dhe drejtorin politik për marrëdhënie dypalëshe Ramiz Bashiq, me të cilët ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, për zhvillimet aktuale në Kosovë, raportet ndërmjet dy vendeve tona fqinje si dhe për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me përfaqësimin rajonal.

Duke u ndalur rreth pozitës të komunitetit malazias në Kosovë, Gashi ka deklaruar se tashmë ka hyrë në fuqi Ligji për Mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, sipas të cilit komuniteti malazias përkufizohet i barabartë me të gjitha grupet kombëtare, etnike, kulturore, gjuhësore apo fetare tradicionalisht të pranishme në Republikën e Kosovës.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e MPJ-së kanë vlerësuar këtë angazhim të institucioneve kosovare dhe se një hap i tillë e bashkë me të edhe letra e ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, drejtuar homologut malazias, Milan Roqen janë pritur mirë në Mal të Zi.

Gashi, po ashtu, është siguruar nga zyrtarët e lartë të shtetit fqinj për integrimin e plotë dhe avancimin e mëtutjeshëm të përfaqësimit të shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, në të gjitha nivelet institucionale të shtetit.

Gjatë këtij takimi zëvendësministri Gashi është pritur edhe nga Ivana Petriqeviq, shefe e kabinetit të kryeministrit malazias dhe bashkëpunëtorë të tjerë, me ç’rast është biseduare për projekte konkrete, jetësimi i të cilëve, do të ndihmojë në avancimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin ekonomik reciprok, si dhe është konstatuar se ekziston gatishmëria për hapjen e ambasadave të dy shteteve në Prishtinë dhe Podgoricë. Është biseduar edhe për disa marrëveshje shumë të rëndësishme në fushën e ekonomisë, sigurisë dhe arsimit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi